Më 01.05.2026, në orën 16:00, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria M.R. (25), S.B. (21) dhe një të mitur, të gjithë nga Shkupi, Z.T. (42) dhe V.N. (26), të dy nga fsh. Vollkovë, rrethina e Shkupit, si dhe M.B. (19) nga fsh. Konjarë e Poshtme, rrethina e Shkupit, pasi te ata ishte gjetur dhe konfiskuar një substancë pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 01.05.2026, rreth orës 17:00, në SPB Shtip u njoftua se në kryqëzimin e rrugëve “Boris Kragjer” dhe “Ante Banina” ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti pasagjerësh “BMV” me targa të Shtipit, i drejtuar nga M.S. (64) nga Shtipi dhe një motori “Aprilia” me targa të Shtipit, i drejtuar nga një i mitur nga Shtipi. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i motorit, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe pasagjeri i tij i mitur nga Shtipi, të konstatuara në Spitalin Klinik të Shtipit. Pas verifikimeve të kryera, është konstatuar se të dy të miturit kanë qenë nën ndikimin e alkoolit; te drejtuesi i motorit janë matur 0,27 promilë, ndërsa te pasagjeri 0,16 promilë alkool në gjak. Me urdhër të prokurorit publik, është bërë hetim në vendngjarje nga ekipi hetimor i SPB Shtip.
Më 01.05.2026, në orën 21:10, në Pikën Kufitare Deve Bair, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria M.I.G. (57) nga Republika e Turqisë, pasi gjatë kontrollit kufitar në një autobus me targa turke, të cilin ai e drejtonte, ishte konstatuar se kishte paraqitur për kontroll karton të gjelbër të falsifikuar ndërkombëtar. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të NJPB Kriva Pallankë për procedim të mëtejme.
Më 01.05.2026, në orën 22:20, në SPB Shkup, S.B. (39) nga Shkupi denoncoi se në territorin e komunës së Aerodromit, pas një mosmarrëveshjeje verbale paraprake, është sulmuar fizikisht nga V.S. (31) nga Shkupi dhe G. “P” dhe I. “P”. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 01.05.2026, në orën 15:00, në SPB Shkup, M.G. (31) nga Shkupi denoncoi se në territorin e Komunës së Karposhit, në pasqyrën e automjetit të tij, e cila më parë kishte qenë e dëmtuar, ishte ngulur një thikë me palosje. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 01.05.2026, në orën 17:20, në Stacionin Policor Strumicë u njoftua se në fsh. Vasilevë, rrethina e Strumicës, ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një motori “Honda” me targa të Strumicës, i drejtuar nga G.M. (22) nga fsh. Vasilevë, dhe një automjeti “Folksvagen” me targa gjermane, i drejtuar nga D.K. (30) nga fsh. Vlladievc. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i motorit G.M., ndërsa lëndime trupore ka pësuar pasagjeri A.T. (21) nga fsh. Vasilevë. Lëndimet janë konstatuar në Qendrën Mjekësore Strumicë, ndërsa hetim në vendngjarje ka bërë ekipi i Stacionit Policor Strumicë.
Më 01.05.2026, në orën 18:45, në rrugën rajonale te kryqëzimi Gorobinskë, nëpunës policorë e privuan nga liria S.G. (25) nga Sveti Nikolla. Gjatë kontrollit rrugor është ndaluar një automjet “BMV” me targa bullgare, të cilin e drejtonte S.G., si dhe është konstatuar se e drejtonte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht me 0,88 promilë në gjak, me ç’rast ka filluar të sillet në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 01.05.2026, në periudhën 07:00–09:00, nëpunës policorë nga NJPB Dellçevë, me urdhër gjykate, në rrugën “Përvomajska” në Dellçevë, kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe ambientet e tjera ku banon J.P. (44) nga Berova, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie “Cërvena Zastava”, e kalibrit 12, me rrip lëkure dhe fishekë gjuetie. Pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 01.05.2026, në orën 14:15, në NJPB Gostivar nga Qendra Mjekësore Gostivar u njoftua se është sjellë një person i lënduar pas rënies nga automjeti. Pas verifikimeve është konstatuar se bëhet fjalë për E.K. (27) nga Gostivari. Ai, duke drejtuar një katërçikletë pa targa dhe pa leje drejtimi në një rrugë pyjore mes fshatrave Reçanë dhe Duf, ka humbur kontrollin dhe ka rënë, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa hetim në vendngjarje ka bërë ekipi hetimor i NJPB Gostivar.
Më 02.05.2026, në orën 03:50, në rrugën “107” në Tetovë, nëpunës policorë i privuan nga liria D.K. (50) nga fsh. Pirok dhe F.J. (24) nga fsh. Dobarcë. Gjatë kontrollit të automjetit “BMV” me targa të Tetovës, janë gjetur katër paketime me substancë pluhurore të bardhë. Personat janë ndaluar në stacion policor për veprime të mëtejshme dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 02.05.2026, në orën 00:10, në NJPB Kërçovë, është privuar nga liria G.R. (24) nga fsh. Prekllovë i Kërçovës, i cili paraprakisht, para një objekti hotelierik me vendndodhje në rrugën “Rudniçka” në Kërçovë, me thikë kishte sulmuar N.Sh. (20) dhe D.Sh., të dy nga Kërçova, pas çka është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj sulmuesit do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 01.05.2026, në orën 15:30, në Demir Kapi, nëpunës policorë nga NJPB Negotinë kanë privuar nga liria një 17-vjeçar nga Negotina, meqë pasi i kishte vërejtur nëpunësit policorë, i mituri kishte hedhur një paketim me substancë pluhurore të bardhë, e cila ishte gjetur dhe konfiskuar. I mituri është shoqëruar në stacion policor dhe në prani të prindit, avokatit për të mitur dhe përfaqësuesit nga Qendra për Punë Sociale është kryer bisedë zyrtare. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 01.05.2026, në orën 17:00, në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria T.R. (37) nga Velesi. Sipas denoncimit, ai në rrugën rajonale Çashkë–Veles, duke drejtuar një automjet “Opel” me targa të Kumanovës, gjatë parakalimit të një automjeti “Ford” me targa të Velesit, të drejtuar nga A.Gj. (28) nga Velesi, i ka bërë kërcënime nga automjeti, me ç’rast e ka ndjekur dhe kur A.Gj. ka ndaluar automjetin, T.R. e ka goditur në automjetin e tij, pas çka është larguar nga vendngjarja, ndërsa pas pak është kthyer dhe e ka kërcënuar me përdorim të një mjeti të mprehtë. Mjeti është gjetur dhe konfiskuar, ndërsa pas masave të ndërmarra është konstatuar se T.R. ka qenë nën ndikimin e alkoolit, me 1,26 promilë në gjak. Ai është mbajtur në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 01.05.2026, në SPB Veles u njoftua se në një zonë malore në afërsi të fsh. Stramashevë, Demir Kapi, V.B. (46) nga Republika Çeke, për shkak të defektit në motorin që e drejtonte, kishte kërkuar ndihmë për nxjerrjen e tij nga vendi. Nga nëpunës policorë nga NJPB Negotinë, Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Mihajllovë dhe Njësia Territoriale e Zjarrfikësve Negotinë është kryer kërkim në terren, ku personi është gjetur dhe është tërhequr nga vendi në gjendje të mirë shëndetësore.
Më 01.05.2026, në orën 10:00, në f. Jazhincë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria B.B. (47) nga fshati i njëjtë, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se gjatë muajve mars dhe prill, në zonën e Njësisë Policore Tearcë, ka kryer disa vepra penale “vjedhje”, “vjedhje të rëndë” dhe “vjedhje të rënda në tentativë”, të ndëshkueshme sipas nenit 235 dhe 236 të Kodit Penal. Ai është mbajtur në Stacionin Policor Tetovë për procedim të mëtejmë.
Më 01.05.2026, në periudhën 21:20 deri në 23:20, nëpunës policorë nga SPB Tetovë kanë realizuar një aksion kontrolli në disa objekte hotelierike. Gjatë kontrollit, në një objekt në rrugën “Dimo Gavrovski Kara”, në ambientet e tualetit janë gjetur një telefon mobil me mbetje të një substance pluhurore të bardhë, një qese me substancë pluhurore të bardhë dhe foli me marihuanë. Me pronarin E.B. dhe të punësuarin E.E. është kryer bisedë zyrtare në stacion policor. Sendet e gjetura janë sekuestruar për ekspertizë dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.