SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër J.Gj. (30) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 26.04.2026, nëpunësit policorë ushtruan kontroll në automjetin e pasagjerëve "Folksvagen Golf", të drejtuar nga i denoncuari, me ç'rast ishte gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalsitike e Makedonski Brodit ngriti kallëzim penal kundër B.S. (46) dhe J.J. (46), të dy nga Makedonski Brodi, dhe J.N. (51) nga Koçani për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "vjedhje". Më 26.04.2026, në vendin e quajtur "Vençishtë", pranë fshatit ,,Greshnicë'', komuna e Makedonski Brodit, të denoncuarit u gjetën gjatë prerjes ilegale të pemëve, në pronësi të NP "Pyjet Kombëtare" - Filiali Dega Pyjore "Sandanski".
Më 03.05.2026 në zonën e Karposhit në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria M.M. (35) nga Shkupi për shkak se tek ai ishte gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 03.05.2026 në orën 13:09, në SPB Manastir u njoftua se në kryqëzimin e f. Vërboec-fsh. Sveto Mitrani, ka ndodhur një aksident rrugor midis një automjeti pasagjerësh "Fiat Punto" me targa të Krushevës, i drejtuar nga D.M. (52) nga fshati Vërboec dhe një automjeti pasagjerësh "Folksvagen Golf" me targa të Krushevës, i drejtuar nga E.A. (46) nga fshati Norovë. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjeri i automjetit të pasagjerëve ,,Fiat Punto'', C.M. (26), ndërsa lëndime trupore ka pësuar shoferi dhe pasagjerja tjetër, K.M. (19), të dy nga fsh. Vërboec, si dhe shoferi i automjetit të pasagjerëve ,,Folksvagen Golf'', të konstatuara në Spitalin e Qytetit të Prilepit. Me urdhër të prokurorit publik, është bërë hetim nga një ekip hetimor i NJPB Krushevë.
Më 03.05.2026 në orën 14:11, në SPB Manastiri u njoftua se në kryqëzimin e rrugëve ,,Partizanska'' dhe ,,Gjorgi Naumov'' në Manastir ka ndodhur një aksident rrugor midis një automjeti pasagjerësh ,,Fiat'' me targa të Manastirit, i drejtuar nga P.Xh. (19) nga Manastiri dhe një motoçiklete ,,Triumf'' me targa të Gostivarit, e drejtuar nga A.A. (42) nga Gostivari. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, të cilat janë konstatuar në spitalin e Manastirit. Është bërë hetim ekipi i inspektimit të SVR-së së Manastirit.
Më 03.05.2026 rreth orës 15:45, në SPB Kumanovë u njoftua se në kryqëzimin e rr. "1" dhe degës së rr. "1" në Kumanovë, ka ndodhur një aksident rrugor midis një automjeti pasagjerësh "Fiat Punto" me targa të Kumanovës, i drejtuar nga M.D. (30) nga Kumanova dhe një moped "Tomos" me targa të Kumanovës, i drejtuar nga M.M. (21) nga Kumanova. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi i mopedit, të cilat u konfirmuan në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Kumanovë.
SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër M.K. (39) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 23.11.2025, në Institucionin Ndëshkues - Përmirësues të Idrizovës, nëpunësit policorë kanë kryer një kontroll ndaj të denoncuarit, i cili është person i dënuar, me ç'rast janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe tableta.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër S.P. nga Kumanova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "sulm seksual dhe përdhunim" kundër bashkëshortes së tij 41-vjeçare. I denoncuari, më 18.04.2026 rreth orës 18:00 në shtëpinë familjare në një fshat të Kumanovës pa pëlqimin e saj ka kryer veprime seksuale mbi gruan së tij.
Më 03.05.2026 rreth orës 09:30 në NJPB Sveti Nikollë, u njoftua se në rrugën "Filipi i Dytë" në Sveti Nikollë, një autobus "Mercedes" me targa të Velesit, i drejtuar nga D.S. (40) nga Velesi, i cili po transportonte rreth 20 pasagjerë, ka kaluar mbi një pjesë të ngritur të rrugës, me ç'rast dy nga pasagjerët kanë rënë në autobus dhe kanë pësuar lëndime të rënda, të konstatuara Spitalin e Përgjithshëm të Velesit. Është bërë hetim nga një ekip hetimor i NJPB Sveti Nikollë.
Më 03.05.2026 në orën 22:20 në Shkup, në zonën e Qendrës, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria R.M. (19), J.A. (18), M.J. (24), E.A. (19), N.J. (38) dhe tre të mitur të moshës 17 vjeçare, të gjithë nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm se rreth orës 21:30 kishin sulmuar fizikisht D.M. (22) dhe bashkëshortin e saj R.R., të cilët ishin me dy fëmijët e tyre të mitur. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 03.05.2026, në SPB Shkup, F.K. (35) nga Shkupi ka njoftuar se është sulmuar fizikisht dy herë në zonën e Kisella Vodës nga L.A. (55) nga Shkupi. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 03.05.2026 në orën 22:20 në Shkup, në zonën e Shuto Orizarës, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë ndaluar D.B. (34), E.J. (34), E.B. (33) dhe T.J. (51), të gjithë nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit se rreth orës 21:50, të njëjtit kishin prishur rendin dhe qetësinë publike duke u përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 03.05.2026 në orën 10:00 në SPB Shkup, G.I. (44) nga Shkupi ka denoncuar se më 02.05.2026 në zonën e Kisella Vodës ishte sulmuar fizikisht nga T. "P". Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 03.05.2026 në orën 22:35 në rrugën "Vonvardarska" në Tetovë, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria R.K. (53) nga fsh. Çellopek, rajoni i Tetovës, për shkak se tek ai ishte gjetur një substancë pluhurore e bardhë. Ai po mbahet në stacionin policor për veprime të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij, do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 03.05.2026 në orën 18:00 në Stacionin Policor Karposh, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria S.D. (29) nga Shkupi për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "braktisje dhe keqtrajtim i të miturit" sipas nenit 201 paragrafi 3 të Kodit Penal. Më parë, një grua 56-vjeçare nga Shkupi denoncoi se e ka gjetur të denoncuarën para shtëpisë së saj me një foshnjë të porsalindur e cila kishte lëndime. Fëmija, së bashku me S.D. u transferuan në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë", ku mjeku ka konstatuar lëndime tek i porsalinduri. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 03.05.2026 në orën 13:45, në SPB Shkup u njoftua se në fsh. Divlje, rajoni i Shkupit, pas një grindjeje të mëparshme, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike midis S.S. (50) dhe D.G. (63). Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 03.05.2026 në orën 20:50, I.S. (59) nga fsh. Luboten, rajoni i Shkupit, ka denoncuar se rreth orës 17:00 në zonën e Bit Pazarit, pas një keqkuptimi të mëparshëm, ishte sulmuar nga një person me një send të fortë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 03.05.2026 në orën 14:15, në SPB Shkup u njoftua se në Qendrën Sportive "Jane Sandanski", gjatë një ndeshjeje basketbolli midis ekipeve të KK MZT Shkup dhe KK IBA nga Shkupi, S.L. ka kryer kundërvajtje sipas Nenit 3 të Ligjit për Parandalimin e Dhunës dhe Sjelljes së Padenjë në Garat Sportive. me fjalë të tjera, S.L. është sjellë në mënyrë agresive dhe i ka ofenduar referët, dhe pasi delegati në ndeshje u ka urdhëruar rendbajtësve që ta largonin, ai filloi ka filluar të sillet në mënyrë agresive ndaj delegatit përderisa ai po largohej, dhe në një moment ai madje kishte tentuar që ta sulmonte fizikisht, por ishte ndaluar shërbimi i mirëmbajtjes së rendit. Rasti është duke u hetuar, pas çka do të ngrihet kallëzim përkatës.