SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër E.V. (39) nga Negotina për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautoriyuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 01.10.2025 pranë Bashino Sellos, nëpunës policorë ushtruan kontroll në automjet pasagjerësh të parkuar, në të cilin ndodhej i denoncuari, me ç'rast ishte gjetur dhe konfiskuar kokainë.
Njësia për Krim Ndërkufitar, Migrim, të Huaj dhe Riatdhesim Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër M.R. (35) nga Kosova për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "falsifikimi i dokumentit". Më 25.04.2026 në Vendkalimin Kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, i denoncuari ka paraqitur për kontroll patentë shoferi të falsifikuar të Suedisë.
SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër B.V. (54) nga Koçani për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "përhapje e materialit racist dhe ksenofobik nëpërmjet sistemit kompjuterik". Në periudhën nga 12.03.2026 deri më 16.03.2026 në rrjetet sociale, i denoncuari ka publikuar komente me të cilat ka promovuar dhe nxitur urrejtje dhe dhunë.
SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër P.R. (21) nga Shtipi për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "dëmtimi dhe hyrja e paautorizuar në sistemin kompjuterik". Më 06.03.2026, e denoncuara, pa pëlqimin dhe lejen e një personi, ka hyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin bankar përmes bankomatit përderisa ishte ende aktive seanca e hyrjes pa kontakt me kartën bankare dhe ka kryer transaksion, me ç'rast ka përfituar dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme prej 11.000 denarësh.
Më 29/30.04.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunësit policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria Z.N. (37), G.J. (52) dhe D.M. (30), të gjithë nga Shkupi, si dhe Z.T. (42) nga fsh. Vollkovë, rajoni i Shkupit, sepse tek ata ishte gjetur dhe sekuestruar substancë pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve kundër tyre, do të vijojnë kallëzimet përkatëse.
Më 30.04.2026 në orën 06:23 në SPB Prilep u njoftua se në rrugën “Lece Kotevski” në Prilep ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një autobusi me targa të Prilepit, i drejtuar nga G.K. (62) nga Prilepi, dhe një motoçiklete “Honda” pa targa, e drejtuar nga V.B. (19) nga fsh. Konjarë e Madhe, rrethina e Prilepit. Pas aksidentit, V.B. ishte transportuar në Spitalin e Qytetit në Prilep, ku nga ana e mjekut ishte konstatuar vdekja. Është bërë hetim nga një ekip hetimor i SPB Prilep.
Më 29.04.2026 në orën 09:00, nëpunës policorë nga SPB Prilep e privuan nga liria O.S. (55) nga Prilepi. Në bazë të urdhrit gjyqësor nga Gjykata Themelore -Prilep, është realizuar bastisje në banesën dhe hapësirat ndihmëse në Prilep, pronë e O.S., ku janë gjetur një pistoletë gazi me karikator, si dhe fishekë dhe gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Pas dokumentimit të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës.
Më 29.04.2026, nëpunës policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 15-vjeçar nga fsh. Zhelinë, duke vepruar sipas denoncimit të bërë po atë ditë në orën 16:40 nga Spitali Klinik i Tetovës, se tek ata janë sjellë A.K. (19) dhe M.A. (18) me lëndime nga mjet i mprehtë. Pas masave të ndërmarra, është konstatuar se ata janë sulmuar para një shkolle të mesme në Tetovë nga 15-vjeçari, i cili gjithashtu ka pësuar lëndime. Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, ku janë gjetur një thikë dhe një kaçavidë. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 30.04.2026 në orën 09:05, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria M.Xh. (51) nga Velesi, pas denoncimit paraprak se në afërsi të tregut të qytetit në Veles kishte prekur bë trup një të mitur. M.Xh. është ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 29.04.2026 në orën 23:30 në SPB Shkup, M.K. (18) nga Shkupi ka njoftuar se rreth orës 22:30, në zonën e Çairit, ishte sulmuar fizikisht nga një person që e ka njohur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 29.04.2026 në orën 21:15 në SPB Shkup, I.S. (51) nga Shkupi ka njoftuar se rreth orës 19:00, në zonën e Shuto Orizarës, një person ia ka marrë telefonin celular djalit të tij të mitur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër F.R. nga Kumanova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 21.10.2025 në Kumanovë, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll në banesën e të denoncuarit, ku është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Më 29.04.2026 në ora 06:30 në Shkup, në zonën e Karposhit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria R.E. (35) nga Shkupi, pasi që, sipas denoncimit paraprak për prishje të rendit dhe qetësisë publike, ai është sjellë në mënyrë agresive dhe ka kërcënuar se do të vetëlëndohej me mjet të mprehtë, e më pas ka sulmuar një nëpunës policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës.
SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër Lj.I. (35) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “lëndim trupor”, “rrezikim i sigurisë” dhe “prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar me armë ose materiale shpërthyese”. Më 02.04.2026 në shtëpinë familjare, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, i denoncuari ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Më pas, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë “Zastava” dhe fishekë, të cilat i posedonte pa leje.
Më 29.04.2026 në ora 11:15 në SPB Shkup, N.J. (32) nga Shkupi ka denoncuar se më 28.04.2026 rreth orës 22:00, në një objekt hotelierik në zonën e Gazi Babës, djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 29.04.2026 në or;n 15:40 në SPB Shkup, G.K. (41) denoncoi se më 26.04.2026 rreth orës 23:00, në fshatin Svillarë e Poshtme, rajoni i Shkupit, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga disa të mitur, ku ishte përdorur edhe një mjet i fortë. Njëri prej tyre e kishte incizuar ngjarjen me telefon celular, ndërsa më pas video-materiali ishte publikuar në një rrjet social. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Më 29.04.2026 në orën 22:24 në SPB Shkup, M.M. (42) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 21:30, në zonën e Shuto Orizarit, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga A. “P”. Po punohet për zbardhjen e rastit.
Më 30.04.2026 në orën 04:15 në SPB Shkup, një i punësuar si sigurim në kazino në rrugën “Magjistralja e Adriatikut” denoncoi se rreth orës 04:06 ka dëgjuar një shpërthim jashtë kazinosë dhe, pasi ka dalë, ka vërejtur zjarr në parkingun pranë saj, të cilin e ka shuar me aparat zjarrfikës. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 29.04.2026 në orën 11:20 në SPB Shkup, një 73-vjeçar nga Shkupi denoncoi se rreth orës 10:15, në Sheshin “Maqedonia” në Shkup, është mashtruar nga dy persona meshkuj, me ç’rast është dëmtuar për shumën prej 4.000 denarësh. Sipas denoncimit, ata i janë afruar dhe njëri prej tyre i ka kërkuar para duke pretenduar se bashkëshortja e tij po trajtohej në spital dhe kishin nevojë urgjente për para, duke i lënë si garanci një send për të cilin ka thënë se është diamant. Më vonë, ai ka kuptuar se ishte mashtruar. Po punohet për zbardhjen e rastit.
Njësia Policore Radovish ka paraqitur kallëzim penal kundër S.V. (29) dhe P.K. (39), të dy nga Radovishi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “mundësimi i përdorimit të drogave narkotike” dhe “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. I denoncuari i parë S.V. ka blerë marihuanë nga i denoncuari i dytë P.K. dhe më 03.10.2025, në vendin e quajtur Brez, në automjetin e tij i ka mundësuar një personi tjetër përdorimin e saj, ndërsa droga është gjetur gjatë kontrollit tek ata dhe në automjet.
Më 29.04.2026 në orën 19:10 në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria I.S. (67) nga Tetova, duke vepruar sipas denoncimit të vajzës së tij 25-vjeçare se në shtëpinë familjare e ka sulmuar fizikisht, duke përdorur edhe mjete të forta. Pas dokumentimit të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.
Më 30.04.2026 në orën 00:30 në Ohër, nëpunës policorë nga SPB Ohër e kanë privuar nga liria K.V. (36) nga Ohri, duke vepruar sipas denoncimit paraprak të nënës së tij 65-vjeçare, se më 29.04.2026 rreth orës 21:00, në shtëpinë familjare, ai ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe bashkëshortes së tij, duke u bërë kërcënime dhe duke i dëbuar nga shtëpia. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 30.04.2026, në orën 06:18, në SPB Shtip ka marrë njoftim se në një shkollë fillore në zonën e Shtipit, një person ka hyrë dhunshëm në hapësirë të shkollës, me ç'rast ka dëmtuar një pjesë të inventarit (monitorët) dhe kishte shkruar grafit me përmbajtje të pahijshme. Po merren masa për zbardhjen e rastit.