Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Një banor i Gjevgjelisë ka vozitur ,,BMV'' me pothuajse dyfishin e shpejtësisë së lejuar, është ndaluar dhe privuar nga liria, vijon kallëzimi përkatës

Një banor i Gjevgjelisë ka vozitur ,,BMV'' me pothuajse dyfishin e shpejtësisë së lejuar, është ndaluar dhe privuar nga liria, vijon kallëzimi përkatës
Më 29.07.2026, në orën 21:26, në autostradën A1, te nyja rrugore Smokvicë, rethina e Gjevgjelisë, nëpunës policorë të SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli e privuan nga liria Zh.D. (29) nga Gjevgjelia.
Gjatë kontrollit rrugor me radar, nëpunësit policorë kanë konstatuar se Zh.D. drejtonte automjet udhëtarësh ,,BMV' me targa të Gjevgjelisë me shpejtësi prej 204 kilometrash në orë, në vend ku me shenjë rrugore shpejtësia e lëvizjes është e kufizuar në 120 kilometra në orë. Ai është mënjanuar nga qarkullimi dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike të Gjevgjelisë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës sipas nenit 297-a të Kodit Penal -"drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik".

Accessibility Menu