Më 23.10.2025 rreth orës 12:10 në fshatin Bllacë, rajoni i Shkupit, nëpunës policorë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Seksioni Ndjekje dhe NJSA Tigri privuan nga liria F.K. (40), i cili kërkohej me urdhër arresti për arratisje nga Burgu i Idrizovës më 28.11.2022. F.K. është dënuar për kryerjen e veprës penale neneve 215 dhe 396 të Kodit Penal me një dënim me burg prej shtatë vjetësh dhe për kryerjen e veprës penale sipas nenit 144, paragrafi 3 i Kodit Penal me një dënim me burg prej një viti e 10 muajsh. F.K. u dorëzua në INK Burgu Idrizovë.