Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Në muajin maj janë konstatuar 28.494 shkelje rrugore përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”, ndërsa numri i shkeljeve për drejtimin e automjeteve të paregjistruara është ulur me 7,9 për qind krahasuar me muajin prill

Në muajin maj janë konstatuar 28.494 shkelje rrugore përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”, ndërsa numri i shkeljeve për drejtimin e automjeteve të paregjistruara është ulur me 7,9 për qind krahasuar me muajin prill
Në periudhën nga data 01.05.2026 deri me datë 31.05.2026, nga sistemi “Qyteti i Sigurt”, në zonat e qyteteve dhe korridoreve ku janë të vendosura kamerat, janë regjistruar gjithsej 28.494 shkelje.
 
Nga numri i përgjithshëm i shkeljeve të regjistruara, pjesa më e madhe i përket drejtimit të automjetit me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, gjithsej 27.360 raste, janë regjistruar 833 shkelje për drejtimin e automjetit me afat të skaduar të lejes së qarkullimit dhe 301 shkelje për kalim në sinjal të mbyllur – dritë të kuqe.
 
Gjithashtu, janë shqiptuar gjithsej 781 masa ndalimi për drejtimin e automjetit. Prej tyre, 295 janë për kalim në dritë të kuqe, ndërsa 486 për vozitje të shpejtë, nga të cilat 347 për shpejtësi mbi 80 km/orë në vendbanim, 86 për shpejtësi më të madhe se 10 km/orë - kufizimi i shpejtësisë së automjetit dhe 83 për shpejtësi mbi 170 km/orë jashtë vendbanimit.
 
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta dhe më të mbrojtura..

Accessibility Menu