Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aksion kontrollues në klubet e natës në rrethinën e Tetovës dhe Gostivarit, janë arrestuar shtatë shtetase të huaja për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik

Aksion kontrollues në klubet e natës në rrethinën e Tetovës dhe Gostivarit, janë arrestuar shtatë shtetase të huaja për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik

Më 09/10.07.2025 në kohën nga ora 22 deri në orën 02, në bazë të planit të përgatitur më parë nga ana e SPB Tetovë dhe NJPB Gostivar, u krye  aksion kontrollues në një objekt hotelerie - bar nate në f. Zhelinë, pronës e J.F. (47) nga f. Zhelinë, për zbulimin e shtetasve të huaj, qëndrimit të paligjshëm dhe keqpërdorimit të qëndrimit turistik. Gjatë kontrollit në objekt, u gjetën pesë shtetase të Republikës së Shqipërisë, të moshës 24 deri në 50 vjeç. Gjithashtu, në një objekt hotelerie - klub nate në f. Zubovc, rrethi i Gostivarit, pronë e R.B. (50) nga f. Dobridol, janë gjetur dy shtetase të Republikës së Shqipërisë, të moshës 33 dhe 36 - vjeçare.

Për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik dhe qëndrimit në kundërshtim me qëllimin, ato u ndaluan në Stacionet Policore të Tetovës dhe të Gostivarit për procedim të mëtejshëm.

Accessibility Menu