Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 05.06.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Gostivar ngriti kallëzim penal kundër T.Xh. (50) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “grabitje” dhe “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 23.05.2026, në një bastore sportive në Gostivar, i denoncuari, duke përdorur një send të mprehtë, e ka kërcënuar një të punësuar dhe i ka marrë para. Ndërsa më 01.06.2026, nëpunësit policorë kanë realizuar kontroll në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të tij, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar një vazo me bimë të kanabisit.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.B. (37) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “lëndim trupor”. Më 15.03.2026, pas një grindjeje paraprake, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij.

 

SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër Xh.S. (19) nga Shkupi, M.G. (18), një 17-vjeçari dhe një 15-vjeçari, të gjithë nga Strumica, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “grabitje”. Më 14.05.2026 në Strumicë, të denoncuarit, duke përdorur forcë fizike, i kanë marrë një çantë me para, dokumente personale dhe sende të tjera B.S. (70) nga Strumica.

 

Më 04.06.2026, në orën 11:15, në SPB Kërçovë u njoftua se në rrugën “Rudniçka” në Kërçovë, një trotinet elektrik, i drejtuar nga një i mitur 13-vjeçar nga Kërçova, është përplasur me një automjet të parkuar të tipit “Opel Astra” me targa të Kërçovës, i parkuar nga G.D. (47) nga Kërçova. Në aksident, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore të Kërçovës. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Kërçovë.

 

Më 02.06.2026, rreth orës 20:00, në SPB Sveti Nikollë u njoftua se në një rrugë të pakategorizuar në “Parkun e Ri” në Sveti Nikollë, një i mitur 15-vjeçar nga Sveti Nikolla, duke drejtuar një biçikletë, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. Si pasojë e kësaj, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Shtipit. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Sveti Nikollë.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Sveti Nikollë ngriti kallëzim penal kundër N.I. nga Sveti Nikolla për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale lëndim trupor. Më 30.04.2026, i denoncuari në shtëpinë familjare e ka sulmuar fizikisht nënën e tij dhe i ka shkaktuar lëndime.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Vinicë ngriti kallëzim penal kundër G.N. (37) nga Vinica për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale dhunë ndaj fëmijës. Më 16.04.2026 në Vinicë, i denoncuari ka sulmuar fizikisht një të mitur nga Vinica.

 

Më 04.06.2026, në ora 23:50 në Kumanovë, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria J.S. (21) nga Kumanova. Më parë, duke drejtuar motoçikletë, ai nuk ishte ndalur pas sinjalit për ndalim të dhënë nga policia. Pas masave të ndërmarra, J.S. dhe motoçikleta u gjetën në një pikë karburanti në Kumanovë, ku ai u soll në mënyrë agresive dhe pengoi nëpunësit policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Ai u shoqërua në stacion policor, ndërsa motoçikleta u sekuestrua. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

SPB Dibër ngriti kallëzim penal kundër C.Xh. (32) nga Dibra për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale ndërtim pa leje. Ai, në një parcelë kadastrale në fsh. Rajçicë të Dibrës, pa autorizim dhe në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Ndërtim, kishte ndërtuar objekt banimi.

 

Më 04.06.2026, në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 13:00 në SPB Kumanovë, nëpunësit policorë zhvilluan bisedë zyrtare me E.L. (22), V.B. (19), L.A. (23) dhe një 17-vjeçar, të gjithë nga Kumanova. Ata dyshohen se, duke përdorur forcë, kanë hyrë në një lokal në rrugën “Goce Dellçev” në Kumanovë dhe kanë marrë një numër të madh tavolinash dhe karrigesh. Gjatë bisedës, të denoncuarit e kanë pranuar veprën. Sendet e marra janë gjetur dhe iu kthyen pronarit, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Më 04.06.2026, në orën 23:10, në rrugën “Lubotenska” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria B.I. (35) nga Tetova, pasi ai u soll në mënyrë agresive ndaj policëve që po kryenin detyra zyrtare. Ai është ndaluar në stacion policor për procedurë të mëtejshme.

 

SPB Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër Z.S. (68) nga fsh. Drugovë i Kërçovës për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale dhunë ndaj fëmijës, sipas nenit 201 të Kodit Penal. Ai, gjatë kryerjes së detyrave të punës si profesor në një shkollë të mesme në Kërçovë, ka sulmuar fizikisht një nxënëse të mitur në shkollë, e cila ka pësuar lëndime trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës.

 

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër D.D. (22) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale prodhim i paautorizuar dhe vënie në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Më 28.04.2026, në fsh. Vollkovë të Shkupit, nëpunësit policorë gjetën një çantë me marihuanë dhe një peshore digjitale me mbetje marihuane, e cila i përkiste të denoncuarit.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër O.S. (47) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale rrezikim i sigurisë. Më 04.04.2026, i denoncuari në shtëpinë familjare u kishte bërë kërcënime prindërve të tij.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër A.L. (36) nga fsh. Pllasnicë, komuna e Makedonski Brodit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale dëmtimi ose shkatërrimi i të mirave nën mbrojtje të përkohshme, trashëgimisë kulturore ose rariteteve natyrore. Më 11.11.2025, në bul. “Çlirimi” në Kërçovë, i denoncuari u kap në flagrancë duke dëmtuar një dritare të njërit prej vagonëve të trenit Qiro”, i cili është një objekt historik i regjistruar në librin e inventarit muzeor dhe daton nga viti 1917.

 

Më 05.06.2026, në orën 01:05, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare të Liqenit të Ohrit, në bregun e Liqenit të Ohrit, e privuan nga liria N.A. (75) nga fshati Peshtan i Ohrit. Gjatë një aksioni kontrollues, ai u kap duke kryer veprën penale peshkim i paligjshëm. Tek ai u gjetën dhe u sekuestruan disa peshq dhe një rrjetë peshkimi. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzim penal përkatës.

 

Më 04.06.2026, rreth orës 13:30, në SPB Shkup, V.N. (69) nga Shkupi denoncoi se më 03.06.2026, rreth orës 10:00, gjatë pastrimit të një dollapi me vegla në shtëpinë familjare, kishte gjetur një objekt që ngjante me një mjet shpërthyes – një granatë dore, mbi të cilën ishte shkruar “SRB” dhe “BR. M75 shkollore”. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 04.06.2026, në orën 14:00, në SPB Shkup, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore u njoftua se në një shtëpi në territorin e komunës së Aerodromit ishte gjetur i plagosur me thikë D.B. (46) nga Shkupi, i cili më pas u dërgua në Kompleksin Klinik ,, Nëna Terezë’’. Nëpunësit policorë dolën në vendngjarje dhe, sipas njohurive fillestare dhe deklaratës së tij, ai ishte lënduar vetë pasi kishte rënë në kuzhinë gjatë punës. Është njoftuar prokurori publik dhe po punohet për zbardhjen e rastit.

 

Më 04.06.2026, në orën 17:10, në Pikën Kufitare Aeroporti Ndërkombëtar Shkup, nëpunësit policorë e privuan nga liria Xh.B. (27) nga Turqia. Gjatë kontrollit të pasaportës dhe verifikimit në evidencat operative, u konstatua se për të ishte lëshuar telegram nga Stacioni Policor Çair, pasi më 03.06.2026, në orën 13:30, në Qendrën Pritëse për Azilkërkues në Vizbeg, kishte prishur rendin dhe qetësinë publike duke u përfshirë në përleshje fizike me A.S. (26) nga Turqia, gjithashtu azilkërkues. Ai u dërgua në Stacionin Policor Çair dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzimi përkatës.

 

Më 04.06.2026, në orën 22:00, në Shkup, në zonën e Karposhit, nëpunës policorë ng SPB Shkup e privuan nga liria B.S. (30) nga Shkupi, pas një denoncimi paraprak se në shtëpi kishte sulmuar fizikisht babanë e tij 66-vjeçar. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ndërmerren masat përkatëse ligjore.

 

Më 04.06.2026, në orën 18:00, në Stacionin Policor Karposh, nëpunës policorë nga SPB Shkup zhvilluan bisedë zyrtare me O.Gj. (43) nga Shkupi, pas një denoncimi paraprak se në shtëpi kishte sulmuar fizikisht djalin e saj 15-vjeçar. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse

 

 

 

Accessibility Menu