SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal ndaj Xh.Xh. nga fsh. Llopatë, rajoni i Kumanovës, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të kallëzuarit, me ç’rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër V.L. (34) nga fsh. Vogjanë, komuna e Krivogashtanit, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “dhunë” dhe “sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”. Më 05.04.2026, në një bastore sportive, i denoncuari fizikisht e ka sulmuar T.P. nga fsh. Vogjanë, ndërsa më pas ka sulmuar fizikisht një nga nëpunësit policorë të cilët ndërmerrnin masa lidhur me ngjarjen, përkatësisht për arrestimin e tij.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar paraqiti kallëzim penal kundër M.M. (35) nga rrethina e Gostivarit, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorimi i të dhënave personale”. Më 14.04.2026, në profilin e saj në një rrjet social, e denoncuara ka publikuar fotografi dhe tekst me përmbajtje fyese ndaj reputacionit dhe nderit të bashkëshortes së ish-partnerit të saj dhe familjes së saj.
NJPB Prilep paraqiti kallëzim penal kundër A.Q. (37) nga Prilepi për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vjedhje” të druve. Më 12.12.2025, nëpunës policorë, në pronën e të denoncuarit kanë vërejtur dru dushku të pavulosura, si dhe një automjet udhëtarësh “Lada” pa targa regjistrimi. Është njoftuar policia pyjore, e cila ka konstatuar se i denoncuari nuk ka poseduar dokumentacion përkatës për drutë, ndërsa automjeti i ka shërbyer për kryerjen e veprës penale.
Më 28/29.04.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria I.E. (30), K.D. (20), Sh.N. (20), E.M. (31), S.F. (38), të gjithë nga Shkupi, D.J. (22) nga fshati Studeniçan, rajoni i Shkupit, dhe I.M. (27) nga fshati Moranë, rajoni i Shkupit, sepse tek ata u gjet dhe u sekuestrua substancë e ngurtë e bardhë, marihuanë dhe thërrmuese. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 28.04.2026 rreth orës 22:25, në SPB Shkup u njoftua se në kryqëzimin e rrugëve "Bllagoja Stefkovski" dhe "Metodija Andonov Çento" në Shkup, ka ndodhur një aksident rrugor midis një automjeti pasagjerësh "Ford Fokus" me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.J. (26) dhe një moped me targa të Shkupit, i drejtuar nga N.S. (32) nga Shkupi. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi i mopedit, ndërsa lëndime trupore pasagjeri i tij E.B. (40) nga fsh. Koliçan i Poshtëm, rrethina e Shkupit, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" në Shkup. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Shkup.
Më 28.04.2026 në orën 07:50, SPB Tetovë njoftoi se në bulevardin "Ilindenska" në Tetovë, një automjet pasagjerësh "Folksvagen Pasat" me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.R. (54) nga Tetova, goditi këmbësorin A.K. (29) nga Tetova. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Me urdhër të prokurorit publik, është bërë hetim nga një ekip hetimor i SPB Tetovë.
Më 28.04.2026 në orën 09:40, në SPB Ohër u njoftua se në Spitalin Special "Sh. Erazmo" në Ohër me lëndime të rënda në këmbë e kanë pranuar P.S. (36) nga fsh. Moroishtë, rrethina e Strugës. Sipas denoncimit, ai e ka marrë lëndimin gjatë kryerjes së detyrave të punës për një kompani ndërtimore nga Struga në autostradën Ohër-Kërçovë në ndërtim e sipër, përkatësisht gjatë ngarkimit dhe shkarkimit të tubave të betonit, një tub ka rënë dhe e ka lënduar. hetimin në vendgjarje e ka bërë një ekip i SPB Ohër dhe inspektori i punës.
Më 28.04.2026 në orën 17:20, në SPB Shkup është denoncuar se në Qendrën Sportive "Jane Sandanski", ku po mbahej ndeshja finale e Kampionatit Botëror të Hendbollit Shkollor midis R. së Maqedonisë së Veriut dhe Izraelit, A.K. (28) ka shfaqur flamurin e Palestinës. Personi është ndaluar në stacionin policor për kundërvajtjen e kryer sipas nenit 3 të Ligjit për Parandalimin e Dhunës dhe Sjelljes së Padenjë në Garat Sportive, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet një kallëzim përkatës.
Më 28.04.2026 në orën 14:30, SPB Tetovë është njoftuar se në rrugën lokale Shipkovicë-Bozovcë, rajoni i Tetovës, A.V. (20) nga Tetova, duke drejtuar një katërçikletë me targa të Tetovës, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Nga ky kasident, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi, ndërsa lëndime trupore pasagjeri i tij A.A. (18) nga fsh. Llarcë, rajoni i Tetovës, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës në Tetovë. Është bërë hetim nga një ekip hetimore i SPB Tetovë.
SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër J.M. (48) nga rajoni i Gostivarit për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Më 07.02.2026, pas një grindjeje të mëparshme, i denoncuari i ka bërë kërcënime bashkëshortes së tij, me të cilën është në procedurë shkurorëzimi.
SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër A.M. nga Kumanova për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. I denoncuari ka blerë heroinë, ndërsa më 20.05.2025 ia ka shitur një personi tjetër, i cili ishte gjetur dhe konfiskuar.
Më 28.04.2026 në orën 18:10, në SPB Shkup u njoftua se në bulevardin "Aradhat Partizane" në Shkup, një autobus "Mercedes" me targa të Shkupit, në pronësi të një transportuesi privat, i drejtuar nga B.A. (61) nga fsh. Gërçec, rajoni i Shkupit, dhe i cili qarkullonte në linjën urbane numër 12, ka goditur 81-vjeçaren R.S. nga Shkupi. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar R.S., të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "8 Shtatori" Shkup. Është bërë hetim nga një ekip hetimor i SPB Shkup.
Më 28.04.2026 në orën 12:20, NJPB Vinicë ka pranuar informacion se gjatë kryerjes së detyrave të punës në një fabrikë në Vinicë, nga lartësia ka rënë V.M. (42) nga Vinica dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Koçanit, ndërsa më pas është transferuar në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" në Shkup. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu një ekip i Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike Vinicë dhe nga NJPB Koçan.
Më 28.04.2026 në orën 09:20 në Gostivar, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar, në prani të punonjësit social, e privuan nga liria një të mitur 15-vjeçar, duke vepruar në bazë të denoncimit të mëparshëm se ai e kishte ngacmuar seksualisht dhe kishte kryer akte seksuale ndaj motrës së tij të mitur. Në bisedë zyrtare në prani të përfaqësuesve të Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale të Gostivarit, e mitura ka shpjeguar se ngacmimi kishte filluar para rreth një viti më parë përmes mesazheve me përmbajtje të pahijshme, ndërsa më vonë ka vazhduar me prekje fizike dhe tentime për detyrime në marrëdhënie seksuale. Sipas deklaratës, tre muaj më parë, i mituri me përdorimin e forcës fizike ka kryer akt seksual ndaj saj. E mitura është dorëzuar për kujdes në Qendrën për Punë Sociale të Gostivarit për mbrojtje dhe trajtim të mëtejshëm. Në koordinim me prokurorin publik, u morën masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit dhe i mituri u nxor para gjykatësit të procedurës paraprake, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, pas çka është shoqëruar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Shkupit për vuajtjen e masës.
Më 28.04.2026 në orën 13:34, SPB Kumanovë ka marrë njoftim se në një gurore në rrugën "Revolucioni Popullor" lëmdime të rënda trupore ka pësuar V.P. (57) nga Kumanova. Sipas denoncimit, ai i ka pësuar lëndimet gjatë kryerjes së detyrave të punës në gurore, të cilat u konstatuan në spitalin e Kumanovës. Hetim ka bërë një ekip i SPB Kumanovë dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 28.04.2026 në orën 12:25, në SPB Shkup, K.B. (70) nga Shkupi ka denoncuar se në hyrje të një ndërtese në komunën e Aerodromit, një person, duke përdorur forcë fizike, ia ka marrë portofolin me paratë, dokumentet, telefonin celular dhe sendet e tjera. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Në SPB Shkup u njoftua se më 26.04.2026 rreth orës 03:30 para një kazinoje në komunën e Aerodromit, G.A. (33) nga Shkupi, i cili punonte si sigurim në objekt, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 28.04.2026 në orën 14:15, në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Gazi Babës, pas një moskuptimi të mëparshëm në trafik, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike midis G.P. (42) dhe R.A. (52), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 28.04.2026 në ora 20:20, nëpunës policorë nga SPB Shkup privuan nga liria dy persona të mitur, të moshës 16 dhe 17 -vjeçare, nga fsh. Gllumovë, rrethina e Shkupit, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se në orën 19:40 në fsh. Gllumovë një 16-vjeçar ishte therrur me një mjet të mprehtë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik për të mitur dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.
SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër K. Gj. (31) dhe D. K. (45), të dy nga fsh. Koleshinë, rajoni i Strumicës, për shkak të bazave të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 03.04.2025, në rrugë locale, në drejtim të ujëvarave të Gabrovës, nëpunës policorë kanë vërejtur një automjet pasagjerësh “Folksvagen Golf”, prej nga të denoncuarit kishin hedhur një qese me marihuanë, e cila ishte gjetur dhe sekuestruar.
Më 28.04.2026 në orën 06:00, në afërsi të fshatit - Crveni Bregovi, nëpunës policorë nga NJPB Negotinë e privuan nga liria P. D. (25) nga Negotina. Gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh “BMV” me targa të Negotinës, të cilin e drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan sende për të cilat ekziston dyshimi se rrjedhin nga vepra penale gjueti e paligjshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 28.04.2026 rreth orës 11:40 në SPB Shkup është denoncuar se në rajonin e Gazi Babës, para një objekti, është hedhur një koktej molotov. Nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 28.04.2026 në orën 17:00 në SPB Shkup, M. P. (25) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 09:00, kur kishte mbërritur me automjet pasagjerësh para shtëpisë së tij në rajonin e Qendrës, ishte ndaluar nga dy persona, me njërin prej të cilëve më parë kishte pasur mosmarrëveshje në komunikacion. Sipas denoncimit, ai kishte tentuar të largohej duke e nisur automjetin, por ishte penguar nga personat, pas çka njëri prej tyre kishte përdorur forcë fizike dhe një mjet të fortë dhe e kishte thyer xhamin e përparmë në anën e shoferit, ndërsa nga copat e xhamit M. P. ka pësuar lëndime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 28.04.2026 në orën 22:20 në SPB Shkup, A. N. (18) nga Shkupi denoncoi se në rajonin e Bit Pazarit ishte sulmuar me thikë nga M. T., me ç’rast kishte pësuar lëndime dhe u dërgua në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore. Po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.