Sot (03.06.2025) në rr. “Branko Zarevski” në Shkup, nëpunësit policorë të SPB Shkup e privuan nga liria B.P. (31) nga Shkupi, i cili kërkohej me urdhërarrest qendror me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup për dënim me burg prej tre vjet e gjashtë muaj për shkak të kryerjes së veprës penale në lidhje me nenin 237 (grabitje) të Kodit Penal. Personi do të dorëzohet në institucionin kompetent ndëshkues përmirësues.