Më 27.07.2026, Njësiti për Krim Financiar pranë Sektorit të Hetimeve Kriminalistike në Departamentin për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Krimit të Rëndë, drejtuar PThP për NKOK, ngriti kallëzim penal kundër tre personave. A.T. (27) nga Manastiri, mbi dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale “dhënie të shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm” sipas nenit 358-a paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1, S.Ç. (56) nga Gostivari për veprën penale “marrje shpërblimi për ndikim të kundërligjshëm” sipas nenit 359 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 dhe S.E. (63) nga Shkupi për veprën penale “marrje ryshfeti” sipas nenit 357 paragrafi 1 të Kodit Penal. Nga ana e nëpunësve policorë të Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Krimit të Rëndë janë kryer kontrolle tek i kallëzuari i dytë dhe i tretë, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar mjete financiare në vlerë prej 65.280 euro, 29.840 franga dhe 161.500 denarë.
E kallëzuara A.T., si studente e Fakultetit të Stomatologjisë, me qëllim që të fitonte Certifikatën për dhënien e provimit profesional për punonjësit shëndetësorë me arsim të lartë në fushën e stomatologjisë, gjatë muajit dhjetor 2025, pas komunikimeve të shumta përmes platformës Viber, i ka dhënë të kallëzuarit S.Ç., profesor në Fakultetin e Stomatologjisë dhe ish-nënkryetar i Odës së Stomatologëve, shpërblim në formën e mjeteve financiare, të cilat ia ka transferuar në llogarinë e tij bankare. Mjetet financiare i janë dhënë S.Ç. me qëllim që të ushtronte ndikim te i kallëzuari S.E., në cilësinë e kryetarit të Komisionit për dhënien e Provimit Profesional të Punonjësve Shëndetësorë me Arsim të Lartë në Fushën e Stomatologjisë pranë Ministrisë së Shëndetësisë, me ç’rast e kallëzuara A.T. në sesionin e provimeve të dhjetorit ka dhënë provimin më 17.12.2025 para komisionit të formuar dhe pa i zotëruar njohuritë e nevojshme ka fituar Certifikatë për dhënien e provimit profesiona