Me datë 21.10.2025, në orën 13:00, në Bogdanci, nëpunës policorë nga SPB Strumicë-NJPB Gjevgjeli e privuan nga liria A.R. (54) nga Bogdanci. Bazuar në urdhëresën e gjykatës, është kryer bastisje në shtëpinë e tij,me ç'rast janë gjetur afërsisht një kilogram e 100 gramë marihuanë, katër kërcej nga kanabisi i mbjellë, mbetje të degëve me marihuanë dhe sende me mbetje marihuane.
Personi është ndaluar në Stacionin Policor të Gjevgjelisë, është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë dhe pas dokumentimit të rastit, gjatë ditës së sotme do të ngrihet kallëzim penal.