Gjatë ditës së djeshme (23.10.2025) si rezultat i kontrolleve të rregullta të komunikacionit që i realizojnë nëpunësit policorë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme në rrugët e mbarë vendit, nga gjithsej 1065 urdhërpagesa të lëshuara, 716 kundërvajtje kanë të bëjnë me shoferë që nuk e kanë respektuar shpejtësinë e përshkruar të lëvizjes.
Më tej, sipas pasqyrës statistikore të veprimtarive policore, janë evidencuar 50 kundërvajtje për parkim të parregullt, 82 masa janë shqiptuar ndaj shoferëve që kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, 14 sanksione për shoferë fillestarë, si dhe 16 sanksione për ngasje nën ndikimin e alkoolit.
Nga ana tjetër, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor janë sanksionuar tetë drejtues motoçikletash për mosmbajtjen e helmetës mbrojtëse, ndërsa janë sanksionuar edhe dy këmbësorë. Gjithashtu, janë sanksionuan 44 pjesëmarrës në komunikacion që nuk kanë përdorur rripin e sigurimit. Në përputhje me Ligjin për Automjete, 23 automjete janë mënjanuar nga komunikacioni për shkak se ishin të paregjistruara, ndërsa një automjet për shkak të parregullsisë teknike. Është sanksionuar edhe një shofer nga shkaku i mospërmbushjes së kushteve të përshkruara në lidhje me errësimin e xhamave të automjeteve (folitë).
Kontrollet e komunikacionit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe të kontribuojnë së bashku për rrugë më të sigurta.