Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Strugë ngriti kallëzim penal kundër R.S. (23) nga fsh. Llabunishtë, rrethina e Strugës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 25.09.2025, në rrugën magjistrale në Strugë, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll në një automjet udhëtarësh, në të cilin i denoncuari ishte bashkudhëtar, ndërkaq ai ishte vërejtur se si nga dritarja e automjetit po hidhte një pako me kokainë.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Strugë ngriti kallëzim penal kundër K.A. (52) nga fsh. Radolishtë, rrethina e Strugës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhunë ndaj fëmijës”. Më 01.04.2026, në shkollën fillore komunale në fsh. Radolishtë, i denoncuari kishte sulmuar fizikisht një shok shkolle të mitur të vajzës së tij.
NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër S.G. (46) nga Koçani për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Më 11.03.2026, i denoncuari e kishte lëshuar pa mbikëqyrje qenin e tij në rrugë, me ç’rast qeni kishte sulmuar Gj.D.A. dhe vajzën e saj 13-vjeçare.
Njësia e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër S.H. (70) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “vjedhje” dhe “hyrje në sistem kompjuterik”. Më 11.11.2025, në Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar, i denoncuari ia kishte marrë portofolin I.P. (69), në të cilin ka pasur 15.000 denarë, dokumente personale dhe kartë bankare, pas çka më vonë nga një bankomat i një banke në Tetovë e kishte keqpërdorur kartën bankare dhe në dy raste kishte tërheque 41.600 denarë, me çka ka shkaktuar dëm të përgjithshëm prej 56.600 denarësh.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal nda S. Gj. (61) nga Shkupi dhe ndaj një personi juridik nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim”. I denoncuari i parë, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, ka mashtruae një person, përkatësisht nuk ia ka paguar 1.840.815 denarë për automjetin e udhëtarëve “Mercedes Vito”.
Njësia e Jashtme për Çështje Kriminalistike Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër I.A. (40) dhe A.M. (33), të dy nga Kërçova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “braktisje dhe keqtrajtim i fëmijës”. Gjatë muajit prill 2025, të denoncuarit, me dijeninë dhe pëlqimin e tyre, kanë lejuar që fëmija i tyre të jetojë në bashkësi jashtëmartesore me një 18-vjeçar nga Velesi.
Më 06/07.05.2026 në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria I.M. (22), A.B. (18) dhe M.K. (18) nga Shkupi, si dhe A.G. (25) nga fsh. Hasan Beg, rrethina e Shkupit, për shkak se u ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 06.05.2026 rreth orës 14:00 në SPB Shkup u njoftua se në kryqëzimin e rr. „Vera Jociq“ me rr. „Heronjtë e Popullit“ në Shkup, automjeti i udhëtarëve „Opel Zafira“ me targa të Velesit, i drejtuar nga I.A. (55) nga Velesi, ka goditur 69-vjeçaren M.D. nga Shkupi. Në aksident, M.D. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup. Është kryer këqyrje nga ekipi për këqyrje i SPB Shkup.
Më 06.05.2026 në orën 19:30 në fsh. Veleshtë, rajoni i Strugës, nëpunës policorë nga NJPB Strugë e privuan nga liria D.Gj. (47) nga fsh. Veleshtë, pasi tek ai dhe në automjetin e tij ishte gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 06.05.2026 në orën 22:15 në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria I.K. (27) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se kishte prishur rendin dhe qetësinë publike, ishte sjellë në mënyrë agresive dhe kishte sulmuar nëpunës policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Gjatë privimit nga liria, ai ka dëmtuar edhe automjetin zyrtar të MPB-së. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 06.05.2026 në orën 23:25 në SPB Shkup, K.A. (25) nga Shkupi njoftoi se rreth orës 22:40 në zonën e Aerodromit në Shkup ishte sulmuar me një mjet të fortë nga dy persona. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 07.05.2026 në orën 02:10 në SPB Shkup u njoftua se në fsh. Orllancë, rajoni i Shkupit, në oborrin e fshatit ishte përfshirë nga zjarri një automjet i parkuar i udhëtarëve „Folksvagen Golf“ me targa të Shkupit, në pronësi të R.A. (39) nga fsh. Orllancë. Nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve Shkup është shuar zjarri, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Është bërë hetim nga një ekip i SPB Shkup.
Më 07.05.2026 në orën 04:00 në SPB Shkup, Q.R. (62) nga Shkupi njoftoi se rreth orës 03:20 në zonën e Karposhit në Shkup ishte përfshirë nga zjarri automjeti i tij i udhëtarëve „Folksvagen Golf“ me targa të Shkupit. Nga Brigada Zjarrfikëse Shkup është shuar zjarri, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Është hetim nga një ekip i SPB Shkup.
NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër J.V. (31) nga Koçani për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Më 07.04.2026, i denoncuari i kishte bërë kërcënime fqinjit të tij K.D. (34) dhe familjes së tij.
Njësia e Jashtme për Çështje Kriminalistike Strugë ngriti kallëzim penal kundër B.E. (43) nga fsh. Koroshishtë, rrethina e Strugës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “heqje ose dëmtim i vulës apo shenjës zyrtare”. Më 14.02.2026, i denoncuari arbitrarisht kishte hequr shiritin zyrtar dhe tabelën për ndalimin e kryerjes së punimeve ndërtimore dhe kishte vazhduar me ndërtimin e objektit.
Njësia e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër S.Sh. (46) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “lëndim trupor”. Më 25.02.2026, në shtëpinë familjare, i denoncuari kishte sulmuar fizikisht djalin e tij.
Më 05.05.2026, nëpunës policorë nga NJPB Strugë e privuan nga liria D.O. (69) nga Struga, ndërsa zhvilluan bisedë zyrtare me R.P. (40) nga Struga. Rreth orës 18:00 në rr. „Partizanska“ në Strugë, nëpunës policorë kryen kontroll në automjetin „Mercedes“ me targa të Strugës, ku drejtues ishte D.O., ndërsa bashkudhëtar R.P., me ç’rast gjetën dhe sekuestruan substancë pluhurore të bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 06.05.2026 në orën 18:30, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria B.I. (44) nga Tetova për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të vjedhjes. Paraprakisht, po atë ditë në ora 14:30, A.L. (44) nga Tetova kishte denoncuar se rreth orës 08:30, para hyrjes së komunës së Tetovës, i ishte marrë një trotinet elektrik. Pas masave të ndërmarra, kryerësi është identifikuar dhe arrestuar, ndërsa ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 06.05.2026 në orën 06:40 në SPB Shkup u njoftua se ka shpërthyer zjarr në oborrin pas një ndërtese banimi në rr. „11 Tetori“ në Shkup. Sipas denoncimit, zjarri ishte shkaktuar nga dy persona, të cilët i kishin shqetësuar banorët e ndërtesës duke trokitur në dyert e tyre dhe duke ua marrë postën e arritur nga kutitë postare. Persona të lënduar nuk ka, ndërsa nga zjarri janë djegur sende druri të vendosura para dhe në hyrje të ndërtesës. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 06.05.2026 në orën 23:30 në SPB Shkup u njoftua se rreth orës 22:50, brenda dhe para një kazinoje në zonën e Mirkovcit, rajoni i Shkupit, D.K. nga Kosova është sjellë në mënyrë agresive dhe të pahijshme dhe ka kërcënuar sigurimin, ndërsa më vonë ka dërguar kërcënime edhe përmes postës elektronike drejtuar kazinosë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 06.05.2026 në orën 16:14 në SPB Shkup, një grua nga Shkupi denoncoi se në banesën e saj në zonën e Qendrës në Shkup, pas takimit të caktuar më parë përmes një aplikacioni mobil, kishte ardhur M.F. (27) nga fsh. Kondovë, rrethina e Shkupit, dhe i kishte bërë kërcënime me mjet të mprehtë, pas çka ishte larguar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 06.05.2026 në ora 15:00 në SPB Shkup u njoftua se në rr. „Hristo Tatarev“ në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje paraprake në komunikacion, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet S.B. dhe D.T.. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 06.05.2026 në orën 17:50 në SPB Shkup, një grua 18-vjeçare nga rajoni i Shkupit njoftoi se më 03.05.2026 rreth orës 23:30 në shtëpinë familjare në rajonin e Shkupit, pas një zënke paraprake, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj 25-vjeçar. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Më 06.05.2026 në orën 14:30 në SPB Shkup, I.Xh. (33) nga fsh. Haraçinë, rajoni i Shkupit, denoncoi se më 29.04.2026 rreth orës 12:45 në një shkollë fillore në Haraçinë, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga N.Z.. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 06.05.2026 në orën 13:12, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë privuan nga liria një 16-vjeçar nga Kumanova. Ai dyshohet se ka hyrë në një pronë private në rr. „Mosha Pijade“ në Kumanovë dhe ka marrë sende të ndryshme. I mituri është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 06.05.2026 në ora 16:30, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria A.A. (34) nga f. Otlë, komuna e Likovës. Ai dyshohet se në f. Otlë, gjatë kryqëzimit me automjetin e udhëtarëve „Mercedes“, të drejtuar nga E.Sh., ka shtënë me armë zjarri. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.