Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Bastise në Ohër, gjendet drogë, privohen nga liria tre persona nga Prilepi

Bastise në Ohër, gjendet drogë, privohen nga liria tre persona nga Prilepi
Më 26.07.2026 në Ohër, nëpunës policorë të policisë kriminalistike pranë SPB Ohër i privuan nga liria B.R. (30), G.J. (32) dhe S.N. (33), të tre nga Prilepi. Më 26.07.2026, në orën 01:20, në qendrën sportive “Biljanini Izvori”, gjatë mbajtjes së një koncerti, nëpunësit policorë e privuan nga liria B.R., për shkak se te ai janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një lëndë pluhurore e bardhë.
Më pas, me urdhër gjykate, u realizua bastisje në banesën të cilën ai e shfrytëzonte së bashku me G.J. dhe S.N., me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë, disa tableta, thërrmuese me mbetje marihuane, një send të qelqtë me kërpudha, si dhe sende të tjera për të cilat ekziston dyshimi se kanë origjinë nga vepra penale.
Ata janë mbajtur në stacion policor dhe pas përfundimit të plotë të zbardhjes dhe dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Accessibility Menu