Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 27.05.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

SPB Koçan ka ngritur kallëzim penal kundër A.R. (27) dhe N.M. (21), të dy nga Koçani, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 04.05.2025, nëpunësit policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të denoncuarve, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe hashash.

 

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër Sh.A. nga rrethina e Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “lëndim trupor” dhe “rrezikim i sigurisë”. I denoncuari në shtëpinë familjare ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzat e tij, me ç’rast u ka shkaktuar lëndime.

 

Më 26.05.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria I.M. (23), S.B. (30), E.L. (18), të gjithë nga Shkupi, si dhe A.V. (20) nga Kratova, pasi u ishin gjetur dhe sekuestruar një materie e ngurtë me ngjyrë kafe dhe të bardhë, materie pluhurore dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

 

Më 26.05.2026 në orën 10:00 në SPB Tetovë, B.F. (36) nga fsh. Reçicë e Vogël, rrethina e Tetovës, denoncoi se rreth orës 07:30 kishte vërejtur një vrimë në kulmin e automjetit të tij të pasagjerëve “Audi” me targa të Tetovës, ndërsa pranë automjetit kishte gjetur një plumb qorr nga arma e zjarrit. Është bërë hetim në vendin e ngjarjes, ndërsa predha është marrë për procedurë të mëtejshme. Po punohet për zbardhjen e rastit.

 

Në SPB Kumanovë u njoftua se në një shtëpi të braktisur në fsh. Çellopek, komuna e  Nagoriçanit të Vjetër, janë gjetur dy bomba dore dhe dy ndezës të granatave artilerike 76 mm, që datojnë nga Lufta e Parë Botërore. Më 26.05.2026 bombat janë marrë në mënyrë të sigurt nga pirotekniku i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit. Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB Kumanovë.

 

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale drejtuar Prokurorisë Themelore Publike në Manastir ngriti kallëzim penal ndaj I.D. për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 353 paragrafi 1 të Kodit Penal. I.D., në vendin e punës “polic më i ri” në Stacionin Policor Manastir, më 25.03.2026 rreth orës 17:00, në periudhë kur nuk ishte i angazhuar në punë, ka shkuar në hapësirat e Ndërmarrjes Publike për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike për parkimin dhe rregullimin e organizimin e transportit publik lokal të udhëtarëve në Komunën e Manastirit, është prezantuar si nëpunës policor dhe ka paraqitur kërkesë për anulimin e urdhrit për arkëtimin e parkimit të parregullt të një automjeti udhëtarësh “Audi”, pronë e vëllait të tij, ndërsa në rubrikën “arsyetimi i shkakut për anulimin e urdhrit” me dorën e tij ka shkruar MPB. Me këtë veprim ai ka dhënë deklaratë të rreme se automjeti është pronë e MPB-së, me qëllim që t’i mashtronte të punësuarit e ndërmarrjes publike NPTPL për t’u liruar nga pagesa e gjobës. Departamenti për Kontroll të Brendshëm kundër I.D. do të paraqesë edhe propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore.

 

SPB Prilep paraqiti kallëzim penal kundër V.K. (43) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vjedhje” të druve. Më 22.01.2026, nëpunës policorë kanë ndaluar një automjet udhëtarësh “Folksvagen Pasat” me dru të prerë në mënyrë të paligjshme, i drejtuar nga i denoncuari.

 

SPB Prilep paraqiti kallëzim penal kundër D.S. (43) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “prodhimi, mbajtja dhe tregtimi i palejuar i armëve ose materieve shpërthyese”. Më 28.07.2025, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy bomba dore.

 

SPB Ohër paraqiti kallëzim penal kundër B.N. (36) nga Ohri për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, nëpunësit policorë të policisë kriminalistike kanë gjetur dhe konfiskuar kokainë.

 

SPB Strugë paraqiti kallëzim penal kundër K.M. (64) nga Struga për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e dy veprave penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë”. Më 14.05.2026, i denoncuari ka sulmuar fizikisht nëpunës policorë të cilët po ndërmerrnin veprime zyrtare.

 

SPB Kërçovë paraqiti kallëzim penal kundër S.Sh. (64) nga Kërçova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose materieve shpërthyese”. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të realizuar me urdhër gjykate, nëpunësit policorë kanë gjetur dhe konfiskuar një karabinë gjuetie “Mauser” e kalibrit 8 milimetra, të cilën e posedonte pa autorizim.

 

Më 27.05.2026 në orën 08:50 në SPB Shkup, M.T. (29) nga Shkupi denoncoi se në rajonin e Qendrës, pas një mosmarrëveshjeje paraprake në komunikacion, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 26.05.2026 në orën 10:52 në SPB Shkup, B.A. (39) nga Shkupi njoftoi se në rajonin e komunës së Aerodromit, derisa po drejtonte biçikletën, një person e kishte sulmuar fizikisht me një send të fortë dhe ia kishte marrë çantën e shpinës me para dhe sende personale. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

 

Accessibility Menu