Dje (27.07.2026), në periudhën nga ora 17:00 deri në orën 22:00, Njësiti Mobil për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë Sektorit për Çështje të Komunikacionit realizoi aksion kontrollues në zonën e Koçanit dhe Vinicës, të orientuar në sanksionimin e drejtuesve të motoçikletave dhe të mjeteve të lehta elektrike (trotineteve) të cilët nuk i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit.
Gjatë kontrollit u shqiptuan gjithsej 59 sanksione, nga të cilat një për drejtues të mjetit të lehtë elektrik (trotinet), 34 për drejtim të motoçikletës pa helmetë mbrojtëse, një për policë të skaduar për sigurim të detyrueshëm, një për regjistrim të skaduar të motoçikletës, tre për drejtim pa kategorinë përkatëse të patentë-shoferit, një për drejtim nën ndikimin e alkoolit, dy për shkelje të tjera të kryera nga drejtues të motoçikletave dhe 16 për kundërvajtje të tjera në komunikacion.
Gjatë kontrollit u zbuluan edhe tri vepra penale, ndërsa tre persona u privuan nga liria, mbi dyshime të bazuara se kanë kryer veprën penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – drejtim i automjetit pa poseduar patentë-shoferi. Njëri prej personave është i mitur, ndërsa u sekuestruan edhe tre motoçikleta.
Ndaj të gjithë kryerësve do të parashtrohen kallëzime përkatëse.
Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t'i respektojnë denjësisht rregullat dhe rregulloret e komunikacionit. Vetëm me sjellje të përgjegjshme mund të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta