Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Bastisje në Gostivar, gjendet drogë, janë privuar nga liria dy persona

Bastisje në Gostivar, gjendet drogë, janë privuar nga liria dy persona
Më 06.05.2026 në orën 13:30 në Gostivar, nëpunës policorë nga Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar e privuan nga liria E.I. (37) nga Gostivari. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe në objektet ndihmëse, të kryer me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar disa paketime me marihuanë, një peshore digjitale dhe 68.500 denarë.
 
Më pas, në orën 21:40, nëpunës policorë e privuan nga liria edhe Xh.M. (38) nga fsh. Zdunjë, rrethina e Gostivarit, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” sipas nenit 215 të Kodit Penal.
Të dy personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës

Accessibility Menu