Më 27/28.03.2026, në periudhën nga ora 20:00 deri në orën 03:00, në territorin e komunave Karposh dhe Kisella Vodë, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë ushtruar kontrolle në disa objekte hoteliere dhe në kazino dhe ndërmorën disa masa për ruajtjen e gjendjes së qëndrueshme të sigurisë.
Në zonën e komunës së Karposhit janë kontrolluar gjashtë objekte hoteliere, dy kazino dhe objekte të tjera. Gjatë kontrolleve, një person është privuar nga liria për posedim të drogës, tre persona janë shoqëruar për verifikim identiteti, është ndërmarrë një masë sipas Ligjit për Kundërvajtje Kundër Rendit dhe Qetësisë Publike, janë shqiptuar 37 masa sipas Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, ndërsa dy automjete janë larguar me mjetin special “merimangë”.
Ndërsa në zonën e komunës Kisella Vodë, nëpunës policorë së bashku me inspektorë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut kanë ushtruar kontrolle në shtatë kazino dhe shtatë objekte hoteliere. Në gjashtë kazino janë konstatuar shkelje sipas Ligjit për Duhanpirje, Ligjit për Letërnjoftim dhe Ligjit për Sigurim Privat. Gjithashtu, tek një objekt hotelierik është konstatuar mungesa e lejes për terasë verore, ndërsa tek një tjetër është konstatuar shkelje për tejkalim të orarit të punës.
Për të gjitha shkeljet janë shqiptuar sanksione përkatëse.