NJPB Radovish ngriti kallëzim penal kundër E.U. (38) nga fsh. Topollnicë, rajoni i Radovishit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 30.07.2025 në fsh. Topollnicë, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe hapësirat e tjera të të denoncuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, bimë të mbjella të kanabisit dhe fara të kanabisit.
SPB Ohër paraqiti kallëzim penal kundër N.T. (38) nga fsh. Mesheishtë, komuna e Debërcës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë“. Më 25.04.2026 në territorin e fsh. Volinë, komuna e Debërcës, i denoncuari me automjetin transportues që e drejtonte nuk është ndalur në shenjën e dhënë për ndalim nga nëpunësit policorë, pas çka ka rritur shpejtësinë dhe ka rrezikuar sigurinë e tyre.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike -Makedonski Brod ngriti kallëzim penal kundër N.T. (49) nga fsh. Pregllovë, komuna e Pllasnicës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale „vjedhje” dhe „rrezikim i sigurisë”, si dhe kundër E.T. (48) nga fsh. Pregllovë dhe H.Sh. (35) nga fsh. Obërshan, komuna e Krivogashtanit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „vjedhje”. Më 26.04.2026, nëpunës policorë e kanë ndaluar të denoncuarin e dytë me kuaj të ngarkuar me dru për ngrohje të prerë në mënyrë të paligjshme, pa vulë dhe dokumentacion përkatës, ndërsa më pas në vendin e quajtur „Pod krstovo tërllo“ i kanë hasur të denoncuarin e parë dhe të tretë duke kryer prerje të paligjshme të druve për ngrohje, me ç’rast i denoncuari i parë u ka bërë kërcënime nëpunësve policorë.
Më 04.05.2026 në ora 16:30 në NJPB Gostivar u njoftua se në lagjen Fazaneria, një i mitur nga Gostivari, duke drejtuar trotinet elektrik, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. Në aksident, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore Gostivar. Me urdhër të prokurorit publik, është bërë hetim nga ekipi policor i NJPB Gostivar.
Më 04/05.05.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria B.S. (22) dhe S.I. (35), të dy nga Shkupi, F.I. (18) nga fsh. Petrovec, rajoni i Shkupit dhe S.B. (35) nga fsh. Trubarevë, rajoni i Shkupit, pasi tek ta është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Strugë ngriti kallëzim penal kundër T.B. (29) dhe O.Ç. (22), të dy nga fsh. Veleshtë, rajoni i Strugës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „grabitje“. Më 16.01.2026 në një bastore sportive në Strugë, të denoncuarit nën kërcënimin e armës së zjarrir ndaj të punësuarit e kanë marrë xhiron ditore.
SPB Ohër ngriti kallëzim penal ndaj një personi juridik nga Ohri dhe kundër O.F. (43) nga Ohri, pronar dhe menaxher i personit juridik, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale „mashtrim“ dhe „falsifikim i dokumentit“. Gjatë viteve 2024 dhe 2025, i denoncuari i dytë, me vetëdije dhe me qëllim për të përfituar dobi pasurore, ka falsifikuar dhe paraqitur leje të rreme ndërtimi nga komuna e Ohrit për mbindërtimin e një ndërtese banesore dhe është reklamuar përmes profilit të tij në një uebc-faqe për shitje, ku ka pasur shpallje për shitjen e banesave, me ç’rast ka marrë para nga disa persona.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal ndaj N.S. (23), nëpunës policor nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale „sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë” dhe „pengim i drejtësisë”. Më 31.12.2025, gjatë tentimit të privohej nga liria, për shkak të dëmtimit të gomave të automjeteve në bul. „Revolucioni i Tetorit“ në Kumanovë, N.S. ka bërë rezistencë aktive dhe me thikë ka lënduar një nëpunës policor.
NJPB Kavadar ngriti kallëzim penal ndaj B.K.D. (27), S.M.P. (40), T.S.D. (44), të tre nga Nepali, R.K. (33) dhe J.A. (27), të dy nga India, të gjithë me qëndrim në Kavadar, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „ prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve “. Në vendqëndrimin e kallëzuar, të denoncuarit në mënyrë të paautorizuar kanë mbajtur dhe kultivuar marihuanë, e cila ishte gjetur gjatë muajit qershor të vitit 2025.
Më 04.05.2026, në orën 12:45 në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria A.R. (35) nga Velesi, për shkak të dyshimit se në një hapësirë bodrumi në Veles ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”. Një pjesë e sendeve të vjedhura është gjetur dhe do t’i kthehet pronarit. Ai është ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit ndaj A.R. do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 04.05.2026, në ora 13:15 në Kavadar, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar e privuan nga liria J.F. (23) nga Kavadari, për shkak të bazave të dyshimit se në një oborr në Kavadar ka kryer veprën penale “vjedhje”. Sendet e marra janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 04.05.2026, në orën 12:50, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar e privuan nga liria I.M. (48) nga Gostivari. Ai kërkohej me urdhër gjyqësor për vuajtje të dënimit me burg për vepër penale të ndëshkueshme sipas nenit 144 të Kodit Penal. Personi është dërguar në Institucionin ndëshkues-përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.
Më 04.05.2026, në orën 21:20 në SPB Shkup, R.M. (77) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 19:05 në zonën e komunës së Aerodromit, një person ia ka marrë portofolin me paratë dhe dokumentet. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 04.05.2026, në orën 15:42 në SPB Shkup, B.S. (68) nga fsh. Stajkovc, rajoni i Shkupit, denoncoi se në oborrin e shtëpisë ka gjetur plumb qorr nga arma e zjarrit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 04.05.2026, në ora 17:10 në SPB Shkup, A.I. (51) nga Shkupi njoftoi se në zonën e Gjorçe Petrovit, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga B.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 04.05.2026, në orën 19:00 në SPB Shkup, Sh.D. (47) nga Shkupi njoftoi se rreth orës 13:30 në oborrin e një shkolle fillore në zonën e Çairit, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga disa të mitur nga një shkollë tjetër. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër A.J. (23) nga fsh. Odri, rajoni i Tetovës, për veprat penale “rrezikim i sigurisë” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Më 22.05.2025, i denoncuari është marrë vesh me gjashtë persona për t’u takuar në fsh. Dobrosht për sqarimin e marrëdhënieve të ndërsjella, por pasi ka arritur në vendin e caktuar me veturë, ka hapur dritaren dhe ka shtënë disa here drejt tyre, më pas ka vazhduar lëvizjen me automjetin. Ai është ndjekur nga automjetet në të cilat ndodheshin personat, ndërsa në fsh. Përshovc dhe në fsh. Xhepçisht, A.J. përsëri nga automjeti ka shtënë me pistoletë drejt automjeteve të personave të dëmtuar dhe ka vazhduar drejt Tetovës.
SPB Veles ka paraqitur njoftim kundër një të mituri nga Negotina për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 02.02.2026 në Negotinë, nëpunës policorë në dy raste e kanë kapur të miturin duke hedhur në rrugë marihuanë, amfetaminë dhe një peshore digjitale, ndërsa më 27.03.2026 në hyrje të një shkolle fillore, gjatë kontrollit ndaj tij janë gjetur dhe sekuestruar kokainë, marihuanë dhe amfetaminë.
Më 04.05.2026, në orën 17:00 në SPB Shkup, R.Sh. (47) nga fsh. Ellovë, rajoni i Shkupit, denoncoi se në një kombi në fsh. Ellovë, rreth orës 11:00, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga N.B., i cili e ngiste kombin (transport i organizuar për nxënës), gjoja për shkak se e kishte ndotur automjetin. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 04.05.2026, në orën 09:00 në SPB Shkup, B.D. (28) nga fsh, Idrizovë, rajoni i Shkupit, denoncoi se i janë djegur dy foli bujqësore prej najloni me kultura të mbëltuara kopshtarie. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 04.05.2026, në ora 11:15 në SPB Shkup, u njoftua se në zonën e Shuto Orizarit ka shpërthyer një zjarr në një depo hedgurinash për hekur të vjetër. Nga ekipi i Brigadës Zjarrfikëse Shkup, zjarri është shuar, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Më 05.05.2026, në orën 05:17 në SPB Shkup, u njoftua se në zonën e Qendrës ka shpërthyer një zjarr në një shtëpi të braktisur. Nga ekipi i Brigadës Zjarrfikëse Shkup, zjarri është shuar, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë dalë në vendin e ngjarjes.
NJPB Radovish ka ngritur penal kundër V.V. (29) nga fsh. Podarezh, rajoni i Radovishit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 17.12.2025 në fsh. Podarezh, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të denoncuarit dhe ndaj një automjeti udhëtarësh “Opel”, të cilin ai e drejtonte, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.