Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 30.05.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 29.05.2026, në orën 22:21, në SPB Shkup u njoftua se në kryqëzimin e bul. „Nikolla Karev“ dhe rr. „Prohor Pçinski“ në Shkup ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Audi A4“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga N.H. (31) nga fsh. Vizbeg, rrethina e Shkupit, një motoçiklete „BMV“ me targa të Shkupit, e drejtuar nga M.F. (19) nga Shkupi dhe një motoçiklete „Honda HDV“ me targa të Shkupit, e drejtuar nga N.B. (21) nga Shkupi. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar M.F., të konstatuara në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“, ku më pas ka ndërruar jetë, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit publik, drejtuesi i automjetit N.H. është privuar nga liria. Është bërë hetim nga prokurori publik dhe ekipi hetimor i SPB Shkup.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër B.V. (47) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „prodhimi, mbajtja dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese“. Më 21.10.2025, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e A.V., djalit të të denoncuarit, me ç’rast është gjetur një pistoletë e kalibrit 7.65 mm dhe municion.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër L.Xh. (62) nga fsh. Strimnicë, Komuna e Zhelinës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 26.04.2026, pas një takimi të caktuar më parë rreth marrëdhënieve pronësore-juridike, i denoncuari e ka kërcënuar N.I. dhe familjen e tij të ngushtë.

 

Më 29.05.2026, rreth orës 17:40, në SPB Kumanovë u njoftua se në fsh. Konjarë e Epërme, rajoni i Kumanovës, në kryqëzimin e rrugës lokale që çon drejt vendit të quajtur „Bello Bërdë“ dhe rrugës lokale që çon drejt vendit të quajtur „Mlinari“, ka ndodhur aksident rrugor, në të cilin I.Gj. (57) nga fshati Konjarë e Epërme, duke drejtuar moped „Kimko“ me targa të Kumanovës, për të shmangur përplasjen e drejtpërdrejtë me automjetin transportues „Iveko“ me targa të Shkupit, të drejtuar nga K.T. (61) nga Kumanova, ka kthyer papritmas, me ç’rast ka humbur kontrollin dhe së bashku me motoçikletën ka rënë jashtë rrugës. Nga ky aksident, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Kumanovë.

 

Më 29.05.2026, në orën 13:28, në SPB Kumanovë u njoftua se ka shpërthyer zjarr në një shtëpi në fsh. Mateç, në pronësi të M.S. Zjarri është shuar nga fqinjët, ndërsa A.S. (49) dhe N.S. (20), për shkak të thithjes së tymit, janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Është bërë hetim nga ekipi i SPB Kumanovë.

 

Më 29.05.2026, në orën 14:00, nëpunës policorë nga Njësia Policore Mateç e kanë privuar nga liria N.N. (37) nga Republika e Kosovës, duke vepruar sipas telegramit të shpallur më parë nga SPB Tetovë në lidhje me veprën penale sipas nenit 236 të Kodit Penal („Vjedhje e rëndë“). Personi është shoqëruar dhe ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedim të mëtejmë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 29.05.2026, në or;n 19:10, në Stacionin Policor Vallandovë u njoftua se në rrugën rajonale ndërmjet fshatrave Piravë dhe Josifovë, rrethina e Vallandovës, një moped me targa të Gjevgjelisë, e drejtuar nga F.D. (18) nga Gjevgjelia, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Nga ky aksident, drejtuesi i mopedit ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Shtëpinë e Shëndetit në Gjevgjeli. Është bërë hetim nga ekipi hetimo i NjPB Vallandovë.

 

Më 29.05.2026, në orën 13:30, në fsh. Mokrinë, rajoni i Strumicës, nëpunës policorë nga SPB Strumicë – Njësia Policore Novo Sellë është ndaluar F.I. (32) nga Radovishi. Ai kërkohej me urdhërarrest për vuajtjen e dënimit me burg prej 10 muajsh për kryerje të veprës penale „vjedhje“. Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues „Burgu i Strumicës“ për vuajtjen e dënimit.

 

Më 30.05.2026, në orën 00:45, në SPB Shtip, M.J. (33) nga fsh. Tarincë, Komuna e Karbincit, ka denoncuar se më 29.05.2026, rreth orës 21:30, në fushën sportive të fsh. Tarincë, djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga S.S. (person femër). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 29.05.2026, në orën 17:55, në Probishtip, nëpunës policorë nga NjPB Probishtip kanë privuar nga liria L.N. (44), pas denoncimit paraprak se rreth orës 16:00 kishte kërcënuar U.T. dhe familjen e saj. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

 

Më 30.05.2026, në orën 00:15, në SPB Shkup, K.K. (26) nga Shkupi ka njoftuar se në fsh. Inxhikovë, rajoni i Shkupit, është sulmuar fizikisht nga disa persona, ndërsa gjatë sulmit është përdorur edhe një send i fortë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 29.05.2026, në orën 19:10, në SPB Shkup, A.S. (69) ka njoftuar se në fsh. Vollkovë, rajoni i Shkupit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme në komunikacion, është sulmuar fizikisht nga V.S. (53), të dy nga Shkupi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 29.05.2026, në orën 18:50, në Shkup, në zonën e Shuto Orizarës, nëpunës policorë të SPB Shkup kanë ndaluar M.J. (32) nga Shkupi, pas një denoncimi paraprak se kishte sulmuar fizikisht E.J. (43) nga Shkupi dhe kishte shfaqur sjellje agresive ndaj nëpunësve policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

 

Më 28.05.2026, rreth orës 13:50, në SPB Shkup, E.M. (62) nga Shkupi ka denoncuar se në oborrin e shtëpisë në zonën e Butelit, një tavolinë plastike ishte dëmtuar nga një plumb qorr nga arma e zjarrit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 30.05.2026, rreth orës 05:10, në SPB Shkup u njoftua se në vendbanimin Ilinden kishte shpërthyer zjarr në një hapësirë ndihmëse ku ishte vendosur agregati i një objekti tregtar, i cili ishte vendosur në anën e pasme të objektit. Zjarri është shuar nga Njësia Zjarrfikëse. Persona të lënduar nuk ka.

 

Accessibility Menu