Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Regjim i posaçëm komunikacioni nesër në qendër të Shkupit

Regjim i posaçëm komunikacioni nesër në qendër të Shkupit
Me datë 23.10.2025 (e enjte) në orën 10:00, për shkak të mbajtjes së garës së atletikës në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, me trasën e lëvizjes nga parku "Zhena Borec" përmes Urës së Gurit, rr. "Iljo Vojvoda", trotuari i urës "Goce Delçev" dhe përgjatë shetirores së lumit Vardar dhe anasjelltas, për qarkullim do të mbyllet rruga "Iljo Vojvoda", zonat për këmbësorë dhe pjesa e shëtitores përgjatë së cilës do të lëvizin pjesëmarrësit në garë. Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm komunikacioni, me ç'rast komunikacioni do të ridrejtohet nëpër rrugët përreth.
 
MPB u bën apel qytetarëve që të respektojnë urdhrat e dhëna të nëpunësve policorë në pjesët rrugore ku do të zhvillohet ngjarja.

Accessibility Menu