Gjatë pasdites së djeshme (07.05.2026), në Parkun e Qytetit në Shkup, përmes shoqërimit dhe prezantimit të pajisjeve policore të njësiteve të ndryshme policore, së bashku me qytetarët u shënua 7 Maji – Dita e Policisë së Maqedonisë.
Të gjithë qytetarët, e sidomos më të rinjtë, patën mundësinë që nga afër të njihen me punën e policisë, të bisedojnë me nëpunësit policorë, të fotografohen me ta dhe të shijojnë atmosferën e shkëlqyer dhe hepeningun muzikor-argëtues te “Shkollka”, me artistë të njohur të estradës.
Policia e Maqedonisë është gjithmonë pranë qytetarëve – e përkushtuar ndaj sigurisë së tyre, besimit dhe një të ardhmeje të sigurt.