Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria një burrë nga rrethi i Tetovës për shkak se ka ndezur zjarr në një arë në Tetovë

Privohet nga liria një burrë nga rrethi i Tetovës për shkak se ka ndezur zjarr në një arë në Tetovë

Më 10.07.2025 në orën 21.00 në afërsi të një pompe benzine në Tetovë, nëpunësit policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria S.S. (74) nga f. Reçicë e Vogël, rrethi i Tetovës. Ai rreth orës 20 në arrën e tij në Tetovë ka kryer punë bujqësore dhe në atë rast në tre vende në arë i ka vënë flakën barit të thatë dhe mbeturinave.
Menjëherë pas pranimit të denoncimit, nëpunësit policorë shkuan në vendngjarje dhe e privuan nga liria S.S., ndërsa zjarri u shua nga ana e NJTZ Tetovë.S.S. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 288 të Kodit Penal, "Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm".

Accessibility Menu