Më 02/03.05.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria B.R. (23), T.J. (19), I.T. (36) dhe një të mitur, të gjithë nga Shkupi, si dhe P.B. (26) nga Republika e Serbisë, pasi tek ata janë gjetur dhe sekuestruar substancë pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 02.05.2026 në orën 14:55 në SPB Shkup u njoftua se në kryqëzimin e rrugës “Lisiçe e Sipërme” me rrugën “Gjorgji Kapçev” në Shkup ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh “Hjundai” me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.J. (55) nga Shkupi dhe një trotineti elektrik “Shaomi”, i drejtuar nga një e mitur 14-vjeçare nga Shkupi. Nga ky aksident, e mitura ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Me urdhër të prokurorit publik është bërë hetim nga ekipi i SPB Shkup.
Më 02.05.2026, rreth orës 17:10, në NJPB Vinicë u njoftua se në kryqëzimin e rrugës “Republika e Krushevës” me rrugën “Hristo Uzunov” në Vinicë ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti “Opel” me targa të Shtipit, i drejtuar nga V.L. (67) nga Vinica dhe një biçiklete, e drejtuar nga J.J. (78) nga Vinica. Nga ky aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin Publik Shëndetësor të Vinicës. Me urdhër të prokurorit publik është bërë hetim nga ekipi i NJPB Vinicë.
NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër E.A. (45) dhe S.A. (37), të dy nga Prilepi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vjedhje” të druve. Më 15.01.2026, nëpunës policorë i kanë kapur të dyshuarit duke kryer prerje të paligjshme të druve për ngrohje.
Më 02.05.2026 në SPB Veles u njoftua se rreth orës 18:50, në rrugën rajonale fshati Izvor – Komuna e Çashkës, në afërsi të vendit të quajtur “Vranovski Anovi”, një automjet “Folksvagen” me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.N. (26) nga Shkupi, ka goditur këmbësorin R.Gj. (57) nga Velesi. R.Gj. me automjetin e ndihmës së shpejtë është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit, e më pas është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Me urdhër të prokurorit publik, hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Veles.
Më 02.05.2026 në orën 21:20, në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë i privuan nga liria M.I. (23) dhe A.V. (18), të dy nga Tetova. Gjatë kontrollit te M.I. dhe në automjetin e tij “BMV” me targa të Tetovës janë gjetur dhe sekuestruar dy paketime me substancë bimore të gjelbër dhe një telefon mobil. Tek A.V. është gjetur një kartëmonedhë prej 500 denarësh me mbetje të substancës bimore të gjelbër. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojnë parashtresa përkatëse.
Më 02.05.2026 në orën 10:20, nëpunës policorë nga NJPB Tetovë në fshatin ,,Xhepçishtë’’ e kanë privuar nga liria A.A. (42) nga fshati i njëjtë, i cili një ditë më parë ishte denoncuar nga S.M. (63), gjithashtu nga fshati i njëjtë, ngase gjatë kthimit me traktor nga ara, A.A. e kishte kanosur me thikë dhe më pas e kishte goditur me bisht sëpate. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 02.05.2026 në Gostivar, gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve FK Bashkimi nga Kumanova dhe FK Vardari nga Shkupi, F.R. (30) nga Kumanova ka rënë nga tribuna e stadiumit të qytetit në Gostivar dhe është dërguar në Qendrën e Urgjencës në Gostivar për dhënien e ndihmës mjekësore.
Më 02.05.2026 në orën 18:30, në kryqëzimin e rrugës “Trizla” me rrugën “Dabniçka” në Prilep, nëpunës policorë nga NJPB Prilep privuan nga liria D.A. (27) dhe S.L. (27), të dy nga Prilepi, pasi gjatë kontrollit në një automjet “Golf” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga D.A., ku si bashkudhëtar ishte S.L., është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 01.05.2026 në orën 19:00 në Stacionin Policor Strumicë u njoftua se në fshatin Kuklish, Z.A. (27), duke drejtuar motoçikletë pa targa, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Në aksident, drejtuesi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore Strumicë. Hetim në vendin e ngjarjes ka bërë ekipi i stacionit policor.
Më 03.05.2026 në orën 01:15 në SPB Shkup u njoftua se para një objekti hotelierik në zonën e Qendrës në Shkup është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet N.S. (18), N.A. (19), A.S. (26), E.S. (19), të gjithë nga Shkupi, I.G. (19) nga fshati ,,Tërnovac’’ i Kratovës D.M. (22) nga Kumanova dhe M.S. (24) nga fshati ,,Tromegjë’’ i Kumanovës. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojnë parashtresa përkatëse.
Më 02.05.2026 në SPB Shkup, nga Institucioni Publik Shëndetësor “Shën Naum Oridski” në Shkup u njoftua se tek ata me lëndime është sjellë R.D. (36) nga Shkupi. Sipas njoftimit, rreth orës 00:00 në zonën e Kisella Vodës në Shkup, derisa po lëvizte me automjetin e tij “BMV”, ai ishte ndaluar nga J.A., të cilin e njihte, dhe pas një mosmarrëveshjeje ishte sulmuar fizikisht prej tij. Më vonë, pasi ishte kthyer në vendngjarje, ai është sulmuar sërish nga J.A., e më pas edhe nga M.A. dhe E.N., me ç’rast M.A. e ka goditur me kondak pistolete. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojnë