SPB Ohër ngriti kallëzim penal ndaj një personi juridik nga Ohri, me veprimtari parësore kultivimin e bimëve erëzore, aromatike dhe mjekësore, si dhe kundër R.D. (54) nga Ohri, drejtues i personit juridik, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale sipas nenit 95-v të Ligjit për Kontrollin e Drogave Narkotike dhe Substancave Psikotrope. Me fjalë të tjera, i denocuari i dytë, në periudhën nga 28.04.2025 deri në fillim të marsit 2026, nuk e ka njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë, përkatësisht nuk ka dorëzuar njoftime me shkrim në komisionin kompetent për ndryshimet e ndodhura lidhur me sasinë e produktit final – lules së thatë, si dhe për ruajtjen e lules në ambiente të papërshtatshme. Gjatë kontrollit të kryer, mallrat e gjetura dhe të konstatuara janë vulosur në objektet e filialit të personit juridik në fsh. Novo Sellë, Komuna e Debërcës.
Më 02/03.06.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup I privuan nga liria P.K. (49), R.R. (36), I.G. (29), N.A. (39), N.T.S. (40), M.K. (39) dhe një të mitur 16-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, si dhe T.A. nga Italia, për shkak se u ishin gjetur dhe sekuestruar substance të ngurtë të bardhë dhe substancë pluhurore, substancë kristalore, marihuanë dhe një thikë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ndërmerren parashtresa përkatëse.
Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Krimit të Rëndë ngriti kallëzim penal ndaj K.P.K. (66) nga Shkupi për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “prodhimi, posedimi, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”, si dhe kundër një personi juridik nga Shkupi për “ruajtje, posedim dhe tregtim të paautorizuar të sasive të mëdha të mjeteve piroteknike dhe lëndëve shpërthyese”. Më 13.02.2026, nëpunësit policorë realizuan bastisje në magazina dhe në ambiente afariste në Shkup, të cilat i përdorte personi juridik, përkatësisht K.P.K., me ç’rast ishte gjetur dhe sekuestruar një sasi e madhe mjetesh piroteknike, të cilat ruheshin në mënyrë të paautorizuar në këto ambiente.
Më 02.06.2026, në orën 08:40, në Pikën Kufitare Bllacë e Poshtme, gjatë hyrjes në shtet, nëpunësit policorë privuan nga liria K.K. (22) nga Kosova, ngase gjatë kontrollit kufitar dhe verifikimeve në evidencat operative u konstatua se ndaj tij ishte dhënë masa “arresto” sipas kërkesës së Interpolit. Personi iu dorëzua stacionit policor për veprime të mëtejshme.
SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër A.T.G. (30) nga fsh. Koleshinë, rajoni i Strumicës, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 15.04.2025, nëpunësit policorë kontrolluan një person, të cilit iu gjet dhe iu sekuestrua marihuanë të cilën e kishte blerë nga i denoncuari. Marihuana u gjet edhe gjatë bastisjes në shtëpinë e tij.
Më 02.06.2026, në orën 11:00, në NJPB Koçan u njoftua se në rr. “Todosija Paunov” në Koçan, një motoçikletë “Hamaçi” me targa të Koçanit, e drejtuar nga një 16-vjeçar nga fsh. Gërdovc e ka goditur 74-vjeçaren P.L. nga Koçani. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar P.L., ndërsa lëndime trupore i mituri, të cilat janë konstatuar në spitalin e Koçanit. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i NJPB Koçan.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër N.A. (39) nga Kumanova për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 16.07.2025, nëpunësit policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, me ç’rast ishte gjetur dhe sekuestruar kokainë.
Më 02.06.2026 rreth orës 13:00, në NJPB Strugë, nga Spitali Special “Shën Erazmo” në Ohër u njoftua se u ishte sjellë me lëndime të rënda trupore S.S. (73) nga Struga. Sipas njoftimit, ajo i kishte marrë lëndimet duke ecur në lagjen Plitishtë të Strugës, kur kishte humbur vetëdijen, kishte rënë dhe ishte përplasur në një kamion “Iveko” me targa të Strugës, i drejtuar nga I.I. (40) nga fsh. Radolishtë. Hetim ka bërë ekipi hetimor i NJPB Strugë.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal ndaj D.S. (39) nga fsh. Algunjë, komuna e Nagoriçanit të Vjetër, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “prodhimi, posedimi, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese”. Nëpunësit policorë realizuan bastisje në shtëpinë e tij, me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar një sasi e madhe e ,,barutit të tymosur’’ dhe fishekëve, për të cilat nuk posedonte leje.
Më 03.06.2026, në orën 00:35, në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, nëpunësit policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria G. Xh. (29) nga Republika e Shqipërisë, pasi u ishte gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë. Ai është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 02.06.2026, në orën 13:00 në Strumicë, nëpunësit policorë nga SPB Strumicë i privuan nga liria T.J. (45) dhe V.J. (39), të dy nga fsh. Banicë, rrethina e Strumicës. Sipas denoncimit, ata në rrugën “Vëllazërim-Bashkimi” në Strumicë, së bashku me dy të mitur të tjerë të fshatit Banicë, janë sjellë në mënyrë agresive ndaj punonjësve të Komunës së Strumicës dhe nëpunësve policorë të SPB Strumicë, të cilët kryenin detyra zyrtare. Ata janë ndaluar në Stacionin Policor Strumicë, ndërsa me të miturit janë zhvilluar biseda zyrtare në prani të prindërve. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Strumicë dhe pas dokumentimit të saj do të parashtrohen parashtresa përkatëse.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Dibër ngriti kallëzim penal kundër G.I. (64) nga Dibra për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “uzurpimi i patundshmërive”. Gjatë vitit 2026, në një parcelë kadastrale në vendin e quajtur “Shpilje”, e cila është në pronësi shtetërore, i denoncuari me shtylla metalike ka rrethuar një parcelë ku është vendosur një objekt pa leje ndërtimi, me ç’rast ka përfituar kundërligjshëm tokë shtetërore dhe dobi pasurore në vlerë prej 3.960.000 denarësh.
Më 02.06.2026, në orën 11:10, në SPB Tetovë, nga Qendra Mjekësore Gostivar është njoftuar se u ishin sjellë me lëndime të rënda trupore H.S. (60) dhe R.R. (36), të dy nga Gostivari. Sipas njoftimit, ata i kanë pësuar lëndimet gjatë kryerjes së detyrave të punës për një kompani private në lagjen “Zona e Gjashtë” në Gostivar. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, H.S. është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ndërsa R.R. është mbajtur për trajtim në Qendrën Mjekësore Gostivar. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa hetim kanë bërë një ekip hetimor i NJPB Gostivar dhe inspektori i Inspektoratit Shtetëror të Punës.
Më 02.06.2026, në orën 23:40, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria G.M. (19) nga Kumanova, pasi u ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër S.A. (58) nga fsh. Bërvenicë, rrethina e Tetovës, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “ngacmim seksual”. Në dhjetor të vitit 2024, në një furgon me të cilin kryente transport të udhëtarëve, në momentin kur në furgon nuk kishte persona të tjerë, i denoncuari ka kryer veprime seksuale ndaj një të miture 15-vjeçare nga rajoni i Tetovës.
Më 02.06.2026, në ora 15:20 në Negotinë, nëpunësit policorë nga NJPB Negotinë e privuan nga liria I.D. (28) nga Negotina. Ai dyshohet se në shtëpinë e një 62-vjeçari nga Negotina ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”. Pas masave të ndërmarra, sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit. I.D. është shoqëruar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Më 02.06.2026, në SPB Tetovë u njoftua se rreth orës 09:50 në Shkollën e Mesme Profesionale Shtetërore “Mosha Pijade” në Tetovë ka shpërthyer zjarr në një kabinë të tualetit të meshkujve. Zjarri është shuar nga të punësuarit me aparate zjarrfikëse dhe hidrantë. Gjatë shuarjes së zjarrit, për shkak të thithjes së tymit, të punësuarit N.R., I.P., M.S., A.Z., B.K. dhe G.M. janë dërguar në Qendrën Klinike të Tetovës për ndihmë mjekësore. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Tetovë në bashkëpunim me prokurorin publik.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër D.A. (48) nga fsh. Ramanli, rrethina e Kumanovës, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “prodhimi, posedimi, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese”. Më 08.02.2026, nëpunësit policorë realizuan bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar plumba dhe fishekë gjahu të kalibrave të ndryshëm, të cilët ai i posedonte pa leje dhe miratim përkatës nga organi kompetent.
Më 02.06.2026, rreth orës 14:30, në SPB Shkup, E.M. (29) nga fsh. Llaskarcë, rrethina e Shkupit, denoncoi se në objektin e tij në ndërtim në rrugën Saraj–Matkë, ku punonte së bashku me mikun e tij, kishin ardhur babai i tij E.M. (57) dhe xhaxhai i tij S.M. (45), me të cilët kishte pasur më herët mosmarrëveshje afariste. Pasi u kishte kërkuar të largoheshin nga objekti, ata kanë filluar të qëllojnë në drejtim të objektit me pistoletë dhe pushkë gjuetie, me ç’rast kanë dëmtuar edhe automjetin e tij. Pas masave të ndërmarra, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria E.M., ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë gjuetie dhe fishekë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas çka do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 02.06.2026, në orën 19:30, në SPB Shkup, D.SH. (29) nga Shkupi njoftoi se në zonën e Qendrës ishte sulmuar fizikisht nga një 16-vjeçar nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 02.06.2026, rreth orës 19:30, në SPB Shkup, R.M. (33) nga fsh. Ognjancë, rrethina e Shkupit, njoftoi se në fshat ishte sulmuar fizikisht nga S.S. nga fsh. Ognjancë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 01.06.2026, rreth orës 12:30, në SPB Shkup, D.I. (58) nga fsh. Vollkovë njoftoi se në fsh. Nikishtan, pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion, ishte sulmuar fizikisht nga N.E. (31) nga fsh. Nikishtan. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 02.06.2026, në orën 20:50, në Shkup, në zonën e Shuto Orizarës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria B.A. (51) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se e kishte sulmuar fizikisht me një send të fortë N.A. (56) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 02.06.2026, në orën 13:30, në SPB Shkup, Z.H. (22) nga Shkupi njoftoi se më 01.06.2026, në vendin e saj të punës në një institucion shëndetësor në komunën e Aerodromit, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, Z.J. ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe e kishte sulmuar fizikisht. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 02.06.2026, në orën 09:40, në SPB Shkup u denoncua se pranë deponisë Drislla, në territorin e fsh. Batincë, ishte prishur rendi dhe qetësia publike për shkak të një përleshjeje fizike ndërmjet S.B. (37) nga fsh. Batincë dhe GJ.S. (66) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 01.06.2026, në SPB Shkup, SH.S. (30) nga Shkupi denoncoi se në zonën e Shuto Orizarit, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga M.B. (29) nga Shkupi, i cili kishte përdorur edhe një send të mprehtë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.