Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ndërpritet tërësisht komunikacioni në drejtim të Vendkalimit kufitar Bllacë për shkak të zjarrit

Ndërpritet tërësisht komunikacioni në drejtim të Vendkalimit kufitar Bllacë për shkak të zjarrit

Ministria e Punëve të Brendshme njofton publikun se për shkak të ndezjes së vrullshme, të sërishme të zjarrit në afërsi të Bllacës, është ndërprerë tërësisht komunikacioni në drejtimin rrugor Shkup-VK Bllacë, në të dyja drejtimet, ndërsa është mbyllur edhe vendkalimi kufitar Bllacë. Ministria e Punëve të Brendshme po ndërmerr masa për shuarjen e zjarrit në bashkërendim me institucionet tjera kompetente.

U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos nisen në drejtim të VK Bllacë deri në shuarjen e zjarrit dhe normalizimin e komunikacionit, për ç'gjë do të informojmë publikun në mënyrë përkatëse.

Accessibility Menu