Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Drejtori i BSP-së Janev në takim me drejtorin e ri ekzekutiv të Europolit Jürgen Ebner: Thellimi i bashkëpunimit operacional policor

Drejtori i BSP-së Janev në takim me drejtorin e ri ekzekutiv të Europolit Jürgen Ebner: Thellimi i bashkëpunimit operacional policor
Në kuadër të Konventës Evropiane të Shefave të Policive (EPCC 2026), e cila u mbajt në selinë e Europolit në Hagë, drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, zhvilloi takim bilateral me drejtorin e ri ekzekutiv të Europolit, Jürgen Ebner.
 
Në takim u konfirmua angazhimi për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet policisë së Maqedonisë dhe Europolit, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit operacional dhe shkëmbimit të informacioneve me rëndësi për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit.
 
Në fokus të bisedimeve ishin mundësitë për avancimin e mëtejshëm të aktiviteteve të përbashkëta në luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe transnacional, krimit kompjuterik dhe tregtisë së paligjshme me drogë, si dhe forcimin e kapaciteteve përmes trajnimeve, projekteve dhe shkëmbimit të njohurive profesionale.
 
Drejtori Janev dhe drejtori i Europolit Ebner diskutuan edhe për sfidat bashkëkohore të sigurisë dhe nevojën për avancimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit policor, me qëllim përballimin më efikas të kërcënimeve kriminale që kanë karakter transnacional.
 
Takimi paraqet vazhdim të bashkëpunimit aktiv të Ministrisë së Punëve të Brendshme me Europolin dhe konfirmim të përcaktimit për forcimin e mëtejshëm të partneriteteve operative dhe shkëmbimit të informacioneve në interes të sigurisë së qytetarëve

Accessibility Menu