Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kallëzim penal ndaj një piromani nga Shkupi, me një mjet ndezës i ka vënë flakën një automjeti pasagjerësh në Shkup, është caktuar paraburgimi

 Kallëzim penal ndaj një piromani nga Shkupi, me një mjet ndezës i ka vënë flakën një automjeti pasagjerësh në Shkup, është caktuar paraburgimi
SPB Shkup – Njësia e Çështjeve Krminalistike Kisella Vodë ngriti kallëzim penal ndaj Z.I. (37) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. Gjegjësisht, pas ndërmarrjes së masave dhe veprimeve, është konstatuar se me datë 16.10.2025, në rr. “Heronjtë Kombëtarë” në Shkup, me anë të një mjeti ndezës ka shkaktuar zjarr në një automjet pasagjerësh “Mercedes” me targa të Shkupit, pronë e D.N. (38) nga Shkupi dhe ka shkaktuar dëm material prej 200.000 denarë.
 
Me datë 20.10.2025 ai është gjetur dhe privuar nga liria dhe në bisedë zyrtare e ka pranuar veprën, kështu që sipas udhëzimeve të prokurorit publik është ngritur kallëzimi me procedurë të përshpejtuar, ndërsa nga Gjykata Themelore Penale i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tetë ditë.

Accessibility Menu