Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 01.06.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

SPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër D.K. (40) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Nëpunës policorë e kanë gjetur të denoncuarin në automjet pasagjerësh “Pezho” në rr. “Vëllezërit Milladinovci”, ndërsa gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar kokainë dhe amfetaminë.

 

SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër O.S. nga fsh. Buzallkovë, rrethina e Velesit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale “prodhimi, posedimi, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese”. Më 26.01.2025, nëpunës policorë nga Seksioni për Tregti të Palejuar pranë SPB Veles realizuan bastisje në shtëpinë ku banon i denoncuari, me ç’rast ishte gjetur një pistoletë e tipit “Zastava”, e kalibrit 7.62 mm.

 

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër F.D.Z. (38) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale “rrezikimi i sigurisë”. Më 04.01.2026, në një objekt hotelierik në Kumanovë, i denoncuari është sjellë në mënyrë agresive dhe ka bërë kërcënime ndaj një nëpunësi policor.

 

Më 31.05.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup I privuan nga liria F.I. (21) dhe A.D. (40), të dy nga Shkupi, pasi u ishte gjetur dhe  sekuestruar marihuanë dhe një shishe e mbushur me lëng. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohen parashtresa përkatëse.

 

Më 31.05.2026, në ora 08:25, në SPB Veles u njoftua se në rrugën rajonale Veles – Gradsko, një automjet pasagjerësh i tipit “Lada” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.P. (65) nga Shkupi, ka dalë nga rruga. Nga kz aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit. Hetim është bërë nga ekipi hetimor i SPB Veles.

 

Më 31.05.2026, në orën 18:40, në NJPB Kërçovë u njoftua se në rrugën magjistrale në qafën malore ,,Strazhë’’ ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti pasagjerësh të tipit “Citroën” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga S.J. (69) nga Kërçova, një automjeti pasagjerësh të tipit “Reno” me targa të Shkupit, i drejtuar nga L.A. (43) nga Shkupi, dhe një motoçiklete të tipit “Kavasaki” me targa të Shkupit, e drejtuar nga I.M. (45) nga Shkupi. Nga ky aksident, lëndime ka pësuar motoçiklisti, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore të Kërçovës. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i NJPB Kërçovë.

 

Më 31.05.2026, në NJPB Radovish u njoftua se në periudhën nga ora 12:00 deri në ora 15:30, në vendin e quajtur “Llakavicë”, në rrugën rajonale nga fsh. Dedinë në drejtim të fsh. Konçe, komuna e Konçes, Z.S. (55) nga fsh. Konçe, duke drejtuar një traktor të tipit “Torpedo” me targa të Shtipit, ka humbur kontrollin dhe me traktorin ka rënë në humnerë. Nga ekipi i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse Radovish dhe nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore të Radovishit, drejtuesi i traktorit është nxjerrë dhe është transportuar në Spitalin Klinik të Shtipit, ku iu konstatuan lëndime të rënda trupore. Pas verifikimeve të kryera, u konstatua se Z.S. e kishte drejtuar traktorin pa poseduar patentë shoferi. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i NJPB Radovish.

 

Më 31.05.2026, në orën 14:35, në NJPB Gostivar u njoftua se në rrugën rajonale Gostivar – fsh. Forinë ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti pasagjerësh të tipit “Opel” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga I.P. (33) nga fsh. Çegran, rajoni i Gostivarit, dhe një motoçiklete me targa të Gostivarit, e drejtuar nga S.J. (40) nga Gostivari. Në aksident motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Hetim ka bërë një ekip hetimor i NJPB Gostivar.

 

SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër I.S. (47) nga Negotina për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale “peshkim i kundërligjshëm”. Më 10.05.2026, nëpunës policorë ushtruan kontroll në një automjet pasagjerësh të tipit “Folksvagen Golf”, të drejtuar nga i denoncuari, ku në automjet ishin gjetur dhe sekuestruar 50 copë peshq të kapur në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu, ai nga shtëpia e tij e pushimit ka dorëzuar vullnetarisht 11 rrjeta peshkimi dhe një varkë gome të cilat i kishte përdorur, me ç’rast koncesionarit i ka shkaktuar dëm material në vlerë prej 52.000 denarësh.

 

NJPB Radovish ngriti kallëzim penal kundër Xh.D. (29) nga Radovishi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale “prodhimi, posedimi dhe tregtimi i palejuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpinë e të denoncuarit në Radovish, ku ishin gjetur një pistoletë, municion dhe një pushkë.

 

SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër D.G. (45) nga Shtipi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i të dhënave personale”. I denoncuari, pa dijeninë dhe pëlqimin e babait të tij, i ka përdorur të dhënat personale nga letërnjoftimi i tij dhe më 08.08.2025 ka aplikuar për kredi onlajn në një shoqëri financiare në vlerë prej 15.000 denarësh.

 

Më 31.05.2026, në orën 16:50, në zonën e fshatit Sërbjan, pranë lumit Treska, nëpunës policorë nga NJPB Kërçovë e privuan nga liria M.D. (69) nga Kërçova, duke vepruar pas një denoncimi të mëparshëm nga M.B. (60) nga Kërçova, i punësuar si rojtar peshku në një shoqëri peshkimi, sipas të cilit në orën 16:45 ai e kishte sulmuar fizikisht dhe ishte përpjekur të përdorte edhe një mjet të mprehtë. Gjatë arrestimit, ai u soll në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë, ndërsa pas kontrolleve të kryera u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht kishte 1,68 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 31.05.2026, në orën 21:15, në DPB Strugë është zhvilluar bisedë zyrtare me F.D. (23) nga fsh. Frangovë, rajoni i Strugës, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm nga A.M. (20) nga fsh. Dollogozhdë, rajoni i Strugës, se më 30.05.2026 rreth orës 20:00, në rrugën “Boris Kidriç” në Strugë, e kishte sulmuar fizikisht dhe i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 31.05.2026, në orën 19:45, në fsh. Pallçisht i Poshtëm, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria E.S. (21) nga fsh. Bogovinë. Pasi i ka vërejtur nëpunësit policorë, ai ka hedhur një qese me marihuanë, e cila është gjetur dhe sekuestruar. Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 31.05.2026, në orën 20:30, nëpunës policorë nga SPB Tetovë i shoqëruan në stacion policor A.I. (23) dhe Lj.B. (23), të dy nga Tetova. Rreth orës 20:20, në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, nëpunës policorë ndaluan një automjet pasagjerësh të tipit “BMV” me targa të Tetovës, të drejtuar nga L.B., ndërsa bashkudhëtar ishte A.I. Gjatë kontrollit, bashkudhëtari refuzoi të identifikohej, të dy nuk lejuan kontroll personal, ndërsa shoferi L.B. u soll në mënyrë agresive dhe kërcënoi nëpunësit policorë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 01.06.2026, në orën 00:35, në rrugën “Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria B.Gj. (24) nga Tetova, pasi tek ai u gjet dhe u sekuestrua një substancë pluhurore ebardhë. Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 31.05.2026, në orën 11:07, në SPB Shkup, S.B. (28) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 09:00, në zonën e Qendrës, një person me përdorimin e forcës fizike dhe duke e kërcënuar me një mjet të mprehtë i kishte marrë para dhe telefonin celular. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 31.05.2026, në orën 22:50, në SPB Shkup u njoftua se në Parkun e Qytetit në Shkup, një i mitur kishte sulmuar fizikisht një tjetër të mitur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 31.05.2026, në orën 16:15, në SPB Shkup, R.I. (68) nga Shkupi njoftoi se në zonën e komunës së Aerodromit ishte sulmuar fizikisht nga një person, i cili kishte përdorur një mjet të fortë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

 

 

Accessibility Menu