Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Iseni në Nju Jork: Forcimi i partneritetit me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin dhe avancimi i sistemeve për menaxhimin e migracionit

Iseni në Nju Jork: Forcimi i partneritetit me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin dhe avancimi i sistemeve për menaxhimin e migracionit

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, këto ditë në Nju Jork po merr pjesë në Forumin Global për revizionin e Paktit Global të Kombeve të Bashkuara për migracionin e sigurt, të rregullt dhe të ligjshëm, i cili mbahet nga 5 deri më 8 maj. Seanca kryesore e forumit do të mbahet nesër, më 7 maj, ku është paraparë edhe fjalimi i zëvendësministrit Iseni.

Forumi paraqet platformë kryesore globale ndërqeveritare ku vendet anëtare diskutojnë dhe shkëmbejnë përparimin në realizimin e të gjitha aspekteve të Paktit Global për Migracionin, përfshirë edhe ndërlidhjen e tij me Agjendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, me pjesëmarrjen e faktorëve relevantë ndërkombëtarë dhe institucionalë.

Në kuadër të forumit, sot zëvendësministri Iseni realizoi një takim pune me përfaqësues të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), ku u konfirmua bashkëpunimi i suksesshëm dhe afatgjatë, si në nivelin kombëtar ashtu edhe në atë rajonal. U theksua kontributi i IOM-it në forcimin e menaxhimit të kufijve, trajnimin e nëpunësve dhe modernizimin e sistemeve në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Në takim u prezantuan disa projekte të përbashkëta të financuara përmes programeve IPA të Bashkimit Evropian, të orientuara drejt avancimit të sistemeve për identifikimin dhe regjistrimin e emigrantëve, forcimin e kapaciteteve për luftimin e krimit të organizuar, si dhe përmirësimin e qasjes së emigrantëve në mkanizmat mbrojtës dhe ligjorë. Gjithashtu, u theksua edhe dimensioni rajonal i bashkëpunimit, i cili kontribuon në një qasje të koordinuar dhe gjithëpërfshirëse në menaxhimin e migracionit në Ballkanin Perëndimor.

Accessibility Menu