SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër A.B.K. (22) nga Republika e Turqisë, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 17.05.2026 në Shkup, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, me ç’rast ua dorëzoi vullnetarisht një sasi marihuane.
SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër I.A. (57) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi, posedimi, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Më 12.05.2026, nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike e kalibrit 7.62 mm me dy karikatorë dhe 25 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër Sh.A. (36) nga një fshat i Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikimi i sigurisë”. Më 24.05.2026, në shtëpinë familjare, i denoncuari me një mjet të mprehtë i ka bërë kërcënime nënës së tij.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Sveti Nikollë ngriti kallëzim penal kundër D.A. (71) nga Shkupi, me vendqëndrim në fshatin Cërnilishtë, komuna e Sveti Nikollës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. Më 10.10.2025, në një arë në territorin e fsh. Cërnilishtë, i denoncuari ka ndezur bar të thatë, me ç’rast ka shkaktuar zjarr.
Më 01.06.2026, në orën 19:00, në rrugën „Natanaill Kuçevishki“ në zonën e Çairit në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria R.K. (21) dhe Q.K. (20), të dy nga Shkupi. Gjatë kontrollit të një automjeti të pasagjerëve „MG“ me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte R.K., ndërsa Q.K. ishte pasagjer, ishin gjetur dhe sekuestruar një thërrmuese me marihuanë, një thikë dhe sende të tjera për të cilat ekziston dyshimi se rrjedhin nga vepra penale. Automjeti është sekuestruar dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë kallëzime përkatëse.
Më 01.06.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria M.N. (18) nga Shkupi, Sh.K. (23) nga fsh. Haraçinë, rajoni i Shkupit, dhe M.S.M. nga Suedia, pasi tek ata ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.
Më 01.06.2026, në orën 14:38, në SPB Manastir u njoftua se në kryqëzimin e rrugës „Partizanska“ dhe rrugës „Makedonska Falanga“ në Manastir ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti „Mercedes“ me targa të Manastirit, i drejtuar nga L.H. (21) nga Manastiri dhe një automjeti „Pezho“ me targa të Prilepit, i drejtuar nga Z.T. (67) nga Prilepi. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjerja K.T. (76) nga automjeti „Pezho“, ndërsa lëndime trupore ka marrë edhe pasagjerja tjetër S.M. (56), po ashtu nga Prilepi. Lëndimet u konstatuan në Spitalin Klinik të Manastirit. Hetimin në vendngjarje e ka kryer ekipi hetimor i SPB Manastir.
Më 01.06.2026, në orën 18:12, në SPB Tetovë, nga Spitali Klinik i Tetovës u njoftua se tek ata ishte sjellë me lëndime të rënda trupore A.P. (52) nga fsh. Poroj, rajoni i Tetovës. Sipas njoftimit, duke drejtuar moped me targa të Shkupit në bul. „Vidoe Smilevski Bato“ rreth orës 16:30, ai kishte humbur kontrollin mbi automjetin dhe kishte rënë, me ç’rast kishte pësuar lëndimet. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa hetim ka bërë ekipi i SPB Tetovë.
Më 31.05.2026, në orën 11:30, në SPB Manastir u njoftua se në fsh. Snegovë, rajoni i Manastirit, në rrugën e vjetër mbi varrezat gjermane, ishte gjetur një granatë artilerie, përkatësisht një gëzhojë e zbrazët granate e kalibrit 75 mm nga Lufta e Parë Botërore, ndërsa më 01.06.2026 u ngrit në mënyrë të sigurt nga pirotekniku i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit.
Më 01.06.2026, rreth orës 09:40, në një lokal në rrugën „Pançe Poposki“ në Gostivar, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar i arrestuan S.J. (62), I.D. (58) dhe S.L. (63), të gjithë nga Gostivari, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm se kishin prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike mes tyre. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 01.06.2026, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar i privuan nga liria H.Z. (74) dhe A.R. (69), të dy nga fsh. Senokos, rajoni i Gostivarit, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm të E.R. (37) nga fsh. Gradec, rajoni i Gostivarit, se në një kombe e kishin sulmuar fizikisht dhe e kishin kërcënuar djalin e tij të mitur, i cili po kthehej nga shkolla. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër F.F. (52) dhe L.T. (52), të dy nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale: „dëmtimi ose shkatërrimi i të mirave nën mbrojtje të përkohshme ose trashëgimisë kulturore dhe rariteteve natyrore“, „ndërtim pa leje“, „uzurpimi i patundshmërive“ dhe „punë e pandërgjegjshme në detyrë“. I denoncuari i parë, gjatë vitit 2023, ka rrënuar dhe shkatërruar një shtëpi – objekt i mbrojtur i trashëgimisë kulturore, në të cilën ishte vendosur një pllakë përkujtimore e heroit popullor Kiro Nacev Fetak. Objekti, sipas nenit 20 të Ligjit për monumentet memoriale dhe shenjat përkujtimore, është i regjistruar si objekt i mbrojtur i trashëgimisë kulturore dhe është pjesë e programit për shënimin e ngjarjeve dhe personaliteteve të rëndësishme në Komunën e Kumanovës. Në atë lokacion, i denoncuari i parë, në cilësinë e investitorit, ka kryer punime ndërtimore dhe ka ndërtuar një objekt të kategorisë së dytë pa leje ndërtimi të lëshuar paraprakisht nga sektori për urbanizëm i komunës, duke vepruar në kundërshtim me nenin 59 të Ligjit për Ndërtim. Objekti është ndërtuar në tokë në pronësi të shtetit. Ndërsa e denoncuara e dytë, në cilësinë e inspektores së autorizuar të ndërtimit, ka vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme gjatë ushtrimit të detyrave dhe kompetencave të saj, duke sjellë vendim mbi bazën e gjendjes faktike të paplotë dhe të pasaktë, të cilën ishte e detyruar ta verifikonte sipas dispozitave ligjore përkatëse.
SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër S.A. (36) nga fsh. Çerkez, rajoni i Kumanovës, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale „përndjekje“. I denoncuari, për një periudhë të gjatë kohore, ka ushtruar dhunë psikologjike, e ka ndjekur dhe shqetësuar ish-partneren e tij përmes numrave të ndryshëm telefonikë, duke i bërë edhe kërcënime.
SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër O.I. (20), A.O. (48) nga fsh. Sllupçan, Komuna e Likovës, si dhe kundër F.S. (19), A.S. (22) dhe S.O. (22), të tre nga fshati Vaksincë, komuna e Likovës, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale „dhunë“.
Më 08.04.2026, në një objekt hotelierik në fsh. Sllupçan, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, të denoncuarit janë përleshur fizikisht, ndërsa i denoncuari i parë dhe F.S., duke përdorur një mjet të forte e kanë sulmuar L.S.
SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër V.K. (86) nga Kosova për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale „prodhimi, posedimi, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese“.
Më 12.05.2026, në Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, në dalje nga shteti, gjatë kontrollit të denoncuarit I janë gjetur dhe sekuestruar 20 fishekë të kalibrit 6.35 mm.
SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër M.D. (39) nga Shkupi për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale „prodhimi ipaautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“.
Më 22.04.2026, nëpunësit policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të denoncuarit, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar kokainë.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Vinicë ka paraqitur kallëzim penal kundër S.T. (44) nga fsh. Leski, rajoni i Vinicës, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale „dhunë“. Më 06.05.2026, në fsh. Leski, pas një grindjeje paraprake, i denoncuari e ka sulmuar një 19-vjeçar.
NJPB Koçan ka ngritur kallëzim penal kundër J.M. (24) dhe A.M. (21), të dy nga Koçani, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „dhunë“. Më 13.11.2025, në vendin e quajtur „Vila jashtë qytetit“ në Koçan, të denoncuarit e kanë sulmuar me mjete të forta dhe metalike Xh.S. (30) nga Kriva Pallanka, duke i dëmtuar edhe automjetin e tij. Gjithashtu, NJPB Koçan ka paraqitur kallëzim penal edhe kundër Xh.S. (30) nga Kriva Pallanka për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „privim i kundërligjshëm nga liria“. Më 13.11.2025, në vendin e quajtur „Vila jashtë qytetit“, i denoncuari me përdorimin e forcës e ka futur A.M. (21) nga Koçani në një automjet, e ka mbajtur aty, ndërsa persona të tjerë që ndodheshin në ulëset e pasme e kanë sulmuar fizikisht. Më pas e kanë nxjerrë nga automjeti dhe janë larguar.
SPB Shtip ka ngritur kallëzim penal kundër B.T. (33) nga Shtipi për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „lëndim i rëndë trupor“. Më 16.04.2026, në shtëpinë e tij, pas një grindjeje paraprake, i denoncuari ia ka marrë telefonin celular I.J. dhe e ka sulmuar me një send të fortë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
SPB Strumicë ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Strumicës ndaj D.R. (34) nga Strumica për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale „prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“.
Më 31.05.2026 në Strumicë, nëpunës policorë nga SPB Strumicë kanë ushtruar kontroll ndaj të denoncuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar kokainë dhe dy peshore digjitale me mbetje të një substance pluhurore të bardhë. Personi është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacionin policor të Strumicës, ndërsa pas paraqitjes së kallëzimit penal është nxjerrë para gjykatësit të Gjykatës Themelore të Strumicës, i cili ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Dibër ka paraqitur kallëzim penal ndaj S.I. (36) nga fsh. Dollgash, Komuna e Qendër Zhupës, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „dhunë ndaj fëmijës“. Më 17.05.2026, në një market në fshatin Dollgash, e denoncuara ka sulmuar fizikisht një fëmijë dhjetëvjeçar.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.Z. (34) nga fsh. Zagorçan i Strugës dhe L.H. (46) nga fsh. Kalishtë i Strugës, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „eksploatim i paligjshëm i lëndëve të para minerale“. Në zonën e fshatit Vishnë, rajoni i Strugës, A.Z., edhe pse nuk posedonte koncesion ose leje të vlefshme për eksploatimin e lëndëve të para minerale të lëshuar nga organi kompetent, e kishte angazhuar L.H, i cili me ekskavator kishte kryer gërmime të paligjshme dhe transport të materialit me automjet transportues. Në këtë mënyrë, të denoncuarit kanë nxjerrë në mënyrë të kundërligjshme rreth 5.000 metra kub lëndë minerale pa koncesion, në një sipërfaqe prej 10.104 metrash katrorë, që është konstatuar gjatë kontrollit të jashtëzakonshëm të Inspektoratit Shtetëror për Inspektim Teknik.
Më 01.06.2026, në orën 16:00, në SPB Shkup, V.E. (24) nga Shkupi ka njoftuar se në rajonin e Gazibabës, në hyrje të një ndërtese, ishte sulmuar fizikisht nga S.B. (person femër). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 01.06.2026, në orën 10:00, në SPB Shkup, E.B. (40) nga fshati Studeniçan, rajoni i Shkupit, ka denoncuar se një ditë më parë, rreth orës 11:00, para objektit të tij hotelierik pranë fsh. Batincë, kishte shpërthyer zjarr. Sipas denoncimit, kryerësi kishte hyrë në oborrin e një shtëpie që kufizohet me lokalin dhe kishte ndezur bar të thatë të kositur. Si pasojë, zjarri ishte përhapur në të gjithë oborrin dhe kishte arritur deri te gardhi i lokalit. Zjarri është shuar, ndërsa SPB Shkup po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.
Më 01.06.2026, në orën 20:40, në SPB Shkup, një burrë 44-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar se në periudhën nga 27.05. deri më 01.06.2026 ishte mashtruar nga D.P. për shumën prej 309.800 denarësh. Sipas denoncimit, ai e njihte D.P. prej më parë dhe ishte mashtruar në atë mënyrë që D.P. duhej t’i ndërmjetësonte për marrjen e një kredie bankare. Për këtë arsye, në disa raste i kishte dhënë para për të mbuluar gjoja shpenzimet e procedurës së marrjes së kredisë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 01.06.2026, në orën 21:10, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria S.K. (38) nga Kumanova, pasi tek ai u gjet dhe u sekuestrua marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 01.06.2026, në orën 14:40, në Shkup, në rajonin e Bit Pazarit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria I.S. (34) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm se e kishte kërcënuar bashkëshorten e tij 33-vjeçare dhe familjen e saj. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzimi përkatës.
Më 01.06.2026, në orën 22:00, në Shkup, në rajonin e Gjorçe Petrovit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria L.D. (36) nga Manastiri, pasi kishte sulmuar fizikisht nëpunës policorë të cilët po kryenin detyra zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 01.06.2026, në orën 14:00, në Shtip, nëpunës policorë nga SPB Shtip e privuan nga liria S.K. (36) nga Shtipi, pasi tek ai u gjet dhe u sekuestrua marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 02.06.2026, në orën 01:20, në Shkup, në rajonin e Gazibabës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria A.P. (46) nga Shkupi, pasi gjatë tentimit për identifikim nga ana e policisë, ai kishte nxjerrë një pistoletë dhe kishte krisur një plumb në drejtim të nëpunësve policorë, pas çka kishte ikur. Pas masave të ndërmarra, ai u gjet dhe u arrestua. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 01.06.2026, rreth orës 11:40, në SPB Shkup, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore u njoftua se në një hotel në rajonin e Bit Pazarit ishte gjetur i vdekur Z.J. (74) nga Tetova, i cili ishte mysafir në hotel. Mjeku ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune. Është kryer hetim në vendgjarje, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.
Më 02.06.2026, në orën 03:00, në kompleksin e REK Manastir – Miniera Suvodol, nëpunës policorë nga SPB Manastir i privuan nga liria D.Q. (25) nga Manastiri dhe S.A. (18) nga Prilepi, pasi u kapën në flagrancë duke kryer vjedhje të rëndë në kombinat. Sendet e vjedhura u kthyen, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzimi përkatës.