Në periudhën nga data 01.05.2025 deri me datën 31.05.2025, Sektori i Çështjeve të Komunikacionit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme zbatoi kontrolle rrugore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut duke sanksionuar vozitësit që nuk i kanë plotësuar kushtet e përshkruara lidhur me errësimin e xhamave të automjeteve dhe vënien në përdorim të pajisjeve për dhënien e shenjave të posaçme të dritës dhe të zërit në automjete. Gjatë kontrollit, u sanksionuan 107 pjesëmarrës në komunikacion, nga të cilët 106 për kundërvajtje të mospërmbushjes së kushteve të përshkruara lidhur me errësimin e xhamave dhe një sanksion për vënien dhe përdorimin e paautorizuar të pajisjeve për dhënien e sinjaleve të posaçme të dritës dhe të zërit në automjete. Të gjithë kundërvajtësve u janë përgatitur parashtresa përkatëse.
Kontrollet e komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët e ardhme. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe të kontribuojnë së bashku për rrugë më të sigurta.