Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër J.A. (38) nga fsh. Senokos, komuna e Vrapçishtës, për shkak të ekzistimt të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 17.04.2026 në zonën e fsh. Senokos, nëpunësit policorë realizuan bastisje në shtëpinë familjare të të denoncuarit, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër D.Sh. (21) dhe D.Sh. (28), të dy nga Manastiri, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi, mbajtja dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose materialeve shpërthyese”. I denoncuari i parë posedonte një pushkë “TOZ-63” të kalibrit 16 mm ndonëse nuk kishte leje përkatëse dhe ia ka shitur të denoncuarit të dytë, i cili gjithashtu nuk ka poseduar leje për armëmbajtje.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër një personi juridik nga Gostivari dhe V.D. (44) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim” dhe “shërbim”. Gjatë vitit 2025, me anë të fshehjes së fakteve, edhe përkundër asaj se i ishte marrë licenca për menaxhimin e ndërtesave të banimit, firma vazhdoi t'u faturonte banorëve, gjoja se për shërbimet e kryera (rinovimin dhe rregullimin në hapësirat e brendshme të ndërtesës), me ç'rast kanë përfituar dobi të kundërligjshme pasurore në shumë prej 208.500 denarësh në emër të fondit rezervë. Ndërsa, i denoncuari i dytë në mënyrë të paautorizuar i ka përdorur mjetet financiare në shumë prej 208.500 denarësh që i ishin besuar nga një grup banorësh të ndërtesës.
Më 27.04.2026 në zonën e Qendrës në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria M.K. (21) nga Shkupi, për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 27.04.2026 në orën 09:20 në SPB Shtip, V.A. (43) nga Shtipi ka denoncuar se ka gjetur një mjet shpërthyes të paaktivizuar në bodrumin e shtëpisë së tij. Pirotekniku nga Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit e ka ngritur në mënyrë të sigurt mjetin shpërthyes dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për një predhë mortaje të pashpërthyer të kalibrit 82 mm, e cila kishte origjinën nga Lufta e Parë Botërore. Është kryer inspektim.
Më 27.04.2026 në orën 11:10 në Vendkalimin Kufitar Qafasan, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria K.A. (44) nga Republika e Shqipërisë nga liria, sepse gjatë kontrollit kufitar u konstatua se figuronte me masën "arresto" me kërkesë të Interpolit - Shkup. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të NJPB Strugë për procedura të mëtejshme.
Më 27.04.2026 në orën 16:45 në Vendkalimin Kufitar ,,Aeroporti Ndërkombëtar - Shkup, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria J.S.V. (48) nga Republika Popullore e Kinës sepse gjatë kontrollit kufitar u konstatua se kishte paraqitur për kontroll dokument udhëtimi të falsifikuar. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të SPB Shkup për procedura të mëtejshme.
SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër T.S. (31) nga Shtipi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "vjedhje grabiqare" dhe "vjedhje e rëndë". Më 19.04.2026, duke përdorur një send të përshtatshëm, i denoncuar ka kryer vjedhje në një shtëpi në Shtip, me ç'rast ka marrë para. Më 21.04.2026, i denoncuari ka kryer vjedhje në një shtëpi tjetër dhe ka marrë para. Pasi u kap nga pronari E.Sh., ai e kërcënoi atë dhe arriti të arratisej.
SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër J.D. (31) dhe A.C. (25), të dy nga Ohri, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "dhunë ndaj fëmijës". Më 15.03.2026 në rr. "Abas Emin" në Ohër, i denoncuari ka sulmuar fizikisht një të mitur nga Ohri dhe e ka kërcënuar.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër I.I. (46) nga një rrethinë e Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “lëndim trupor”. Më 16.03.2026, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër B.P. (68) nga Strumica për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “mundësim i përdorimit të drogave narkotike”. Më 01.02.2026, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj një personi, me ç'rast ishin gjetur dhe konfiskuar kokainë dhe marihuanë, të cilat i kishte siguruar nga i denoncuari.
NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër P.P. (26) nga Koçani për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Më 07.03.2026, i denoncuari në një rrjet social i ka dërguar mesazhe me përmbajtje ofenduese dhe kërcënuese një vajze 18-vjeçare nga Koçani .
Më 27.04.2026 në orën 13:00 në Shkup, në zonën e Karposhit, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë arrestuar një të mitur sepse rreth orës 11:40 e ka sulmuar me sende të forta një nëpunës policor i cili po kryente detyra zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 27.04.2026 në orën 20:40 në SPB Shkup, M.D. (25) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 20:00 në zonën e Gjorçe Petrovit ishte sulmuar fizikisht nga 61-vjeçarja J.D.. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 27.04.2026 në orën 22:15 në SPB Shkup, N.S.K. (40) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 16:00 në zonën e Draçevës, djali i saj i mitur ishte sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 27.04.2026 në orën 18:10 në SPB Shkup, një grua 47-vjeçare nga Shkupi njoftoi se në disa raste rreth mesit të marsit, si dhe gjatë këtij muaji, djali i saj i mitur, teksa udhëtonte me autobus, ishte ofenduar verbalisht nga grupi i njëjtë prej katër të miturish. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 27.04.2026 rreth orës 17:00 në SPB Shkup, N.B. (48) nga Shkupi njoftoi se më 26.04.2026 rreth orës 18:30 në fsh. Zelenikovë, komuna e Zelenikovës, djali i tij i mitur, ndërsa ishte me shokët e tij, ishte sulmuar fizikisht nga A.D.. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 27.04.2026 në orën 12:00 në SPB Shkup, G.B. nga Shkupi njoftoi se rreth orës 08:30 në zonën e Qendrës, ku po realizoheshin punime ndërtimi në një objekt, ishte kërcënuar nga D.S.. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 27.04.2026 në orën 18:10, SPB Shkup u njoftua se në lagjen Jaka, komuna e Ilindenit, ka shpërthyer zjarr në shtëpi pronë e E.V. (47) nga Shkupi. Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Është bërë hetim.
Më 27.04.2026 në orën 14:00, SPB Shkup ka pranuar një njoftim se rreth orës 12:10 në një objekt tregtar në zonën e Çairit, një person femër, pasi kishte marrë produkte, e ka shtyrë punonjësen dhe e ka kërcënuar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër Xh.Xh. nga fsh. Llopate, rrethina e Kumanovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Nëpunësit policorë kanë ushtruar bastisje ndaj personit të denoncuar, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.