Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kallëzim penal për mashtrim

Kallëzim penal për mashtrim

SPB Manastir, në Prokurorinë Themelore Publike Manastir, ngriti kallëzim penal kundër D.N. (30) nga fshati Orizarë e Poshtme, rrethi i Manastirit, P.N. (57) nga f. Puturus, komuna e Mogillës dhe dy personave juridikë nga f. Orizarë e Poshtme.

I denoncuari i parë gjatë viteve 2023 dhe 2024, në cilësinë e personit të autorizuar-drejtues i personave juridikë të denoncuar të tretë dhe të katërt dhe i denoncuari i dytë - pronar i personave juridikë të denoncuar të tretë dhe të katërt kanë mashtruar 27 persona, nga të cilët 25 ishin fermerë nga rajoni i Pellagonisë dhe dy ndërmarrje transporti se pas blerjes së drithërrave për një periudhë të caktuar kohore do t'ua paguajnë dhe i kanë bindur t'ua dorëzojnë drithërrat, me çka u kanë shkaktuar dëme materiale në vlerë prej gjithsej 141.650 euro.

Accessibility Menu