Më 01.06.2026 në orën 17:00, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar e kanë privuar nga liria T.Gj. (50) nga Gostivari.
Më parë, me urdhër gjykate, ishte realizuar bastisje në shtëpinë e tij në lidhje me veprat penale sipas neneve 237, 396 dhe 215 të Kodit Penal. Gjatë bastisje, në një nga dhomat ishte gjetur veshje në lidhje me veprën penale “grabitje” (neni 237), ndërsa në ballkon ishte gjetur një vazo me dy bimë të kanabisit.
Sendet e gjetura janë sekuestruar, ai është ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzimi penal përkatës.