Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

20 sanksione dhe dy vepra penale në aksionin kontrollues të Njësitit Mobil në Kavadar dhe Negotinë, 13 persona janë privuar nga liria në nivel shtetëror

20 sanksione dhe dy vepra penale në aksionin kontrollues të Njësitit Mobil në Kavadar dhe Negotinë, 13 persona janë privuar nga liria në nivel shtetëror
 
Gjatë datës 20/21.02.2026, në periudhën prej orës 21:00 deri në 03:00, Njësiti Mobil për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë Sektorit për Çështje të Komunikacionit realizoi aksion kontrollues në territorin e SPB Veles, përkatësisht në NJPB Kavadar, me qëllim sanksionimin e drejtuesve të cilët nuk respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit.
Gjatë kontrollit janë vendosur gjithsej 20 masa për kundërvajtje në komunikacion. Prej tyre, 11 drejtues janë sanksionuar dhe mënjanuar nga komunikacioni për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit. Dy persona janë privuar nga liria për kryerje të veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”, ndërsa në përputhje me nenin 300 të Kodit Penal janë konfiskuar dy automjete. Gjithashtu, janë sanksionuar edhe nëntë drejtues për kundërvajtje të tjera në komunikacion.
Për të gjithë kryerësit janë përgatitur parashtresa përkatëse.
Po ashtu, në periudhën 20/21.02.2026, në tërë territorin e shtetit, nëpunës policorë kanë privuar nga liria 11 persona, prej të cilëve nëntë për drejtim të automjetit pa leje drejtimi, ndërsa dy persona për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.
Vozitës nga Tetova, Kavadari, Shkupi, Dojrani, Gjevgjelia dhe Struga janë kapur duke drejtuar automjete pa poseduar leje drejtimi, ndërsa drejtuesi nga Gjevgjelia po ashtu e kishte drejtuar automjetin edhe pas skadimit të vlefshmërisë së regjistrimit. Dy drejtues nga Koçani kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit, me ç’rast u janë matur 1,83 dhe 2,91 promilë alkool në gjak.
Personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.
Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.
U bëjmë apel tek të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë me përpikëri rregullat dhe dispozitat e komunikacionit. Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit dhe pa leje drejtimi paraqet kërcënim serioz për sigurinë e të gjithë qytetarëve. Vetëm me sjellje të përgjegjshme mund të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta.
 
 
 

Accessibility Menu