Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 27.04.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër T.N. (25) nga Shkupi për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 13.11.2025, nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpinë e të denoncuarës, me ç'rast gjetën dhe konfiskuan marihuanë.

 

SPB Radovish ngriti kallëzim penal kundër N.Z. (20) nga Radovishi për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhunë ndaj fëmijës”. Më 13.04.2026 në Radovish, pas një grindjeje të shkurtër, i denoncuari sulmoi fizikisht një të mitur.

 

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër S.B. (42) nga fsh. Gllumovë, rrethina e Shkupit, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “fshehje e mallrave të cilat janë objekt i kontrabandës dhe mashtrimit doganor”. I denoncuari, ka blerë në mënyrë të paligjshme vegla të ndryshme me origjinë të huaj, me vlerë të përgjithshme prej 295.645 denarësh, me qëllim që të shesë veglat, duke shmangur pagesën e detyrimeve doganore, akcizave dhe taksave në shumë prej 62.360 denarësh.

 

Më 26/27.04.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup privuan nga liria A.A. (26), M.T. (35), I.R. (31), M.D. (37), M.J. (19) dhe M.P. (34) të gjithë nga Shkupi, J.G. (30) nga fsh. Creshevë, rajoni i Shkupit dhe N.A. (21), sepse tek ata ishte gjetur dhe sekuestruar substancë pluhurore dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve kundër tyre, do të vijojnë paraqitjet përkatëse.

 

Më 26.04.2026 në orën 21:06, NJPB Prilep ka pranuar një informacion se në rrugën rajonale Prilep - Krushevë, në fsh. Vërbjan, kishte ndodhur aksident rrugor midis një automjeti pasagjerësh "Land Rover" me targa të Prilepit, i drejtuar nga A.Xh. (28) nga Prilepi dhe një automjeti pasagjerësh "Opel Vektra" me targa të Krushevës, i drejtuar nga N.Z. (32) nga Krusheva. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore pësoi shoferi i automjetit të pasagjerëve "Opel Vektra" N.Z., i cili ndërroi jetë në spitalin e Prilepit. Pasagjerja e tij S.B. (29) nga Prilepi dhe shoferi i automjetit të pasagjerëve "Land Rover" pësuan lëndime trupore, të cilëve iu konstatuan në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit. Është bërë hetim nga prokurori publik dhe nga një ekip hetimor i SPB Prilep.

 

SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër një personi juridik - objekt hotelierik nga Ohri, në pronësi të E.N. (43) nga Ohri, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "shërbimi i fëmijës me pije alkoolike". Më 04.04.2026, tre të miturve iu lejua të konsumonin alkool në objekt, pa mos u kërkuar dokumenti i identifikimit.

 

Më 26.04.2026, rreth orës 14:00, në SPB Shkup u njoftua se në unazën e Shkupit, te nyja e Prishtinës, kishte ndodhur aksident rrugor midis një automjeti pasagjerësh “BMV” me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.A. (23) nga Shkupi dhe një automjeti pasagjerësh “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga F.K. (22) nga fsh. Gërçec, rajoni i Shkupit. Na ky aksident, lëndime të rënda trupore pësuan pasagjeri i automjetit të pasagjerëve ,BMV'',  F.M. dhe pasagjerja e automjetit të pasagjerëve ,,Mercedes'', E.B. (23), ndërsa lëndime trupore 23-vjeçarja E.A. dhe pasagjerët e tjerë, F.H. (21) nga fsh. Kondovë, rajoni i Shkupit, Z.I. (22) nga Shkupi, dhe J.F. (22) dhe B.A. (18), të dy nga fsh. Raoviq, rajoni i Shkupit, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” Shkup dhe në Institucionin Publik Shëndetësor “Shën Naum Ohridski” Shkup. Është bërë hetim nga një ekip hetimor i SPB Shkup..

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Dibër ngriti kallëzim penal kundër H.M. (19) nga fsh. Sellokuqi, rajoni i Dibrës dhe kundër I.K. (28) nga Dibra për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "mashtrim". E denoncuara e parë, e nxitur nga i denoncuari i dytë, në periudhën nga 10.03.2026 deri më 12.03.2026, ka mashtruar disa persona duke paraqitur fakte të rreme përmes një rrjeti social, përkatësisht përmes një profili të cilin e ka menaxhuar i denoncuari i dytë, duke mbledhur ndihmë financiare për operacion, përkatësisht për trajtim të një fëmije gjoja të sëmurë nga Dibra. Në këtë mënyrë, i denoncuari i parë ka përfituar dobi pasurore të kundërligjshme në shumën totale prej 3.200 eurosh dhe 6.000 denarësh.

 

Më 26.04.2026 rreth orës 15:30, në SPB Shkup u njoftua se në rr. "Nënë Tereza", para hyrjes së Qendrës Klinike "Nënë Tereza" - Shkup, ka ndodhur një aksident rrugor midis një automjeti pasagjerësh "Land Rover" me targa të Shkupit, të drejtuar nga S.M. (43) nga fsh. Vollkovë, rrethina e Shkupit dhe një motoçiklete me targa të Shkupit, të drejtuar nga K.T. (35) nga Shkupi. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, të cilat janë konstatuar në një spital privat në Shkup. Është bërë hetim nga një ekip hetimor i SPB Shkup.

 

Më 26.04.2026 në orën 13:40 në Vendkalimin Kufitar Bogorodicë, në dalje të shtetit, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria B.P. (43) nga Republika e Serbisë, sepse gjatë kryerjes së kontrollit kufitar ishte konstatuar se kërkohej me telegram nga NJPB Negotin nën dyshimin se ka kryer veprën penale sipas nenit 235 të Kodit Penal. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të NJPB Negotinë për veprime të mëtejshme.

 

Më 26.04.2026 në orën 20:55 në SPB Shkup, N.D. (64) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 19:55 në fsh. Zelenikovë, rajoni i Shkupit, ishte sulmuar fizikisht nga A.D. (20) nga fsh. Zelenikovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.

 

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër D.E. (31) nga rajoni i Gostivarit për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "përgjim". I denoncuari, gjatë viteve 2025 dhe 2026, e ka ndjekur ish-partneren e tij 34-vjeçare, ndërsa në rrjetet sociale, përmes profileve të rreme, i ka bërë kërcënime asaj dhe familjes së saj.

 

Më 26.04.2026 në orën 21:05, SPB Ohrid njoftoi se rreth orës 14:00, dy persona me parashutë kanë zbritur në shtegun për këmbësorë pas kanalit "Studençishtë" në Ohër, pas çka kanë rënë në trotuar. Me këtë rast, një pjesë e pajisjeve të parashutës ka kapur kandelabrën elektrike të vendosur në pjesën qendrore të shtegut, e cila është thyer dhe ka rënë në shtegun për këmbësorë. Në SPB Ohër nuk ka njoftime për persona të lënduar, ndërkaq në konsultim me prokurorin publik, po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 26.04.2026 në orën 12:00, në SPB Shkup, G.H. (47) nga Shkupi njoftoi se më 25.04.2026 në një park në zonën e Qendrës, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga dy persona. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 26.04.2026 në orën 13:40, në SPB Shkup u njoftua se në një bastore sportive në zonën e Qendrës, rendi dhe qetësia publike ishin prishur nga përleshja fizike midis D.S. (62) dhe N.C. (63), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 25.04.2026 në orën 22:30, B.T. (29) nga Shkupi ka denoncuar se më 20.04.2026 rreth orës 19:00 para një objekti hotelierik në zonën e Gazi Babës, ishte sulmuar fizikisht nga E.Q., A.A. dhe N.S., me ç'rast N.S. e ka kërcënuar edhe me armë zjarri. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 26.04.2026 në orën 13:00 në SPB Shkup, V.N. (54) nga Shkupi njoftoi se djali i tij 13-vjeçar, gjersa ka qenë me pesë shokët e tij, më 25.04.2026 rreth orës 21:00 në zonën e komunës së Aerodromit, ishte sulmuar fizikisht nga një grup më i madh të miturish, me ç'rast ishte përdorur edhe një send i fortë, ndërsa njëri nga sulmuesit e ka filmuar ngjarjen me telefon celular. Gjithashtu, një shok i të miturit të sulmuar ka denoncuar se sulmuesit kishin tentuar që ta sulmojnë edhe atë, me ç'rast njëri prej tyre kishte nxjerrë një thikë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Accessibility Menu