Më 08/09.05.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria O.I. (31), M.M. (31), A.R. (27), M.B. (40), J.Gj. (32), D.H. (19) dhe një 15-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, A.D. (35) nga fsh. Saraj i Shkupit dhe A.D. (36) nga Republika e Sllovenisë, pasi atyre u ishte gjetur dhe sekuestruar materie pluhurore e bardhë, materie e ngurtë e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.
Më 08.05.2026 në orën 11:05, në Pikën Kufitare Bllatë, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria F.M. (42) nga Republika e Shqipërisë, pasi gjatë verifikimeve të kryera u konstatua se ai ishte subjekt i kërkimit ndërkombëtar dhe i evidentuar me masën “arresto”, me kërkesë të Interpolit-Itali, për kryerjen e disa veprave penale. Personi iu dorëzua nëpunësve policorë të Stacionit Policor Dibër për veprime të mëtejshme.
SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër A.M. (30) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”. Më 05.04.2026, pas një aksidenti të mëparshëm rrugor, në të cilin ishte përfshirë nën ndikimin e alkoolit, i denoncuari ishte sjellë në mënyrë agresive dhe kishte tentuar t’ia marrë pistoletën zyrtare një nëpunësi policor, i cili po kryente veprime zyrtare.
NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër Zh.A. (50) nga Koçani për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dëmtimi dhe depërtimi i paautorizuar në sistem kompjuterik”. Më 27.12.2025, i denoncuari kishte marrë portofolin e një personi, në të cilin kishte para dhe dokumente personale, pas çka në dy raste kishte tentuar pa sukses të kryejë transaksione me kartën e tij bankare në bankomat, ndërsa një transaksion e kishte realizuar me sukses në një pompë benzine. Në këtë mënyrë personit i është shkaktuar dëm material në vlerë të përgjithshme prej 36.000 denarësh.
Më 08.05.2026, në periudhën prej orës 20:30 deri në orën 22:35, me urdhër të Gjykatës Themelore Ohër, nëpunës policorë nga SPB Ohër kryen bastisje në shtëpinë e T.P. (39) nga Ohri. Gjatë bastisjes u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë dhe një thërrmuese me mbetje marihuan. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
NJPB Prilep parashtroi njoftim ndaj një nxënësi të shkollës së mesme në Prilep për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “falsifikim kompjuterik”. I denoncuari, duke u paraqitur rrejshëm si mësues i gjuhës angleze nga një shkollë fillore në Vinicë, kishte krijuar profil dhe kishte kontaktuar një të punësuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, e cila i kishte treguar se komunikimi me mësimdhënësit nuk duhet të zhvillohet në rrjete sociale dhe i kishte krijuar adresë zyrtare elektronike nga Ministria e Arsimit, i kishte dhënë fjalëkalimet e e-ditarit si administrator nga llogaria e saj përdoruese dhe i kishte thënë të koordinojë të gjithë mësimdhënësit. Në këtë mënyrë, i denoncuari ka pasur qasje në të gjitha të dhënat e profesorëve në nivelin shtetëror, i kishte koordinuar dhe u kishte ndihmuar në përdorimin e ditarit elektronik. Në periudhën nga viti 2022 deri në nëntor 2025, deri në momentin kur ish-ushtruesja e detyrës së drejtores e kishte informuar të denoncuarin se një profesore e kishte njoftuar se dikush po i fshinte të dhënat nga ditari elektronik i shkollës, i denoncuari kishte fshirë të gjitha profilet dhe llogaritë e profilit të rremë në rrjetet sociale, ndërsa më vonë ishte fshirë edhe profili nga posta zyrtare elektronike e MASH-it.
Më 09.05.2026 në orën 01:34 në Manastir, nëpunës policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria J.T. nga Manastiri. Ai u kap në një truall pranë rrugës për në fsh. Dihovë, rrethina e Manastirit, gjatë kryerjes së vjedhjes së naftës nga një automjet transportues. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 08.05.2026 në orën 19:50 në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë privuan nga liria dy të mitur 16-vjeçarë nga fsh. Rogël, pasi tek ata u gjet dhe u sekuestrua marihuanë. Është njoftuar Prokurori Publik dhe me ta është zhvilluar bisedë zyrtare në prani të prindit. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër L.T. (67) nga Negotina për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shkaktim i urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit mbi baza nacionale, racore, fetare ose baza të tjera diskriminuese”. Më 26.02.2026, i denoncuari kishte incizuar një person me telefon, ndërsa pasi personi e kishte paralajmëruar të mos e incizojë, ai e kishte fyer për shkak të përkatësisë së tij etnike.
Më 08.05.2026 në ora 09:15 në SPB Veles, një 42-vjeçar nga Velesi denoncoi se ishte mashtruar për shumën prej 50.000 denarësh. Sipas denoncimit, ai kishte kontaktuar përmes një rrjeti social me V.B. (31) nga Shkupi, pas çka ishin takuar dhe ishin marrë vesh që V.B. të kryejë rregullimin e oborrit të tij, për çka paraprakisht i kishte dhënë një pjesë të shumës së dakorduar. Më pas, në disa raste me arsyetime të ndryshme, V.B. e kishte shmangur fillimin e punimeve, ndërsa tashmë një periudhë të caktuar nuk u ishte përgjigjur fare mesazheve dhe thirrjeve. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 08.05.2026 në orën 10:25 në NJPB Dellçevë u njoftua se në shëtitoren e lumit Bregallnicë në Dellçevë, N.A. (76), F.S. (80) dhe B.P. (80), të gjithë nga Dellçeva, kishin shtënë në shënjestër druri me dy pushkë ajrore të kalibrit 4.5 mm, pronë e Shoqatës së Pensionistëve të Dellçevës, ku ata ishin anëtarë. Sipas noftimit dhe bisedës zyrtare të zhvilluar me të denoncuarit, ata gjatë periudhës së kaluar ishin përgatitur për një garë sportive të pensionistëve që pritet të mbahet kah fundi i muajit maj në Koçan. Shënjestra, pushkët ajrore dhe municioni (diabolat) janë sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.
Më 08.05.2026 në orën 12:40 në SPB Shkup, N.J. (71) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 11:00, nga shtëpia e tij në territorin e komunës së Aerodromit në Shkup, një person i kishte marrë portofolin me para dhe dokumentet personale, pasi paraprakisht e kishte pranuar në shtëpinë e tij për të kryer disa aktivitete pune. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 08.05.2026 në orën 13:30 në SPB Shkup, S.K. (46) nga Shkupi denoncoi se në periudhën prej orës 10:15 deri në orën 11:20, në Varrezat e Qytetit të Butelit, nga automjeti i pakyçur i udhëtarëve i ishte marrë çanta me para. Pas masave të ndërmarra, çanta ishte gjetur pa portofolin. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Shkup dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 08.05.2026 në orën 11:50 në SPB Shkup u njoftua se para hyrjes së varrezave në Gjorçe Petrov, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet Z.K. (36) dhe D.Z. (55), të dyja nga Shkupi, me ç’rast është përdorur një send i fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Në SPB Shkup u njoftua se më 07.05.2026 në orën 07:50, në korridorin e një ndërtese banimi në territorin e Gazi Babës, pas një mosmarrëveshjeje paraprake lidhur me marrëdhëniet e prishura fqinjësore, është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet A.G. (32) dhe J.M. (53), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 08.05.2026 në ora 20:20 në SPB Shkup, S.S. (47) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 18:40 në territorin e komunës së Aerodromit në Shkup, djali i tij 13-vjeçar ishte sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër, të cilin e njihte. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 08.05.2026 në orën 23:20 në SPB Shkup, S.J. (32) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 22:15 në territorin e Qendrës ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.