SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër F.S. (38) nga Manastiri për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 12.07.2025, në fsh. Dupen i Poshtëm, rrethina e Resnjës, nëpunës policorë nga SPB Manastir kanë ushtruar kontroll ndaj të denoncuarit, me ç’rast atij i është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
NJPB Kriva Pallankë ngriti kallëzim penal kundër E.K. (27), A.F. (22), S.A. (23) dhe J.M. (19), të gjithë nga Kriva Pallanka, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “dëmtimi dhe hyrja e paautorizuar në sistemin kompjuterik”. Të denoncuarit, nga shtëpia e një gruaje në një fshat të komunës së Rankovcës, kanë marrë një kartelë bankare, pas çka më 14.11.2025, në shtatë raste në katër lokacione në Kriva Pallankë, kanë realizuar transaksione dhe kanë përfituar dobi të kundërligjshme pasurore.
NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër V.S. (38), A.R. (22), A.A. (23) dhe R.A. (22), të gjithë nga Prilepi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “vjedhje” të druve. Më 06.11.2025, në zonën e vendbanimeve Bellovodicë, Trojac, Careviq dhe Pletvar, nëpunës policorë nga NJPB Prilep i kanë kapur të denoncuarit gjatë prerjes së paligjshme të druve.
Më 28.05.2026, në orën 01:48, në SPB Shkup u njoftua se në shtëpi, pronë e S.K. (45), e në të cilën jetonte edhe nëna e saj M.V. (85) në lagjen Pinti në Shkup, ka shpërthyer zjarr. Prej lëndimeve të pësuara nga zjarri ka ndërruar jetë M.V., ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë. Zjarri është shuar nga Brigada Zjarrfikëse Shkup, ndërsa gjatë ditës do të kryhet hetim në vendngjarje.
Më 27.05.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria Z.D. (39), K.A. (23) dhe një 17-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, pasi tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.
Më 27.05.2026, rreth orës 19:40, në SPB Veles u njoftua se në rrugën rajonale Veles - Shkup, J.P. (20) nga Velesi, duke drejtuar motoçikletë pa targa regjistrimi, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. Nga ky aksident, motoçiklisti ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit. Hetimin në vendngjarje e ka kryer ekipi hetimor nga SPB Veles.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Dibër paraqiti kallëzim penal kundër Xh.C. (32) nga Dibra për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “uzurpim i patundshmërive”. I denoncuari, në parcelë kadastrale në Komunën Kadastrale Dibër dhe Komunën Kadastrale Liqeni i Shpiljes, në pronësi të ShA “EMV” Shkup, ka uzurpuar tokë me sipërfaqe prej 4.320 m².
Sektori i Jashtëm i Çështjeve Kriminalistike Sveti Nikollë paraqiti kallëzim penal kundër D.T. (30) nga Sveti Nikolla për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mundësimi i përdorimit të drogave narkotike”. Më 15.11.2025, nëpunësit policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç’rast tek ai është gjetur dhe sekuestruar heroinë, ndërsa në shtëpi është hasur edhe një person femër, të cilës i denoncuari i ka mundësuar që të përdorë drogë.
Më 27.05.2026 në orën 22:10, nëpunës policorë nga SPB Dibër e privuan nga liria 40-vjeçaren S.R. nga një fshat i Dibrës, pasi më herët në stacion policor kishte denoncuar rrejshëm dhunë familjare sipas nenit 366 të Kodit Penal, gjegjësisht kishte raportuar rrejshëm se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës.
SPB Strugë ngriti kallëzim penal kundër R.B. (36) nga Struga për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “përvetësim” sipas nenit 239 të Kodit Penal. Më 28.12.2025, i denoncuari kishte përvetësuar në mënyrë të paautorizuar një automjet udhëtarësh, pronë e një autoservisi nga Struga, ku ishte i punësuar, e i cili më parë nga pronari i servisit kishte autorizim për përdorimin e përkohshëm për nevoja zyrtare.
Më 27.05.2026 në orën 20:15 në SPB Shkup, V.T. (60) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 19:50 në rajonin e Qendrës ishte sulmuar fizikisht nga J.I. (41) dhe T.P. (65). Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 28.05.2026 në orën 00:05 në SPB Shkup u njoftua se rreth orës 23:40 në rajonin e Shutkës, në oborrin e shtëpisë së D.A. (47) nga Shkupi, ka shpërthyer zjarr, me ç’rast janë djegur kartona të cilat i ka mbledhur për shitjen e letrës së vjetër, pas çka pronari së bashku me fqinjët Xh.A. (23) dhe R.A. (23) kanë filluar që ta shuajnë zjarrin. Ekipi i Brigadës Zjarrfikëse e ka lokalizuar dhe shuar plotësisht zjarrin, ndërsa për shkak të thithjes së tymit, Xh.A. dhe R.A. u dërguan në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza” për dhënien e ndihmës mjekësore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 27.05.2026 në orën 17:50 në Shkup, në rajonin e Karposhit, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria M.K. (19), N.K. (27) dhe një 16-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, sepse më herët kishin sulmuar fizikisht nëpunës policorë që po kryenin detyra zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër N.Z. (51) nga Manastiri për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “ndërtim pa leje” dhe “uzurpim i pasurisë së paluajtshme”. I denoncuari, në periudhën nga fillimi i vitit 2025 deri në shkurt të vitit 2026, në parcela kadastrale në pronësi të shtetit dhe të personave të tretë, kishte ndërtuar shtëpi me hapësira afariste dhe banimi, pa leje paraprake ndërtimi.
Më 26.05.2026, në or;n 23:45 në Koçan, nëpunës policorë nga SPB Koçan i privuan nga liria O.V. (48) dhe B.V. (47), të dy nga Koçani, si dhe 21-vjeçaren N.A. nga Kavadari. Nëpunës policorë ndaluan një automjet udhëtarësh “Opel” me targa të Koçanit, të cilin e drejtonte O.V., me ç’rast vërejtën se B.V. hodhi nga automjeti një substancë pluhurore ngjyrë kafe, e cila ishte gjetur dhe sekuestruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 27.05.2026, në orën 18:20 në Negotinë, nëpunës policorë nga SPB Negotinë i privuan nga liria P.R. (34) dhe P.A. (31), të dy nga Negotina, sepse gjatë kontrollit tek ta, te P.R. u gjet dhe u sekuestrua marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 28.05.2026, në orën 02:53 në SPB Shkup, një burrë 59-vjeçar nga Shkupi u njoftua se në parkingun para një ndërtese në zonën e Bit Pazarit i ishte djegur goma e pasme e djathtë e automjetit të tij “Citroën Berlingo” me targa të Shkupit. Nëpunës policorë dolën në vendngjarje dhe konstatuan se pjesa e pasme e djathtë e automjetit ishte spërkatur me lëndë djegëse, me ç’rast ishte përfshirë nga zjarri goma e pasme, e cila ishte fikur nga fqinjët. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 27.05.2026, në orën 10:15 në SPB Shkup, D.M. (35) nga Shkupi njoftoi se pranë Qendrës Transportuese në Shkup, në një stacion taksi, ishte sulmuar fizikisht nga disa persona, ndërsa njëri prej tyre kishte ngritur dorën për ta qëlluar me një send të mprehtë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 27.05.2026, në orën 12:38 në SPB Shkup u njoftua se në banesë të një ndërtese në rrugën “Hristo Smirnenski” në Shkup ka shpërthyer zjarr. Ekipi i Brigadës Zjarrfikëse Shkup e ka shuar zjarrin, ndërsa nga zjarri është lënduar një 13-vjeçar, i cili ndodhej në banesë. Me automjet të Ndihmës së Shpejtë, i mituri është dërguar në spitalin “Shën Naum Ohridski” për dhënien e ndihmës mjekësore. Është bërë hetim në vendngjarje.