Më 06.06.2025 në orën 01:00, R.K. (55) nga fshati Studeniçan, rajoni i Shkupit, ka denoncuar se një ditë më parë rreth orës 20:00 pranë një xhamie në të njëjtin fshat, është sulmuar fizikisht nga dy të mitur gjashtëmbëdhjetë vjeçarë. Sulmit i ka paraprirë një kërcënim verbal për jetën, pas së cilës njëri prej të miturve ka nxjerrë një thikë, ka vrapuar drejt denoncuesit dhe e ka sulmuar me thikë. Mjeku në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit "Sveti Naum Ohridski" ka konstatuar lëndime të rënda trupore tek R.K. - plagë nga thikë dhe është ndaluar për trajtim të mëtejshëm. Është njoftuar Prokuroria Publike kompetente, ndërsa Ekipi ka bërë këqyrje në vendin e ngjarjes, ndërsa inspektorët nga NJPB-DPK Aerodrom kanë përpiluar Procesverbal për pranimin e denoncimit sipas nenit 123 lidhur me nenin 19 të Kodit Penal të RMV-së.Duke ndjekur udhëzimet e Prokurorit Publik për të Mitur, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për vepër penale të tentativës së vrasjes, i mituri 16-vjeçar është privuar nga liria në Stacionin Policor të Draçevës, pas së cilës i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Personi është transferuar në Institucionin ndëshkues-korrektues Burgun e Shkupit.