Më 30.05.2026, në orën 10:45, në SPB Shkup u njoftua se në rrugën shërbyese pranë Varrezave të Gjorçe Petrovit në Shkup, një automjet i pasagjerëve i markës “Kia” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.P. (68), ka goditur këmbësoren D.T. (75), të dy nga Shkupi. Si pasojë e aksidentit, D.T. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Shkup.
Më 30.05.2026, në orën 12:45, në SPB Shkup u njoftua se në rrugën “Hristo Tatarçev” në Shkup ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti të pasagjerëve “Folksvagen” me targa të Shkupit, i drejtuar nga R.T. (40) dhe një automjeti të pasagjerëve “Tojota” me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.S. (22), të dy nga Shkupi. Si pasojë e aksidentit, R.T. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin Publik Shëndetësor “Sh. Naum Ohridski”. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Shkup.
Më 30.05.2026, në orën 20:00, nëpunës policorë nga NJPB Kratovë e kanë privuar nga liria A.M. (27) nga Shkupi, pasi pas përfundimit të ndeshjes së futbollit në stadiumin e Kratovës ka sulmuar fizikisht një nëpunës policor i cili po kryente detyra zyrtare. Ai është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. Gjithashtu, ndaj edhe katër personave të tjerë janë përpiluar procesverbale për sjellje të dhunshme dhe të pahijshme gjatë ngjarjes sportive.
Më 30.05.2026, në orën 09:25, në NJPB Demir Hisar u njoftua se në spitalin psikiatrik në Demir Hisar është gjetur pa shenja jete I.G. nga fsh. Dedinë, rajoni i Radovishit, i cili ishte pacient në atë institucion. Hetim ka bërë ekipi hetimor i SPB Manastir, ndërsa me urdhër të prokurorit publik është urdhëruar që të kryhet autopsia në trupin e të ndjerit.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Dellçevë ka ngritur kallëzim penal kundër D.P. (50) nga Dellçeva për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale ,,moslargimin e rrezikut’’ dhe “mospjesëmarrje në largimin e rrezikut të përgjithshëm”. Këshilltari i Sektorit të Armëve, Eksplozivëve dhe Lëndëve të Rrezikshme Shtip–Dellçevë, në katër raste i kishte bërë të ditur dhe i kishte urdhëruar të denoncuarit që nga hapësira e parkimit që ndodhet pranë një objekti të Stacionit për furnizimin e automjeteve motorike me gaz të lëngëzuar nafte (GLN), ku ndodhej një kontejner me bombola të zbrazëta dhe të mbushura GLN për amvisëri, ta largonte automjetin e pasagjerëve “Opel Meriva”, të cilin e kishte parkuar aty, me qëllim që të parandalohej rrezikimi i jetës ose trupit të njerëzve apo dëmtimi i pasurisë në përmasa të konsiderueshme. I denoncuari i është kundërvënë urdhrit dhe paralajmërimeve të organit kompetent dhe nuk e ka larguar automjetin.
SPB Manastir ka ngritur kallëzim penal kundër N.R. (22), M.I. (19), O.N. (19), L.G. (19), A.D.V. (18) dhe një 15-vjeçari, të gjithë nga Manastiri, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “dhunë”, “keqpërdorim i të dhënave personale”, “incizim i paautorizuar” dhe “vetëgjyqësi”. Gjatë periudhës nga shkurti i vitit 2025, të denoncuarit, duke vepruar në mënyrë të organizuar si grup, përmes profileve të krijuara në rrjetet sociale kanë përdorur një profil të rremë me të cilin paraqiteshin si një vajzë e mitur 14-vjeçare dhe vendosnin komunikim me persona meshkuj. Më pas caktonin takime në disa lokacione në territorin e Manastirit. Pas mbërritjes në vendet e caktuara, të denoncuarit ndaloheshin nga anëtarët e grupit, incizoheshin pa pëlqimin e tyre, fyheshin, poshtëroheshin, keqtrajtoheshin psikologjikisht dhe detyroheshin të jepnin deklarata se janë “pedofilë”. Videot e krijuara dhe të dhënat e tyre personale publikoheshin në rrjetet sociale, duke u shkaktuar të dëmtuarve ndjenjë frike, poshtërimi dhe cenim të sigurisë së tyre.
Më 30.05.2026, në ora 19:00, në NJPB Gostivar, në rrugën “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin një person i panjohur, duke drejtuar një trotinet elektrik, ka goditur këmbësorin V.T. (67) nga Gostivari. Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i trotinetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Në Qendrën Mjekësore të Gostivarit, te V.T. janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Hetim ka bërë ekipi i NJPB Gostivar, ndërsa po ndërmerren masa për identifikimin dhe gjetjen e drejtuesit të trotinetit.
Më 30.05.2026, në orën 14:10, pranë lokalitetit “Pusi i Seferit” në rrugën magjistrale Kërçovë–Gostivar, ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti transportues “Folksvagen Kadi” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga F.K. (62) nga fsh. Greshnicë i Kërçovës, një kamioni “Skania” me targa të Republikës së Shqipërisë, i drejtuar nga A.S. (60) nga Delisufaj, Republika e Shqipërisë, një automjeti të pasagjerëve “BMV” me targa hungareze, që e ka drejtuar V.K. (45) nga Budapesti dhe një automjeti të pasagjerëve “Fiat” me targa serbe, që e ka drejtuar M.G. (32) nga Nishi. Në këtë rast, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi i automjetit të parë i cili, për shkak të seriozitetit lëndimeve, është transportuar në Qendrën e Urgjencës “Nënë Tereza” në Shkup. Hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipet policore.
Më 31.05.2026, në orën 02:15, pranë lokalitetit “Kryqëzimi i Oslomeit”, afër Kërçovës, është privuar nga liria E.V. (25) nga Kërçova, i cili është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë që po kryenin detyra zyrtare dhe më pas i ka sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 30/31.05.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup i kanë privuar nga liria M.Zh. (23) dhe D.G. (29), të dy nga Shkupi, pasi tek ata janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, një substancë e ngurtë e bardhë dhe një substancë pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.
Më 30.05.2026, në orën 22:40, nëpunës policorë nga Njësia Policore Gallatë, në fshatin Gradec, kanë ndaluar një automjet të pasagjerëve “Ford” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga M.Z. (22), në të cilin si pasagjer ndodhej H.Sh. (25), të dy nga fshati Gradec. Gjatë kontrollit të automjetit, në një kuti cigaresh është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ata janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në stacion policor për procedim të mëtejshëm, ndërsa ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 30.05.2026, në orën 18:40, në Koçan, nëpunës policorë nga NJPB Koçan i privuan nga liria B.B. (27) dhe P.N. (28), të dy nga Gjevgjelia, për shkak se pas përfundimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet KF ,,Kozhuf Gjevgjeli’’ nga Gjevgjelia dhe KF ,,Borec 1919’’ nga Velesi, e zhvilluar në stadiumin e qytetit ,,Nikolla Mantov’’ në Koçan, të njëjtit, të cilët e kishin ndjekur ngjarjen si tifozë të një grupi futbollistik, kanë penguar dhe kanë sulmuar nëpunës policorë që po kryenin detyra zyrtare. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të paraqitet kallëzim përkatës. Njëherësh, Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalistike dhe i Standardave Profesionale do t'i shqyrtojë të gjitha rrethanat e ngjarjes, duke përfshirë edhe tejkalimet eventuale të autorizimeve zyrtare të nëpunësve policorë.
Më 30.05.2026, në orën 21:30, në Probishtip, nëpunës policorë nga NJPB Probishtip e privuan nga liria J.M. (64) nga Probishtipi, për shkak se ka sulmuar fizikisht një nëpunës policor që po kryente detyra zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 31.05.2026, rreth orës 04:25, në SPB Shkup është denoncuar se në zonën e Qendrës, M.M. (23) dhe D.Gj. (27), të dy nga Shkupi, janë sulmuar fizikisht me mjete të forta nga disa persona të panjohur, ndërsa M.M. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 30.05.2026, rreth orës 21:30, në SPB Shkup, T.R. (19) nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Bit Pazarit, ai, babai dhe vëllai i tij, si dhe shtatë persona të tjerë nga një klub i mundjes, janë sulmuar fizikisht nga J.R., B.E. nga një klub tjetër i mundjes dhe disa persona të tjerë, të cilët kanë përdorur sende të forta, sende të mprehta dhe sende qelqi dhe të njëjtit kanë pësuar lëndime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 30.05.2026, rreth orës 23:40, një grua 30-vjeçare ka denoncuar se në shtëpinë e saj në zonën e Kisella Vodës kishte ardhur kushëriri i saj, i cili ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, ndërsa atë e ka prekur në trup. Më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 31.05.2026, në ora 03:41, në SPB Shkup u njioftua se në zonën e Çairit ka shpërthyer zjarr në një objekt tregtar. Zjarri është shuar me aparat zjarrfikës nga një punonjës i sigurimit. Nuk ka persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë nëpunës policorë nga SPB Shkup.
Më 30.05.2026, në orën 15:15, në SPB Shkup, A.K. (20) nga Shkupi ka denoncuar se më 26.05.2026, në një objekt hotelierik në zonën e Qendrës, ku më parë kishte punuar, për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me pagesën e mëditjeve, ishte sulmuar fizikisht nga pronari i objektit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 30.05.2026, në orën 15:30, në SPB Shkup, K.T. (19) nga Shkupi ka njoftuar se në profilin e saj në një rrjet social ka pranuar mesazhe kërcënuese nga L.J., me të cilën njiheshin edhe më parë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 30.05.2026, rreth orës 15:30, në SPB Shkup, D.Z. (49) nga Shkupi ka njoftuar se në oborrin e shtëpisë së tij në fsh. Orman, rrethina e Shkupit, nga një plumb qorr i shkrepur nga arma e zjarrit ishte dëmtuar streha ku ka pasur automjet të parkuar pasagjerësh, ndërsa ka pasur dëmtime edhe në vetë automjetin. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 30.05.2026, në orën 21:34, një grua 40-vjeçare ka njoftuar se në Shtip i është djegur shtëpia. Zjarri është shuar nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse. Nuk ka persona të lënduar. Është njoftuar prokurori publik. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Shtip dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 31.05.2026, në orën 01:00, në SPB Shtip, D.G. (42) nga Shtipi ka njoftuar se në fsh. Tarinc është sulmuar fizikisht nga dy persona. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.