Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 01.05.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 30.04./01.05.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria Sh.M. (42), A.A. (37), V.B. (30), D.S. (30) dhe V.F. (20), të gjithë nga Shkupi, pasi tek ata u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë dhe materie pluhurore. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

 

SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër Gj.B. (74) nga Shtipi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhunë ndaj fëmijës”. Më 21.03.2026, në një market në Shtip, i denoncuari ka sulmuar fizikisht një fëmijë.

 

NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër R.V. (45) dhe O.E. (30), të dy nga Prilepi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vjedhje” të druve. Më 02.12.2025, në fshatin Slepçe, nëpunës policorë i kanë kapur në flagrancë të kallëzuarit duke kryer prerje të paligjshme të druve për ngrohje.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër T.M. nga rajoni i Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “rrezikim i sigurisë” dhe “lëndim trupor”. Më 21.04.2026, i denoncuari ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij dhe i ka shkaktuar lëndime.

 

Më 30.04.2026 në ora 10:00 në SPB Manastir u njoftua se në vendbanimin turistik në fshatin Oteshevë, rrethina e Resnjës, në ujërat e Liqenit të Prespës është gjetur një granatë. Nga ana e piroteknikut të Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit - Manastir, granata është ngritur në mënyrë të sigurt dhe është konstatuar se bëhet fjalë për një granatë mortaje 75 mm nga Lufta e Parë Botërore.

 

SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër B.H. (51) nga fshati Veleshtë për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese” dhe “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Nëpunës policorë kanë kryer kontroll në shtëpinë e të denoncuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar pushkë automatike me karikator dhe fishekë, pistoletë me karikator dhe fishekë, si dhe revolver, ndërsa gjatë kontrollit personal ndaj tij është gjetur dhe sekuestruar edhe një materie e ngurtë e bardhë.

 

Më 01.05.2026 në orën 01:30 në SPB Shkup, D.K. (40) denoncoi se më 30.04.2026 në zonën e Qendrës ishte sulmuar fizikisht nga një person femër, me të cilën njiheshin, e në atë rast nga automjeti i tij ajo ia ka marrë çantën në të cilën kishte para dhe sende të tjera. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 30.04.2026 në ora 20:30 në SPB Shkup, një grua 23-vjeçare denoncoi se në zonën e Gazi Babës ishte sulmuar fizikisht nga ish-partneri i saj D.T.. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 30.04.2026 në orën 08:55 në NJPB Koçan nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore u njoftua se tek ata me lëndime nga arma e zjarrit është sjellë A.G. (43) nga Koçani, i cili, sipas njoftimit, është lënduar vetë me pushkë ajrore. Ai është dërguar në Qendrën Klinike në Shtip, ndërsa është bërë hetim dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 30.04.2026 në ora 23:00 në NJPB Koçan u njoftua se në Koçan është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike mes Z.N. (42) dhe E.M. (27) nga njëra anë dhe A.T. (49), I.H. (43) dhe A.S. (30) nga ana tjetër, të gjithë nga Koçani. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 30.04.2026 në orën 15:40 në SPB Tetovë u njoftua se në kryqëzimin mes bulevardit “Ilindenska” dhe rrugës “Gostivarska” në Tetovë, një automjet pasagjerësh “Folksvagen Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.M. (29) nga fshati Pirok, ka goditur këmbësorin S.N. (74) nga Tetova. Këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Në vendin e ngjarjes është bërë hetim nga ekipi i SPB Tetovë.

 

Më 30.04.2026 në orën 14:00 në SPB Shkup, H.T. (54) nga Shkupi ka denoncuar se nga muaji dhjetor 2025 deri më 30.04.2026 përmes një rrjeti social i janë dërguar kërcënime nga T.A. (person femër), ndërsa para dy javësh ajo është sulmuar edhe fizikisht prej saj, por nuk e ka denoncuar rastin. Sipas denoncimit, T.A. përmes rrjeteve sociale ka shqetësuar edhe bashkëshortin dhe djalin e denoncueses. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër D.L. (38) nga fshati Leskoec, rajoni i Ohrit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi I paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 19.03.2025 në një hapësirë parkimi në Ohër, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të denoincuarit, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

 

Accessibility Menu