Më 30.03.2026, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar e privuan nga liria I.R. (27) nga Rosomani. Në SPB Veles, ai vetë ka deklaruar se mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30, në shtëpinë familjare, duke përdorur një send të mprehtë, i ka shkaktuar plagë nga shpimi nënës së tij 54-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë nga plagët e pësuara. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë të Kavadarit.
Këqyrjen e vendit të ngjarjes janë duke e bërë prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Kavadar dhe një ekip hetimor nga NJPB Kavadar.