SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër R.D. (35) nga Strumica për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 31.05.2026, në hapësirat e Spitalit të Përgjithshëm të Strumicës, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të denoncuarit, me ç’rast iu gjet dhe iu sekuestrua kokainë.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër J.M. (23) nga fsh. Bogovinë, rrethina e Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale “dhunë”. Më 28.02.2026, në fsh. Bogovinë, për shkak të marrëdhënieve të mëparshme të pazgjidhura debitore-kreditore, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht A.T., me ç’rast ka përdorur një send të mprehtë.
Më 03.06.2026, rreth orës 16:10, në SPB Ohër u njoftua se në rrugën „7 Nëntori“ në Ohër, N.M. (63) nga Shkupi, duke drejtuar moped me targa të Ohrit, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, të konstatuara në Spitalin Special „Shën Erasmo“ në Ohër. Është bërë hetim nga një ekip hetimor i SPB Ohër.
Më 03.06.2026, rreth orës 17:00, në Pikën Kufitare Deve Bair, nëpunës policorë e privuan nga liria U.O. (46) nga Republika e Turqisë, pasi gjatë kontrollit të pasaportës dhe verifikimeve kufitare ishte konstatuar se kishte paraqitur për kontroll karta të gjelbra të falsifikuara për automjetin transportues me rimorkio që e drejtonte. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Kriva Pallankë dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Berovë ngriti kallëzim penal kundër U.A. (26), E.XH. (25) dhe M.G. (21), të gjithë nga fsh. Cërnik, komuna e Pehçevës, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 06.05.2026, në vendin e quajtur „Varrezat Turke“, të denoncuarit me një makinë bujqësore – traktor, kanë tentuar t’i shkelnin dy të punësuar në Ekonominë Pyjore Rajonale „Ravna Reka“, të cilët i kishin hasur. gjatë prerjes së paligjshme të druve.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Berovë ngriti kallëzim penal kundër B.D. (44) nga Berova për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 04.03.2026, ajo fizikisht e ka sulmuar Z.D. në shtëpinë familjare të të sulmuarës në Berovë.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër M.I. (24) nga Kumanova për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 28.05.2026, në autostradën Kumanovë – Tabanoc, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll në një automjeti udhëtarësh që drejtohej nga i denoncuari, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar kokainë.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Dibër ngriti kallëzim penal kundër A.L. (29) nga Dibra për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“ dhe „sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë“. Më 29.05.2026, duke lëvizur me shpejtësi të madhe me automjet udhëtarësh, i denoncuari ka shkaktuar aksident rrugor, ndërsa pasi në vendngjarje kanë mbërritur nëpunës policorë, ai i ka sulmuar fizikisht.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Kriva Pallankë ngriti kallëzim penal kundër F.A. (19) nga një fshat i komunës së Rankovcës për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“. Më 27.05.2026, në shtëpinë familjare, pas një grindjeje paraprake, i denoncuari ka sulmuar fizikisht një person femër me të cilën bashkëjetonte.
Më 04.06.2026, në orën 04:40, në SPB Shkup, M.A. (24) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 01:00, në parkun e Çairit, ishte sulmuar fizikisht nga tre persona. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 03.06.2026, në orën 20:25, në SPB Shkup është denoncuar se në zonën e Kisella Vodës, T.J. (82) dhe M.A. (73), të dy nga Shkupi, janë sulmuar fizikisht nga D.A. (39) nga Shkupi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 03.06.2026, në orën 11:00, në SPB Shkup u denoncua se në zonën e Çairit, pas një grindjeje paraprake, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet S.R. (33) dhe L.S. (40), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 03.06.2026, në orën 23:04, në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Shuto Orizarës ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet disa personave. Në atë rast, lëndime të rënda trupore kanë pësuar E.J. (35) dhe M.J. (37), të cilët janë dërguar në Kompleksin e Klinikave „Nëna Terezë“ për dhënien e ndihmës mjekësore. Lidhur me rastin, nëpunës policorë kanë privuar nga liria S.Xh. (53), M.S. (27), Xh.Xh. (28), A.K. (44), S.S. (29), F.M. (46), F.S. (20), D.J. (21), E.J. (32), J.J. (27) dhe N.J. (54), të gjithë nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 03.06.2026, në orën 15:00, në SPB Shkup, M.K. (49) nga Shkupi denoncoi se më 27.05.2026 rreth orës 13:40, në vendin e saj të punës në një institucion shëndetësor në zonën e Qendrës, në zyrë kishte hyrë kolegia e saj N.S., e cila njëkohësisht ishte edhe eprorja e saj, dhe ishte sjellë në mënyrë agresive duke i bërë kërcënime. Sipas denoncimit, N.S. në atë moment ka bërë kërcënime dhe fyerje edhe ndaj punonjëses A.A., të cilën duke e shtyrë e ka nxjerrë nga zyra N.S., pas çka ka reaguar edhe sigurimi i institucionit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 04.06.2026, në orën 01:35, në SPB Shkup u denoncua se ka shpërthyer zjarr në një objekt të braktisur në zonën e Qendrës. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës Zjarrfikëse në Shkup dhe nuk ka persona të lënduar.
Më 03.06.2026, në orën 13:30, në SPB Shkup u njoftua se në fsh. Vizbeg, në Qendrën e Pritjes për azilkërkues, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet Xh.B. (27) dhe A.S. (26), të dy nga Turqia. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.