Më 30.07.2026, në orën 22:00, në fshatin Gabrovë, rrethina e Strumicës, nëpunës policorë të SPB Strumicë e privuan nga liria B.K. (63) nga Strumica, me qëndrim në këtë fshat. Nëpunësit policorë e kanë vërejtur se si në oborrin e shtëpisë së tij ka shkaktuar zjarr, i cili është përhapur edhe në drejtim të rrugës. Ekipi i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse - Strumicë e ka shuajtur zjarrin, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Personi u mbajt në Stacionin Policor të Strumicës, ndërsa nga matja e kryer me pajisje për testimin e alkoolit është konstatuar se kishte 2,04 promilë alkool në gjak. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike të Strumicës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.