Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Njësia mobile pranë MPB-së me automjet policor për ndjekje sanksionoi një shofer që drejtonte automjetin me shpejtësi prej 178 km/h jashtë vendbanimit

Njësia mobile pranë MPB-së me automjet policor për ndjekje sanksionoi një shofer që drejtonte automjetin me shpejtësi prej 178 km/h jashtë vendbanimit
Sot (29.03.2026), në orën 18:55, në rrugën ekspres Shtip – Radovish, nga ana e nëpunësve policorë të Njësisë Mobile për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor pranë Sektorit për Çështje të Komunikacionit, me ndihmën e një automjeti special – për matjen e shpejtësisë i Ministrisë së Punëve të Brendshme, është matur shpejtësia e lëvizjes së një automjeti të udhëtarëve “Mercedes” me targa të Shkupit, prej 178 kilometrash në orë jashtë vendbanimit, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 110 kilometra në orë.
 
Ndaj shoferit P.K. (33) nga Radovishi janë ndërmarrë masat përkatëse dhe ai do të përballet me sanksionin e paraparë ligjor.
 
Kontrollet në komunikacion me automjetet speciale – për matjen e shpejtësisë do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim në territorin e të gjithë shtetit, me qëllim sanksionimin e shkelësve, rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e pjesëmarrësve në komunikacion.
 
Drejtimi i mjeteve motorike me shpejtësi më të madhe nfa ajo e lejuara është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore, të cilat më së shpeshti rezultojnë me pasoja të rënda për pasurinë, shëndetin dhe jetën.
 
U bëjjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Accessibility Menu