Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 08.05.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër G.S. (23) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “prodhimi, mbajtja dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese” dhe “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 04.04.2025, nëpunës policorë realizuam bastisje në shtëpinë dhe objektet tjera të të denoncuarit në Kumanovë, me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar një pistoletë gjysmëautomatike e kalibrit 9 mm, një pistoletë “Zoraki”, dy karikatorë, municion dhe marihuanë.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.L. (46) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim”, si dhe kundër J.A. (34) nga fsh. Opajë, komuna e Likovës, për kryerjen e veprës penale “bashkëkryerje”. Më 07.07.2025, një person nga rrethina e Tetovës kishte realizuar pagesë prej 1.000 eurosh përmes transferit të shpejtë të parave, me qëllim që të denocuarit t’i transportonin një automjet nga një shtet i huaj, por deri në momentin e denoncimit, transporti nuk ishte realizuar.

 

NJPB Gostivar ngriti kallëzim penal kundër A.M. (31) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “lëndim trupor” dhe “rrezikim i sigurisë”. Më 03.05.2026, në shtëpinë familjare, i denoncuari fizikisht i kishte sulmuar bashkëshorten e tij dhe vajzën e tyre të mitur.

 

NJPB Dellçevë ngriti kallëzim penal kundër R.S. (54) nga Dellçeva për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dëmtimi dhe depërtimi i paautorizuar në sistem kompjuterik”. Më 23.12.2025, duke i shfrytëzuar të dhënat dhe autorizimin e bashkëshortit të ndjerë, e dyshuara me kartë debiti kishte tërhequr para nga bankomati dhe kishte kryer pagesa të tjera, ndërsa më 24.12.2025 i kishte mashtruar punonjësit e bankës pa mos treguar se bashkëshorti i saj kishte ndërruar jetë, e kishte shfrytëzuar autorizimin dhe në sportelin e bankës kishte tërhequr para.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.A. (45) nga fsh. Bogovinë, rajoni i Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”. I denoncuari, përmes rrjeteve sociale, kishte dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese dhe kishte kërkuar para nga një person.

 

Më 07/08.05.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria D.D. (26) dhe J.M. (20), të dy nga Shkupi, për shkak se u ishte gjetur dhe  sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 07.05.2026 në orën 08:20 në NJPB Negotinë u njoftua se në rrugën rajonale Negotinë – Demir Kapi është shkaktuar aksident rrugor ndërmjet një automjeti pasagjerësh “Daevu Tiko” me targa të Velesit, i drejtuar nga D.M. (74) nga Negotina dhe një automjeti  pasagjerësh “Reno” me targa të Negotinës, i drejtuar nga J.T. (49) nga Negotina. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit “Daevu Tiko”, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit. Hetim në vendgjarje ka bërë një ekip nga NJPB Negotinë.

 

Më 07.05.2026 në orën 16:00 në SPB Veles, një 43-vjeçare nga Velesi denoncoi se ishte mashtruar për shumën prej 16.592 denarësh. Sipas denoncimit, më 05.05.2026 ajo kishte pranuar një SMS-mesazh për kundërvajtje të supozuar rrugore, të cilën duhej ta paguante. Në mesazh kishte një link të ueb faqes me udhëzimet për pagesën dhe ishte theksuar po që se i ndiqte udhëzimet e dhëna, do të paguante vetëm gjysmën e shumës së kundërvajtjes. Pasi i kishte futur të dhënat e llogarisë së saj bankare, në disa raste kishte pranuar mesazhe për pagesë të pasuksesshme, ndërsa më vonë kishte vërejtur se nga llogaria i ishin tërhequr para. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 07.05.2026 në orën 21:30 në NJPB Negotinë është zhvilluar bisedë zyrtare me T.L. (57) nga Demir Kapia. Gjatë kontrollit rrugor në rrugën rajonale Negotinë–Lakavicë, në vendin e quajtur “Ura e Pepelishkit”, ishte ndaluar automjeti transportues “Mercedes” me targa të Demir Kapisë, i ngarkuar me dru për ngrohje, i drejtuar nga T.L., dhe nga kontrolli i kryer është konstatuar se ai transportonte dru për ngrohje me dokumentacion përkatës, por licenca për ushtrimin e transportit publik kishte skaduar. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 07.05.2026 në orën 23:00 në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria D.D. (79) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm se, rreth orës 15:00, në shtëpinë e tij familjare, kishte prekur në trup fqinjën e tij të mitur. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 07.05.2026 në orën 14:48 në SPB Shtip u njoftua se në një banesë në Shtip është gjetur pa shenja jete një grua. Nëpunës policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar se bëhet fjalë për U.E. (20), shtetase e Republikës së Turqisë. Hetim ka bërë ekipi i SPB Shtip, ndërsa sipas urdhërit të prokurorit publik, trupi është dhënë për obduksion. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër M.J. (44) nga Kavadari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “grabitje”. Më 20.04.2026 në Kavadar, i dyshuari e kishte sulmuar G.T. nga Negotina dhe me përdorimin e forcës fizike i kishte marrë një shishe me metadon dhe një send personal.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.C. (50) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Më 03.01.2026, i denoncuari kishte bërë kërcënime ndaj djalit të tij.

 

Më 07.05.2026 në orën 17:30 në lagjen Fazaneria në Gostivar, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar e privuan nga liria J.K. (34) nga Gostivari. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan marihuanë dhe një peshore digjitale. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 07.05.2026 në orën 20:00 në SPB Shkup, S.B. (49) nga Shkupi denoncoi se më 03.05.2026 rreth orës 23:00 kishte pranuar mesazh në telefonin celular prej vajzës së tij të mitur, se ishte sulmuar fizikisht nga nëna e saj 43-vjeçare, e cila pasi ai e kishte kontaktuar me telefon, i kishte bërë kërcënime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 07.05.2026 në orën 16:00 në SPB Shkup, L.A. (48) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 13:00 në zonën e Qendrës në Shkup ishte sulmuar fizikisht nga B.S. (48) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 07.05.2026 në orën 10:00 në SPB Shkup, T.I. (53) nga Shkupi njoftoi se më 05.05. dhe 06.05.2026 rreth orës 18:30 në rajonin e Bit Pazarit në Shkup, mbesa e tij e mitur ishte sulmuar fizikisht nga dy të mitur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 07.05.2026 në orën 18:20 në Stacionin Policor Kisella Vodë në Shkup, për bisedë zyrtare është ftuar A.Xh. (30) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak të bashkëshortes së tij 29-vjeçare se ai e kishte sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 07.05.2026 në orën 19:50 në SPB Shkup, një grua 37-vjeçare nga Shkupi denoncoi se më 06.05.2026 rreth orës 18:00 në një shtëpi në rajonin e Çairit në Shkup, pas një grindjeje paraprake, ishte sulmuar fizikisht nga një grua 33-vjeçare nga Shkupi, me ç’rast e kishte incizuar me telefonin celular. Më parë, më 06.05.2026 edhe gruaja 33-vjeçare kishte denoncuar se rreth orës 18:45 ishte sulmuar fizikisht nga gruaja 37-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 07.05.2026 rreth orës 15:00 në SPB Shkup u njoftua se në një park në rajonin e Gjorçe Petrovit, pas një grindjeje paraprake, B.E. (41) fizikisht e kishte sulmuar Ç.N. (53) nga fsh. Rashçe, rrethina e Shkupit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 07.05.2026 në SPB Shkup, F.S. (27) nga Kumanova denoncoi se rreth orës 14:40 në vendin e tij të punës në një firmë private në fsh. Kadinë, komuna e Ilindenit, ishte sulmuar fizikisht nga kolegu i tij D.P.. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

 

 

Accessibility Menu