Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 06.05.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Kërçovë paraqiti kallëzim penal kundër V.E. (31) nga Kërçova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 26.10.2025, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të të denoncuarit, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

 

SPB Tetovë paraqiti njoftim ndaj një 16-vjeçari nga fsh. Shipkovicë, rrethina e Tetovës dhe një 16-vjeçari nga fsh. Gajre, rrethina e Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “dhunë” dhe “rrezikim i sigurisë”. Më 20.02.2026 në fsh. Shipkovicë, të denoncuarit e kanë sulmuar fizikisht Z.I. në oborrin e tij, ndërsa i denoncuari i parë i ka bërë edhe kërcënime me pushkë automatike.

 

SPB Strumicë paraqiti kallëzim penal kundër H.S. (27) dhe A.S. (41), të dy nga Strumica, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “grabitje”. Më 02.05.2026 në Strumicë, të denoncuarit, nën kërcënimin e thikës, i kanë marrë para Ç.P.

 

NJPB Vallandovë ngriti kallëzim penal ndaj S.J. (22) dhe S.T. (19), të dy nga Vallandova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “mundësimi i përdorimit të narkotikëve” dhe “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 31.10.2025, në vendin e quajtur “Letnikovec” në Vallandovë, i denoncuari i parë i ka mundësuar të dytit të përdorë marihuanë.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Kërçovë paraqiti kallëzim penal kundër J.H. (20), D.M. (19) nga Manastiri, D.A. (21), S.Xh. (28) dhe S.Xh. (20) nga Prilepi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhunë”. Më 09.04.2026 në Kërçovë, të denoncuarit kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike ndërmjet tyre, me ç’rast kanë përdorur mjete të forta dhe janë dëmtuar vitrina e një objekti dhe një automjet udhëtarësh.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër M.M. (30) nga fsh. Zhelinë, komuna e Zhelinës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikim me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes apo grindjes”. Më 28.01.2026 në fsh. Dobërcë, rrethina e Tetovës, i denoncuari i ka bërë kërcënime me armë zjarri ndaj A.Z. nga fshati i njëjtë.

 

SPB Shkup paraqiti kallëzim penal kundër D.G. (64) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 24.12.2025, nëpunës policorë në tregun e lagjes Taftalixhe në Shkup, gjatë kontrollit të kryer të denoncuarit të parë i kanë gjetur dhe sekuestruar mjete piroteknike.

 

Më 05.05.2026 në Shkup, në zonën e Qendrës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria një 14-vjeçar nga Shkupi, për shkak se i është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.

 

Më 05.05.2026 rreth orës 15:00 në SPB Shkup u njoftua se në rrugën shërbyese që lidh bul. “Hristijan Todorovski-Karposh” dhe rr. “e Butelit” në Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti udhëtarësh “Smart” me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.Sh. (32) nga Shkupi dhe një motoçiklete me targa të Shkupit, e drejtuar nga D.M. (29) nga Radishani, rrethina e Shkupit. Nga ky aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin Publik të Shëndetit “Shën Naum Ohridski”  -Shkup. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Shkup.

 

Më 05.05.2026 në ora 13:25 në Shkup, në zonën e Karposhit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë arrestuar N.L. (59) nga Shkupi, pasi është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Strugë paraqiti kallëzim penal kundër S.D. (52) nga fsh. Kalishtë, rrethina e Strugës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Më 26.03.2026 në rrugën rajonale Strugë – fsh. Kalishtë, pranë Liqenit të Ohrit, nëpunës policorë e kanë zënë në flagrancë të denoncuarin duke tentuar të shkaktojë zjarr, përkatësisht të ndezë bar dhe shkurre në vendin e tij.

 

Më 05.05.2026 në orën 12:05 në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë arrestuar V.P. (61) nga Shkupi, pasi ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe është sjellë në mënyrë agresive ndaj një të punësuare në një bankë në një qendër tregtare në zonën e Karposhit. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

SPB Tetovë paraqiti kallëzim penal kundër B.V. (30) nga f. Poroj, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikim me mjet të rrezikshëm gjatë rrahjes apo grindjes”. Më 06.03.2026, pas një zënke paraprake, i kallëzuari është përpjekur me një mjet të fortë ta sulmojë M.V., ndërsa pasi është penguar në qëllimin e tij, me automjetin e tij ia ka dëmtuar automjetin M.V.-së.

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Kërçovë paraqiti kallëzim penal kundër M.U. (44) nga Kërçova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhunë”. Më 21.03.2026 në Kërçovë, pas një zënke paraprake, i denoncuari me automjetin e tij të pasagjerëve i ka goditur tre persona dhe u ka shkaktuar lëndime.

 

Më 05.05.2026 në orën 19:00 në rr. “Marko Despotoski” në Prilep, nëpunës policorë nga NJPB Prilep i privuan nga liria K.J. (65), R.J. (64), A.J. (26) dhe G.D. (25), të gjithë nga Prilepi, pasi kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike ndërmjet tyre. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

SPB Strumicë – NJPB Radovish, në Prokurorinë Themelore Publike Radovish, paraqiti kallëzim penal kundër A.P. (43) nga Radovishi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “rrezikim i sigurisë” sipas nenit 144 të Kodit Penal. Më 28.04.2026, i denoncuari A.P., polic gjyqësor në Gjykatën Themelore Radovish, gjatë kohës që ishte në vendin e punës, ka bërë kërcënime ndaj një prokuroreje publike.

 

Sot (06.05.2026) në orën 09:03 në SPB Shkup u njoftua se në një automjetin “Pezho” me targa të Shkupit në rrugën “Pero Nakov” në Shkup është gjetur i pajetë N.J. (62) nga Shkupi. Sipas denoncimit, ai ka ndërruar jetë gjatë drejtimit të automjetit. Vdekjen e ka konstatuar mjeku, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.

 

Më 05/06.05.2026, në periudhën nga ora 21:00 deri në  orën 00:30, në SPB Shkup, disa qytetarë kanë denoncuar se në Shkup, përgjatë shetitores së lumit Vardar, në zonat e Karposhit, Gjorçe Petrovit dhe Sarajit, në ajër është ndier një erë e pakëndshme e agjentëve kimikë. Për ngjarjen janë njoftuar prokurori publik, inspektorët komunalë dhe inspektori për mjedis jetësor i Qytetit të Shkupit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

 

 

Accessibility Menu