Më 28.05.2026, nëpunës policorë nga SPB Tetovë privuan nga liria dy persona të moshës 58 dhe 37 - vjeçare, të dy nga fshatrat e zonës së Tetovës. Më parë, po atë ditë në orën 16:45, në SPB tetovë, një person 62-vjeçar, gjithashtu nga një fshat i Tetovës, ka denoncuar veprën penale "ngacmim seksual" me elementë të aktit të dhunshëm seksual të kryer ndaj mbesës së saj të mitur nga personi 58-vjeçar. Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit 2024, kur e mitura atëherë 15-vjeçare po kthehej nga Tetova me kombe të drejtuar nga i denoncuari, me ç'rast i njëjti me përdorimin e forcës fizike ka kryer akt të shunshëm seksual mbi të. Pas një periudhe të caktuar kohore, e mitura ia ka treguar ngjarjen nënës së saj 37-vjeçare, e cila ka qenë në lidhje me personin 58-vjeçar, por e njëjta nuk e ka denoncuar ngjarjen. Personat janë ndaluar në stacionin policor, për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik. Pasi dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet një kallëzim përkatës.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër B.B. (58), person juridik, dhe L.T. (61), të gjithë nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale "ndërtim i paligjshëm" dhe "keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar". I denoncuari i parë, si menaxher i të denoncuarit të dytë, në cilësinë e investitorit dhe organizatorit të punimeve ndërtimore, gjatë vitit 2022, me Leje Ndërtimore, e cila u është dhënë babait të tij dhe një personi tjetër, ka kryer punime ndërtimore të kategorisë së dytë dhe ka ndërtuar magazinë në kundërshtim me projektin themelor, përkatësisht ka bërë ndryshime gjatë ndërtimit dhe ka ndërtuar një kat tjetër të magazinës. E denoncuara e tretë, në cilësinë e inspektores së ndërtimit në Departamentin e Mbikëqyrjes Inspektuese të Komunës së Kumanovës, nuk ka ndërmarrë veprime për të cilat ishte e detyruar që t'i ndërmerrte.
NJPB Kriva Palankë ngriti kallëzim penal kundër I.S. (50) dhe një personi juridik nga Kriva Palanka për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "uzurpimi i patundhsmërive". Në periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2025, në një pjesë të tre parcelave kadastrale të regjistruara në fletëpronësi në pronësi të shtetit me një sipërfaqe totale prej 518 metrash katrorë, i denoncuari i parë në cilësinë e pronarit dhe menaxherit të të denoncuarit të dytë si investitor, me qëllim zotërim, kishte uzurpuar patundshmëri të huaj, pronë në përdorim të përgjithshëm në pronësi të shtetit dhe kanë ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme mure mbështetëse, strehë, objekt ndihmës dhe shkallë, me çka kanë pamundësuar shfrytëzimin e hapësirës nga qytetarët e RMV-së. Në këtë rast, ata nuk kanë siguruar dokumentacionin e nevojshëm teknik me qëllim që të përdoreshin për ushtrimin e veprimtarisë hoteliere në dobi të personit juridik të denoncuar të dytë dhe në këtë mënyrë kanë dëmtuar buxhetin e shtetit.
Më 28.05.2026 në orën 23:00 në SPB Shkup u njoftua se në rrugën “34” në lagjen Ilinden ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti pasagjerësh “BMV” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.S. (23) dhe një mopedi të drejtuar nga P.S. (20), që të dy nga lagjja e Ilindenit. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i mopedit, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Shkup.
Më 28.05.2026 rreth orës 21:10 në SPB Kumanovë u njoftua se në rrugën rajonale Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkez të Kumanovës, ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh “Mercedes” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga F.S. (24) nga Kumanova dhe një trotineti elektrik i drejtuar nga një i mitur 13-vjeçar nga fsh. Çerkez. Pas aksidentit, i mituri është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja. Në orën 21:20, në Stacionin Policor Kumanovë, shoferi është privuar nga liria. Është bërë hetim nga Prokurori Publik dhe nga ekipi hetimor i SPB Kumanovë.
NJPB Strugë ngriti kallëzim penal kundër G.M. (53) nga fsh. Kalishtë i Strugës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” sipas nenit 288 të Kodit Penal. Ai, më 09.04.2026, në tokën e tij e cila ndodhet pranë rrugës rajonale Strugë-Kalishtë, kishte ndezur bar të thatë dhe vegjetacion me degëzim të ulët që më parë e kishte mbledhur, ndërsa zjarri shumë shpejt ishte përhapur edhe në pyllin me plepa pranë rrugës. Nga zjarri nuk ka pasur persona të lënduar.
Më 28.05.2026 në or;n 22:45 në Stacionin Policor Gjevgjeli u njoftua se në bulevardin “Gjevgjelia”, një moped me targa të Gjevgjelisë, i drejtuar nga një i mitur 16-vjeçar nga Gjevgjelia, ka goditur këmbësorin V.S. (57) nga Gjevgjelia. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësori dhe një bashkudhëtar 17-vjeçar në motor nga fsh. Moinë, rrethina e Gjevgjelisë. Lëndimet janë konstatuar në Qendrën Mjekësore të Gjevgjelisë, ndërsa hetim në vendin e ngjarjes ka bërë ekipi i NJPB Gjevgjeli.
Më 29.05.2026 në orën 00:30, në Stacionin Policor Gazi Babë, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria S.E. (45) nga rajoni i Shkupit, pas denoncimit paraprak se e kishte sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 28.05.2025 rreth orës 19:30, në SPB Shkup, një grua 35-vjeçare denoncoi se në rajonin e Shutka Orizarës ishte sulmuar fizikisht nga partneri i saj jashtëmartesor E.M. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 28.05.2026 në orën 20:30, në SPB Shkup, një grua 41-vjeçare denoncoi se nga ish-partneri i saj jashtëmartesor M.A. ishte shqetësuar psikikisht dhe se ai i kishte bërë kërcënime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 28.05.2026 në orën 22:15, në SPB Shkup, E.S. (33) nga Shkupi njoftoi se rreth orës 21:50, në rajonin e Çairit, në një autobus, djali i saj i mitur ishte sulmuar fizikisht nga dy të mitur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 28.05.2026 rreth orës 10:50, në SPB Shkup, G.Sh. (63) nga Shkupi njoftoi se në oborrin e një shtëpie në rajonin e Butelit, nga një plumb qorr prej armës së zjarrit ishte dëmtuar xhami i përparmë i automjetit të tij “Seat” me targa të Shkupit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.